Connect with Us

Rriten sërish infektimet në Kosovë/ Arrin në 1,456 numri i viktimave

Kosova & Rajoni

Rriten sërish infektimet në Kosovë/ Arrin në 1,456 numri i viktimave

Publikuar

-

Kosova regjistron 461 raste me koronavirus/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të dielën 392 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,618 mostrave.

Sipas këtij Instituti ne 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë viktima, duke e çuar në 1,456 numrin e të vdekurve me këtë virus, prej kur ka shpërthyer pandemia.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (83 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç), Vushtrri 1 rast (62 vjeç)”, është thënë në njoftimin e këtij Instituti.

Sipas IKSHPK-së, të dielën nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, janë shëruar 222 persona, derisa raste aktive janë 5,679.

LEXO EDHE:  Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 58.088 persona të infektuar me këtë virus./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kosova & Rajoni

Bilanci i dëmeve të tërmeteve në Greqi/ Rreth 900 shtëpi të pabanueshme

Publikuar

-

Nga

Bilanci i dëmeve të tërmeteve në Greqi/ Rreth 900 shtëpi të pabanueshme

Rreth 900 shtëpi rezultojnë të pabanueshme pas tërmeteve që goditën këtë javë Greqinë.

Nga 1 800 ndërtesa të inspektuara nga dhjetra inxhinierë të dërguar në vend, rreth 898 shtëpi do të prishen, përveç spitaleve, shkollave dhe kishave, sipas agjencisë greke të lajmeve.

Zonat e Larisës dhe Elasonas u goditën ditën e enjte nga dy tërmete të fuqishëm me magnitudë 6.2 dhe 5.9 ballë të shkallës Rihter.

LEXO EDHE:  Kryeministri i Malit të Zi anulon vizitën në Kosovë

LEXO EDHE:  Goxhaj ‘dush të ftohtë’ Ramës/ Tregon të keqen e madhe që ideoi bashkë me Sorosin

Por autoritetet janë shprehur se do të ketë edhe shembje të tjera të spitaleve, shkollave dhe kishave që kanë pësuar dëme të mëdha në strukturë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19/ Mbërrijnë 3.000 vaksina ruse në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Covid-19/ Mbërrijnë 3.000 vaksina ruse në Maqedoninë e Veriut

Të dielën në Maqedoninë e Veriut kanë arritur 3.000 vaksina ruse Sputnik V, nga rreth 200.000 sa janë porositur nga Rusia për vaksinimin e popullatës për mbrojtje nga koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili së bashku me ambasadorin rus Sergej Bazdnikin, kanë dalë për të pritur vaksinat në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, tha se këto doza do të vaksinohen personat e moshuar, të sëmurët kronikë dhe kategori tjera ndërsa theksoi se vaksina është e sigurt.

Ai bëri të ditur se në ditët në vijim do të vazhdojnë bisedimet edhe për sigurimin e dozave tjera, me qëllim vazhdimin e imunizimit të popullatës, bazuar në planin nacional për imunizim.

“Vaksina është e sigurt dhe efikase. Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë popullit maqedonas me të cilin ndajmë vlera të përbashkëta. Jemi të gatshëm që bashkëpunimin ta zgjerojmë edhe në sfera tjera”, ka deklaruar ambasadori i Rusisë në Shkup, Sergej Bazdnikin.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani kanë arritur vetëm rreth 8.000 doza vaksinash të kompanisë amerikan Pfizer, edhe atë si donacion nga Serbia.

Me to janë vaksinuar punonjësit e Klinikës Infektive në Shkup, dhe të qendrave infektive të qyteteve tjera, si dhe punonjësit e qendrave COVID-19.

Opozita ndërkohë ka kritikuar qeverinë për dështim në sigurimin e vaksinave dhe përballjen me pandeminë, që sipas VMRO-DPMNE-së, dëshmohet me numrin e lartë të vdekjeve dhe rritjen e rasteve me këtë virus.

“Kjo qeveri mburret me një kuti të vaksinave të ardhura tani nga Rusia në Maqedoni, derisa në të njëjtën kohë në rajon dhe në botë masivisht vazhdon vaksinimi i popullatës. Maqedonia është vendi i fundit në Ballkan, në Evropë dhe në botë kur bëhet fjalë për vaksinimin. Fatkeqësisht, Maqedonia është e para për sa i përket vdekshmërisë kur bëhet fjalë për të vdekurit nga pandemia e COVID-19”, ka deklaruar Vlladimir Gjorçev.

Megjithatë, Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë, që nuk ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit.

LEXO EDHE:  ‘Secili për veten, Zoti për të gjithë’/ Soreca ‘bën për ujë të ftohtë’ Ramën: Jam i habitur!

LEXO EDHE:  Goxhaj ‘dush të ftohtë’ Ramës/ Tregon të keqen e madhe që ideoi bashkë me Sorosin

Lidhur me rritjen e numrit të rasteve me koronavirusin e ri, ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi se institucionet po e ndjekin me vëmendje situatën, por se për momentin nuk ka ndonjë plan për mbyllje apo masa shtrënguese, ndonëse nuk përjashtohen në rast të përkeqësimit të gjendjes.

“Për momentin nuk ka rrezik për ngarkimin e kapaciteteve spitalore, gjithkund ka shtretër të lirë. Kemi pasur disa mbledhje me Komisionin për Sëmundje Infektive, po ndiqen numrat. Analiza përfundon në fillim të javës së ardhshme. Për momentin nuk kemi paraparë shtrëngim të masave, por kjo nuk përjashtohet nëse gjendja vazhdon të përkeqësohet”, ka theksuar Filipçe.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në klinikat e Qendrës Universitare në Shkup dhe spitalet e qyteteve tjera janë duke u trajtuar 825 persona ndërsa shtretër të lirë ka edhe për 300 persona.

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka nisur tre javë më parë, por për dallim nga më parë nuk ka rritje të numrit të viktimave.

Prej shpërthimit të pandemisë, me koronavirus në Maqedoninë e Veriut janë të diagnostikuar mbi 106.000 persona.

Prej tyre 3.185 e kanë humbur jetën, rreth 94.000 janë shëruar ndërsa aktive janë rreth 9.100 raste./rel

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Si ta bësh Serbinë ta njohë Kosovën?

Publikuar

-

Nga

Si ta bësh Serbinë ta njohë Kosovën?

I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, theksoi në vizitën e tij në Beograd se dialogu Beograd-Prishtinë është thelbësor për të dyja palët dhe se status-quoja nuk është diçka që Evropa e mbështet. Ai vuri në dukje edhe se qeveritë nuk kanë luksin të zgjedhin prioritetet dhe se Evropa pret vazhdimin e dialogut.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shpreh se “nuk e kupton se ku është kompromisi në njohjen e ndërsjelltë të Beogradit dhe Prishtinës” dhe se “kompromisi nuk mund të jetë një deklaratë, si Gjuro do të të kërkojë ty falje, se të ka rrahur.” Ai beson se pala shqiptare nuk është e gatshme për një marrëveshje, por është i kënaqur që ajo është e gatshme për dialog.

Me këtë rast Presidenti i Serbisë promovoi edhe një frazë të re për zgjidhjen e problemit të Kosovës “asnjërit të gjithën, por për secilin mjaftueshëm”, që është një variant tjetër në temën “më shumë se autonomi, dhe më pak se pavarësi”. Prandaj edhe analistët në vijim mendojnë se presidenti i Serbisë është i gatshëm ta njohë Kosovën në një farë forme, nëse Serbia në këmbim do të marrë diçka. Duke qenë se bëhet fjalë për një proces, që nuk është transparent dhe që e mban opinionin serb në errësirë, është e vështirë të përcaktohet, se çfarë  është kjo “diçka”, që Aleksandar Vuçiç do të paraqesë si fundin e një rruge, në të cilën Serbia nuk mori “gjithçka”, por mori “mjaft”.

Presioni lëviz dialogun

Në një situatë, kur Albin Kurti merret kryesisht me referendumin për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, krijohet përshtypja se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është për askënd prioritet. Pala shqiptare nuk tregon shumë entusiazëm për vazhdimin e dialogut, edhe Beogradi deri diku është indiferent, nëse do të vazhdojë dialogu. Prandaj Dejan Bursaç nga Instituti për Studime Politike thotë për DW se „nuk sheh që Brukseli do të jetë në gjendje të ringjallë dialogun, nëse nuk ushtrohet presion pak më i madh, e këtë presion Brukseli nuk mund ta ushtrojë pa SHBA”.

„Këtu është edhe pyetja, se si do të paraqitet Albin Kurti, i cili opinionit të brendshëm publik i paraqitet si dikush, që i kundërvihet Perëndimit, por nga ana tjetër është dikush, që për gjitçka konsultohet me SHBA-në dhe Gjermaninë”, vlerëson Bursaç.

Kur është fjala për presionin mbi Serbinë, vazhdon Bursaç, ai në një farë mënyre është tashmë i dukshëm edhe nga raporti i Parlamentit Evropian. „Ky raport ndryshon nga ato që kemi pasur rast të shohim vitet e fundit. Këto sinjale mund t‘i shohim si një formë të vogël presioni dhe dirigjimi të Beogradit drejt dijalogut me Prishtinën”, thotë Bursaç.

Parullat boshe të Vuçiçit

Retorikën e Aleksandër Vuçiçit pas takimit me Lajçakun drejtori i Institutit për Çështjet Evropiane, Naim Leo Beshiri, e sheh si një transformim interesat. „Interesant është, se si nga koncepti ‘më shumë se autonomi, më pak se pavarësi’ kemi ardhur te momenti, kur me të vërtetë flasim për modalitetet e njohjes së Kosovës. Në këtë moment qëllimi i këtij dialogu për Serbinë është vetëm se si të gjendet ndonjë model, sipas të cilit Serbia do të njohë në mënyrë implicite apo eksplicite Kosovën. Dhe mendoj se Vuçiç prej disa vitesh përpiqet të përgatisë për këtë terrenin përmes institucioneve të ndryshme, që deri tani i janë kundërvënë kësaj, si kisha, ushtria, apo Akademia serbe e Shkencave dhe Arteve (SANU)”, vëren Beshiri.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Profesori gjerman: Kush ka frikë tani është i ndershëm

LEXO EDHE:  Rama-qytetarëve/ “Mblidhni mendjen, pa masat do qanim të vdekurit sot”

Pazari i njohjes së Kosovës

Komentin e Aleksandar Vuçiçit, që ai nuk sheh se njohja reciproke mund të jetë ndonjë kompromis, Naim Leo Beshiri e konsideron si diçka që mund të çojë në një konkluzion të gabuar: „Koncepti i njohjes reciproke sjell një lloj konfuzioni, sepse Serbia nuk ka domosdoshmërisht nevojë për njohjen e Kosovës. Kosova nga ana tjetër ka më shumë nevojë për njohjen nga Serbia. Pra kur flasim për presionet mbi Serbinë, ne flasim se si të gjendet mënyra më pak e dhimbshme që Serbia të njohë Kosovën. Vuçiç tani përqipet të marrë ndonjë avantazh ekonomik nga kjo, por duhet theksuar se edhe pa problemin e Kosovës Serbia ka shumë probleme të tjera, për shkak të të cilave nuk mund të llogarisë me sigurinë e anëtarësimit në BE”, thekson Beshiri.

Serbia në të vërtetë po përpiqet të tregtojë njohjen e Kosovës me anëtarësimin e garantuar në Bashkimin Evropian, shpjegon Beshiri dhe thekson se „Partia Progresive Serbe dhe presidenti i saj mendojnë se kjo mund t‘i lërë në pushtet për të paktën dhjetë vjet të tjera. Mendoj se kjo është një llogaritje krejtësisht e gabuar”.

Kërkohet formulimi

Jam i sigurtë se Vuçiç është i vetëdijshëm, që i gjithë ky proces po shkon drejt një lloj njohjeje të Kosovës, vëren edhe Dejan Bursaç, i cili thotë se „është e qartë se tani kërkohet formulimi, që në një farë mënyre do të paketohet dhe t‘i prezantohet opinionit serb, i cili është shumë i ndjeshëm në këtë çështje. Tani po kërkohet tekstualilsht, se si kjo marrëveshje e mundshme të paraqitet e tillë, sikur Serbia nuk është dorëzuar në gjithçka”.

„Që nga marrëveshja e Brukselit Serbia ka nëshkruar, të themi, gati 50 dokumente të ndryshme me Kosovën, të cilat kanë forcuar më tej sovranitetin e Kosovës dhe nga ana tjerër ajo nuk ka përfituar as Bashkësinë e komunave serbe. Pala serbe bën lëshime masive në këto bisedime, por në publik i prezanton si proces, në të cilin askush as nuk ka humbur dhe as nuk ka fituar ndonjë gjë të veçantë”, përfundon Dejan Bursaç./DW

LEXO TE PLOTE