Connect with Us

Qerosi shtron drekën me Spahon/ Fjalimi i tij epik

Satire Politike

Qerosi shtron drekën me Spahon/ Fjalimi i tij epik

Publikuar

-

Ka ndodhur ashtu siç pritej! Lideri elektoral i opozitës pas marrëveshjes Mona-Basha ka filluar fushatën. Një fushatë e ethshme në Korçë e drejtuar nga Berti Qerosi, një personalitet i shquar politik, një intelektual i rangut europian.

Njeriu që me hapat dhe mençurinë e tij do ta çojë Korçën përtej Europës. Pasi ka mësuar se Edmond Spaho do të jetë kreu i listës së opozitës në Korçë, Berti Qerosi ka nxituar të shtrojë drekë duke pasur një dilemë për profesorin që në PD e quajnë Kërmilli.

Ai në këtë drekë ka mbajtur edhe fjalën e rastit: Unë jam shumë i nderuar sot të kem në krahun tim të madhin, profesor Edmond Spaho, i cili megjithëse nuk ka dhënë asnjë ditë mësim, nuk ka qenë asnjë ditë pedagog, nuk ka bërë asnjë studim apo botim shkencor është profesor mbi profesorat.

Sepse kështu i thotë qoftëlargu Edi Ramë, kështu i thotë edhe Luzlim Basha. Tani profesor e quan edhe Mona dhe ne llafin e Monës nuk e bëjmë dysh. 

Më tej mund të them se profesor Spaho me paketën e tij, duke sjellë edhe një kandidat me dy emra si Aldoja dhe tigrin Salianji në Korçë, bukuroshin e GD-së fitorja jonë do të jetë edhe më e madhe. Ftoj Endritin, kushëririn tim të dashur që të vërë të gjitha energjitë, kapacitetet e tij intelektuale, t’i bashkojë me mua, me Mondin, me Aldon dhe me Salianj tigrin për të ecur përpara drejt fitoreve të reja. Ne në 25 prill do të shembim diktaturën e korrupsionit dhe do të sjellim ndershmërinë e Monës sonë të ndritshme. Ju bëj me dije se shumë shpejt, në lokalin tonë do të vijë edhe lideri historik, presidenti, i ndershmi Ilir bakëri, më falni Ilir floriri i cili nga ana e tij do të na ftojë të këndojmë edhe këngën popullore “Obobo çna gjeti””.

LEXO EDHE:  Fotot ekskluzive/ Ja momenti kur kryeministri Edi Rama qellohet me veze

Këto janë fjalët që ka thënë Beri Qerosi në takimin e mbajtur për prezantimin e kandidatëve që ai do të ketë në shërbim gjatë kësaj fushate elektorale.

Berti Qerosi tashmë ndihet më i kompletuar, ai do të ketë një skuadër ku të gjithë do të luajnë në sulm dhe do të fitojnë falë zgjuarsisë politike, veprimeve taktike që Berti si trajner dhe lider i padiskutueshëm do t’i sjellin Korçës. Qytetarët korçarë mezi presin që të njihen me programin, të cilin Beri Qerosi po e punon ditë e natë, duke hedhur në letër idetë e tij vizionare për zhvillimin e rajonit të Korçës./CNA.al

kermilli

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Satire Politike

Efekti Berti Qerosi/ Mona fillon me këngët partizane

Publikuar

-

Nga

Lideri shpirtëror dhe udhëheqësi intelektual i shquar i fushatës së LSI në Korçë Berti Qerosi, ashtu siç pritej ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek Monika Kryemadhi, kryetarja legjendare e partisë së burrit të saj Ilir Meta.

Në takimin e fundit që pati Mona me Bertin duket se ngrohtësia, dashuria, fjala, magjepsja ndaj vlerave intelektuale dhe kapaciteteve gjeniale të Berti Qerosit do të kishin kaq shumë efekte tek Mona, askush nuk e besonte.

E pra, kështu ka ndodhur. Pas një bisede të gjatë “kokë më kokë”, ku janë shqyrtuar dhe janë diskutuar emër për emër kandidatët për deputetë, strategjitë elektorale, sukseset e pafundme që po ndodhin në Korçë, shpresën e madhe që ngjall Berti Qerosi si lider shpirtëror, i zgjedhuri i Monikës në rajonin e Korçës.

LEXO EDHE:  “I paska djegur ajo që kam thënë”/ Spaho replikon me Ahmetajn: Shqiptarët e dinë kush jannë hajdutët

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama flet për shpërblimet e fundvitit/ Ja kush dhe sa përfiton

Më në fund edhe Monika nuk rezistoi më. Pasi zhvilloi disa takime sipas axhendës së përcaktuar nga Berti, Mona ka publikuar efektin e takimit me të. Nga një Mona që kafshonte veshë e godiste me çizme, është kthyer në Mona partizane. Asaj i janë kujtuar tingujt e filmit “Dimri i fundit” dhe me muzikën e tij brilante, ajo ka shoqëruar takimet e saj. Puth këtë e puth atë, puthu këtu e puthu aty, nuk dihet sa Covid ka shpërndarë dhe sa njerëz do vdesin pas takimeve me Monën, por mësohet se ajo ka thënë: Berti Qerosi më la gjurmë të pashlyera nga takimi me të, prandaj le të vdesi kush të dojë, le të rrojë kush të dojë, Berti Qerosi do jetojë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Të plasin çelozët/ Lulin do e votojnë edhe kinezët

Publikuar

-

Nga

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Lulzim Bashën nuk mund ta votojë gruaja, nuk e voton djali i xhaxhait por do e votojnë vllezërit dhe motrat kinezë.

Sipas një lajmi të dhënë sot nga zyra e propagandës të Lulit, vajza shqiptaro-kineze Tina Dang ka deklaruar votën e saj për Lulzim Bashën.

Nuk e dime, ky është amanet që nga koha e miqësisë shqiptaro –kineze, kur shoku Mao dhe shoku Enver u lidhën si dy vëllezër, apo ka lindur një dashuri e re nga kinezët për Lulzim Bashën ekskluzivisht.

Shpresojmë që Luli me premtimet e tij të edhe zgjidhjen globale të virusit kinez që ka bërë botën lëmsh.

Lulzim Basha njihet për afeksionet e tij ndaj kinezëve. Dikur premtoi investime të mëdha kineze në Tiranë, por kuptohet, si gjithmonë gënjeu.

LEXO EDHE:  “I paska djegur ajo që kam thënë”/ Spaho replikon me Ahmetajn: Shqiptarët e dinë kush jannë hajdutët

LEXO EDHE:  Rama mban “peng” drejtësinë/Largon ministrin e dytë brenda 2 viteve

Mësohet se pasi vajza kineze Tina Dang deklaroi se do votoj PD-në në Tiranë ka reaguar edhe i riu korean Sum Qim Mo.

Ai deklaroi se ka mbetur i befasuar nga puna e Opozitës në Elbason …..dhe do votoj patjetër për të!!/CNA.al

Tina Dang, votuesja kinezo-shqiptare e Lulit

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Ekskluzive/ Meta takon Berti Qerosin

Publikuar

-

Nga

Çelja e negociatave/ Meta bisedë online me Isabel Santos dhe Luigi Soreca

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga CNA.al pak ditë më parë, Ilir Meta u shfaq sot në Korçë.

Takimin kryesor Presidenti  i Rilindjes e ka zhvilluar me Berti Qerosin, intelektualin, personalitetin politik të rajonit të Korçës, strategun elektoral të LSI.

Të pranishëm në takim ka qenë edhe Tedi Blushi dhe kandidati lider i LSI në Korçë, Endrit Braimllari.

Në këtë takim është diskutuar mjaft gjerë për largimet nga LSI, pra ato të të vjetërve dhe të rinjvë, për problematikat që kanë në këtë qark, si u iku avokati biznesmen dhe u kthye me një telefonatë të Ilir Kullës e shumë të tjera si këto.

Gjithashtu Ilri Meta më pas ka zhvilluar një takim kokë më kokë dhe e ka larguar jashtë Blushin dhe Braimllarin.

Sipas Qerosit, mësohet se Iliri t’i ketë kërkuar  të vazhdojë fort fushatën e tij elektorale në mbështetje të LSI dhe fitores së saj të padiskutueshme. Dikur kryetari lokal u bë drejtor pa shkollë, mund të duket pak e roitur kryetarja, paska jashtë linje, rëndësi ka që LSI ta kemi të fortë, partia mbi të gjitha, theksoi Meta.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Një bravo për Ilir Metën

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama flet për shpërblimet e fundvitit/ Ja kush dhe sa përfiton

Berti ka mbushur sytë me lot dhe i ka premtuar Ilirit se ska Flori më të mirë se ai.

Pas një puthje të fortë janë ndarë të dy, Berti ka rufitur i lumtur kafen e radhës dhe më pas ka dalë në shesh dhe ka bërtitir: Rroftë Ilir Meta dhe poshtë tradhtarët!/CNA.al

Berti Qerosi telefonon Ilir Kullën, i përgjigjet Ilir Meta

 

Zbulohet marrëveshja e Berti Qerosit me Monën

LRI në festë për Berti Qerosin/ Mona drejt Korçës

 

Monika Kryemadhi krenare për Berti Qerosin!

Një mandat për Berti Qerosin në Korçë

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: