LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident tragjik në Vlorë/ Humb jetën efektivi i policisë

25 Janar 2021, 21:19, Kronika CNA
Aksident tragjik në Vlorë/ Humb jetën efektivi i policisë

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotmë në Vlorë. Mësohet se dy automjete janë përfshirë në një aksident, dhe për rrjedhojë ka humbur jetën një 50-vjeçar, punonjës policie.

Viktima është identifikuar si shtetasi  Nuri Malaj. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Mësohet se viktima ka mbetur i bllokuar në makinë, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe policia po punojnë për nxjerrjen e trupit të tij.

Lajmet e fundit nga