Aktualitet
Skandali nuk ndalet/ Lokali i Blushit bën kërdinë

Lokali “Pub Republika” dhuratë e Ben Blushit për vajzën e tij nuk di të ndalet. Ndonëse janë bërë disa denoncime, ku në kohë pandemia ka shkelur rregullat dhe është kthyer në një bombë shëndetësore, autoritetet vijojnë të mbyllin njërin sy.
Çdo javë, në ambientet e mbyllura të Pub Republikës vazhdon skandali, ku me qindra të rinj po bëhen rrezik për shoqërinë.
Ka qenë ish kryeministri Sali Berisha ai i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebok ka nxjerrë një video, ku Pub Republika ushtron aktivitetin e saj edhe gjatë orëve të natës dhe me grumbull njerëzish, i pashqetësuar.
Berisha ka nxjerrë mesazhin e qytetarit dixhital, i cili shprehet se në lokalin e Blushit vazhdojnë festat deri në orën 02:00 pas mesnate, ndonëse qytetarët e thjeshtë gjobiten për mosmbajtjen e maskes.
“Bomba bilogjike e Arben Malavites shperndane covid19 dhe vdekje ne Korçe!
Per Pubin Blushi ligji nuk ekziston.
Qindra qytetare gjobiten per maska ne rruge kurse Pubi i Arben Malavites nuk njeh ligj.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr Mbreme republika pub house, Ora 02 pas mesnate. Vazhdon avazin policia e Ferdianad Mares drejtorit te korruptuar te Policise Dhe shefi i komisariatit krenar gjokutaj, te cilet me urdher direkt nga Edvin Hajduti
Vazhdojne te tolerojne bombat shendetesore ndersa Qytetaret gjobiten 50 milione pubi Ben Malavites vazhdon punen”, shkruan Berisha./CNA.al
https://www.cna.al/2020/12/25/foto-video-ekskluzive-policia-mbyll-lokalin-e-ben-blushit/
https://www.cna.al/2021/01/03/plas-arma-ne-lokalin-e-blushit-lufte-pas-mesnate/
https://www.cna.al/2020/12/25/skandali-lokali-i-blushit-bombe-shendetesore-qeveria-asnje-mase/
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë
Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe sondazhet treguan se LSI po shkon drejt shkrirjes, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje për të shpëtuar...