Connect with Us

ZYRTARE/ Rrezikojnë rënien në kategoria, skuadra e Serie A habit me rinovimin e kontratës së trajnerit

Seria A

ZYRTARE/ Rrezikojnë rënien në kategoria, skuadra e Serie A habit me rinovimin e kontratës së trajnerit

Publikuar

-

Cagliari pësoi ditën e sotme humbjen e 7-të radhazi në kampionat duke u mundur në transfertë 1-0 ndaj Genoas. Pas ndeshjes mendohej se drejtuesit e klubit mund të shkarkon trajnerin Di Francesco duke parë se skuadra renditet në vendin e 18-të dhe rrezikon rënien në Serie B.

Drejtuesit e Cagliarit i kanë habitur të gjithë më vendimin e tyre. Klubi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën me Eusebio Di Francesco në 30 qershor të 2023. Një vendim që ka surprizuar jo pak edhe tifozët që prisnin largimin e trajnerit pas rezultateve zhgënjyese.

  

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Seria A

Pioli: Milani im i fortë edhe me mungesa, të fokusohemi tek sfida ndaj…

Publikuar

-

Nga

Milani kishte shumë mungesa, por tregoi përballë një ekipi të fortë si Hellas Verona se mbetet i frikshëm dhe do të garojë deri në fund për titullin kampion.

Kuqezinjtë triumfuan 0-2 falë golave të Krunic dhe Dalot dhe kanë vetëm tre pikë më pak se Interi kryesues, që pret Atalantën në “San Siro” mbrëmjen e së hënës.

Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli u shfaq i gëzuar në prononcimin për mediat, aty ku vlerëson paraqitjen e djemve të tij. Tani është radha e sfidës së parë ndaj Manchester United në Europa League.

Treguam se jemi të gjallë dhe vazhdojmë të besojmë, treguam se fitojmë edhe pa Ibrahimovic dhe lojtarët e tjerë të mëdhenj që munguan. Jemi një skuadër e fortë.

Sigurisht që nuk jemi jashtëtokësorë, mund të gabojmë në disa ndeshje. Vështirësitë do të na ndihmojmë për t’u rritur. Më parë të gjithë dëshironin një skuadër të re.

Tani janë shtuar pritshmëritë ndaj këtyre djemve. Zhvilluam ndeshjen tonë më të mirë kundër Hellas Verona. Tani të mendojmë për Europa League, na pret një duel stimulues.

Milani im mendon gjithmonë për ndeshjen e radhës. Tani kemi në mendje Manchester United, pasi ne kemi dy objektiva për të realizuar“, deklaroi Pioli.

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Vendosin 2 supergola, Milani triumfon në transfertë ndaj Veronës

Publikuar

-

Nga

Milani rikthehet te fitorja në Seria A edhe pse mes shumë mungesave. Skuadra e Piolit mori një sukses të pastër 2-0 në fushën e vështirë të Hellas Veronës.

Pa shumë nga yjet, kuqezinjtë ja dolën që të triumfojnë me dy gola shumë të bukur. Fillimisht Krunic shënoi një gol fantastik me goditje dënimi në minutën e 27-të, duke e dërguar topin në trekëndësh.

Në fillimin e pjesës së dytë është Dalot e menjë lëvizje shumë të bukur e dërgon topin në cepin tjetër të portës duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Silvestre. Milani me këtë fitore ngjitet në kuotën e 56 pikëve në vendin e dytë, 3 më pak se Interi.

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

FORMACIONET/ Milani pa gjysmën e skuadrës, zbulohet rreshtimet ndaj Veronës

Publikuar

-

Nga

Verona-Milan do të jetë një nga sfidat e Serie A e vlefshme për javën e 26-të që do të luhet në orën 15:00. Kuqezinjtë pas barazimit ndaj Udinezes në shtëpi kërkojnë me çdo kusht të marrin rezultat pozitiv për të mos humbur më shumë terren me Interin. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja ekipet. Te Milani bie në sy mungesat e shumta, Theo Hernandez, Rebic, Ibrahimovic, Bennacer nuk janë të gatshëm, ndërsa Kjaer dhe Tonali e nisin nga stoli.

Verona: Silvestri; Ceccherini, Magnani, Gunter; Faraoni, Tameze, Veloso, Lazovic; Barak, Zaccagni; Lasagna.

Milan: G. Donnarumma; Calabria, Tomori, Romagnoli, Dalot; Meite, Kessie; Castillejo, Krunic, Saelemaekers; Leao.

LEXO TE PLOTE