LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Juventusi bën detyrën në shtëpi ndaj Bolonjës

24 Janar 2021, 13:40, Sport CNA
VIDEO/ Juventusi bën detyrën në shtëpi ndaj Bolonjës

Juventusi ka bërë detyrën në shtëpi në sfidën e orën 12:30, duke triumfuar me rezultatin 2-0 përballë Bolonjës së Sinisha Mihajloviç.

Ishin 2 mesfushorët Artur dhe Mekeni, që me golat e tyre i dhuruar 3 pikë tepër të rëndësishme në kampionat skuadrës së Andrea Pirlos, e cila rikthehet kështu te triumfi pas disfatës ndaj Interit javën e kaluar.

Me këtë fitore Juventusi u ngjit në kuotën e 36 pikëve, teksa ndan vendin e 4-t së bashku me Atalantën. Kujtojmë që kampionat në fuqi të Serisë A kanë 1 ndeshje më pak, teksa aktualisht diferenca me kryesuesit e Milanit është 7 pikë. Sfidën e radhës bardhezinjtë do e luajnë në transfertë ndaj Sampdorias në datën 30 janar.

FT| Juventus-Bolonja 2-0

Artur 15?, Mekeni 71?

 

Lajmet e fundit nga