Politikë
Shifra të larta infektimesh/ Vasili ngre këmbanë alarmi: Qeveria t’i shtrohet punës

Duke marrë shkas nga shifrat e larta të të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit, nënkryetari i LSI-së ka bërë një reagim të ashpër ndaj qeverisë.
Petrit Vasili ka sulmuar Komitetin Teknik të Ekspertëve dhe i kërkon llogari se përse nuk mbajtën një qëndrim publik me një analizë profesionale të shifrave.
Sipas tij, çdo profesionist i mjekësisë e kupton më së miri që situata është e rëndë, ndërsa propaganda e pështire kalon çdo kufi neverie.
Ai kërkon që të rishikojnë dhe plotësojnë gjerësisht testimin dhe gjurmimin e rasteve, ndërsa qeverisë i bën thirrje të lërë propagandën dhe t’i shtohet punës.
“COVID perpara, qeveria pas dhe trasta e vaksinave ne mes! 833 raste te reja te infektuara me COVID eshte kembane shume serioze alarmi. Pritej nje qendrim publik pas nje analize profesionale te ketyre shifrave tejet preokupante dhe ku Komiteti i Eksperteve te shprehej e te merrte pergjegjesite qe i takojne.
Komiteti i Esperteve nuk mundet te vazhdoje më te sillet si dispeceri e qarkullimit rrugor, qe jep vetem oraret e hapjes dhe mbylljes se daljes ne rruge. Mjerisht asnje qendrim i tille nuk u mbajt. Shqiptaret kane parë qindra minuta televizive me Edi Ramen ne balle ne keto jave, kur vetem nje traste vaksina po aplikohen me hapin e breshkes vetem per te mbajtur gjalle propaganden e rilindjes.
Çdo profesionist i mjeksise e kupton me se miri qe situata eshte e rende, ndersa propaganda e peshtire kalon çdo kufi neverie. Ne mungese te mbulimit me vaksina gje eshte qartesisht e larget duhet ridimensionuar gjithshka. Sasia e Testimeve qe ndryshojne nga dita ne dite duhet te marre fund si mashtrim ne dem te shendetit te njerezve.
Gjurmimi dhe trajtimi duhen rishikuar e plotesuar gjeresisht sepse çalojne ne menyre kritike dhe fjalimet e Rames ne oborrin e QSU, jane çfaqje afrikane dhe jo pergjegjshmeri profesionale dhe shteterore. Periudha stinore eshte nje rrezik i shtuar.
Covid perpara dhe qeveria pas dhe nje traste vaksina ne mes,do te thote: mijra te infektuar te tjere, shume prej te cileve pa kujdes mjeksor dhe pa para’ per ta perballuar si dhe humbje jete te tjera te shenuara apo jo nga qeveria. Qeveri lere propaganden, qe vret, po shtroju punes!!”, shkruan Vasili në rrjetet sociale./ CNA.al