Connect with Us

“Pikë e zezë”/ Artan Hoxha sulmon Top Channel: More këta janë specialista, s’ke ç’u thua…

Aktualitet

“Pikë e zezë”/ Artan Hoxha sulmon Top Channel: More këta janë specialista, s’ke ç’u thua…

Publikuar

-

Vrasja e Everest Çakës/ Artan Hoxha zbulon detajet shokuese, lidhja me ngjarjet që ekzekutuan 21 persona

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar Top Channel, lidhur me programin që ka transmetuar mbrëmjen e sotme.

Hoxha është tallur me emisionin “Përputhen” ku njihen të rinjtë, pasi është publikuar një video ku dy prej konkurentëve zihen me njëri-tjetrin.

Ai thotë se qytetarët janë duke pritur Top Channel që të publikojë përgjime për Ndraghetën, ndërsa televizioni ka publikuar sherrin e “Përputhen”.

LEXO EDHE:  Pastorja biseksuale heq dorë nga kisha/ Nëna e tre fëmijëve bëhet striptiste

More këta janë specialista, s’ke ç’u thua…

Mileti pret ndonjë përgjim për Ndraghetën, ata i shfaqin video-boksin e Përputhen….

Pikë e zezë, thuaj…

Meqënëse këtë javë, produksioni nuk ka sajuar dot ndonjë ndeshje boksi, do japim ritransmetim videon e boksit, të javës së kaluar.

Ububuja…”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jetësimi i korridorit të VIII”/ Balluku takon Zoran Zaev: Plan të qartë për zbatimin e tij

Publikuar

-

Nga

“Jetësimi i korridorit të VIII”/ Balluku takon Zoran Zaev: Plan të qartë për zbatimin e tij

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veiurt, Zoran Zaev, gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Balluku thekson se kanë diskutuar nga afër për bashkëpunimin rajonal.

Ministrja shton po ashtu se jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij.

LEXO EDHE:  “Më kanë kërkuar marrëdhënie seksuale njerëz me pozitë”/ Graciano i “Përputhen” nxjerr sekretet

LEXO EDHE:  Briseida Shehaj zbulon skandalin/ Rama ka dhënë në fshehtësi koncesionin e kontrollit të naftës

‘Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij.’-shkruan Balluku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Proçesi i vaksinimit/ Manastirliu mesazh grupeve të riskut dhe personave mbi 57 vjeç

Publikuar

-

Nga

Proçesi i vaksinimit/ Manastirliu mesazh grupeve të riskut dhe personave mbi 57 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën apel për ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve për të kryer vaksinën kundër koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu fton qytetarët të grupmoshë mbi 57-vjeç dhe personat që i përkasin grupeve të riskut të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit, ndërsa thekson se në sheshin “Skënderbej” vijon vaksinimi masiv i qytetarëve.

LEXO EDHE:  Briseida Shehaj zbulon skandalin/ Rama ka dhënë në fshehtësi koncesionin e kontrollit të naftës

LEXO EDHE:  Shkodra nën pushtetin e bandave/ Artan Hoxha akuza të forta policisë

“Me ekipin e vaksinatorëve që në këto momente janë në shërbim të qytetarëve në sheshin Skënderbej, ju ftojmë të gjithëve ju që ende nuk e keni kryer vaksinën dhe jeni mbi 57 vjeç ose i përkisni grupeve të riskut, të paraqiteni pranë qendrave të vaksinimit, për të vijuar këtë proces jetik”-shkruan Manastirliu. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nikoll Lesi “lëpihet” pas Ramës/ Iku Meta, s’ka më opozitë

Publikuar

-

Nga

Nikoll Lesi “lëpihet” pas Ramës/ Iku Meta, s’ka më opozitë

Gazetari Nikoll Lesi, ai që dikur “merrte shpatën” dhe mbronte opozitën, tashmë është kthyer hapur kundër kësaj të fundit, për më tepër duke mos kursyer edhe lajkat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në disa shkrime të publikuara së fundi në gazetën “Koha Jonë”, Lesi ka mbajtur qëndrime mjaft të forta kundër opozitës.

Në një shkrim të datës 8 qershor, Lesi dilte kundër opozitës, dhe “ledhatonte” Ramën.

 Edhe pse opozita pretendon se zgjedhjet ja vodhi Edi Rama, në editorialin e Lesit, shkruhet se opozita i humbi zgjedhjet.

Po ashtu ai shkruante se Rama kërkon të rrijë në pushtet deri në 2030.

25 prilli iku, ndërkohë Edi Rama do rrijë edhe katër vite prapë në pushtet. Ai synon të përçajë opozitën ose ta miklojë me minipushtet që rrijë vetë deri në vitin 2030.”-shkruante gazeta e Nikoll Lesit.

Edhe pse, Lesi shprehte zhgënjimin pse Meta nuk e dekoroi gazetën e tij në 30-vjetorin e krijimit, Lesi e “drodhi” sërish, dhe u pajtua me Ilir Metën.

Në një video-editorial të publikuar në Koha Jonë, në 9 qershor, ditën që Kuvendi do të shkarkonte Metën, për këtë të fundit, Lesi thurte lavde dhe e bënte “hero”.

Më tej, nuk janë kursyer kritikat e forta për opozitën edhe në disa shkrime të tjera, ndërsa në një shkrim të publikuar dy ditë më parë, në gazetën e Lesit, opozita sulmohej ashpër.

Mesa duket, për Nikoll Lesin, tani që “iku” Meta, nuk ka më opozitë.

Në shkrimin e publikuar ndër të tjera thuhet se opozita do rrijë edhe katër vjet të tjera pa pushtet, derisa të tretet nga pak e përditë, ndërsa shton se me këtë opozitë Rama rrezikon të rrijë ne pushtet deri në 2030.

LEXO EDHE:  Briseida Shehaj zbulon skandalin/ Rama ka dhënë në fshehtësi koncesionin e kontrollit të naftës

LEXO EDHE:  Pastorja biseksuale heq dorë nga kisha/ Nëna e tre fëmijëve bëhet striptiste

Ajo nuk është bashkë, siç ishte para 25 prillit dhe kur na bënin spektakle gjoja “përbashkimi” dhe “solidariteti” për të mposhtur Edi Ramën.

Kjo opozitë bënte bë e rrufe se do ta rrëzonte pushtetin mafioz të Edi Ramës me çdo kusht e çdo mënyrë, por faktet që po dalin përditë na rrënqethin pasi pikërisht kjo opozitë ditën fliste kundër oligarkëve dhe koncensionëve, ndërsa natën takonte pikërisht këta oligarkë, duke iu premtuar se koncensionet do vazhdojnë, por duan “pjesën e tyre”, siç ia jepnin Rilindjes. Por Rama ua mori zgjedhjet, prapë. Dhe rreziku mbetet se prapë e prapë do ti marrë zgjedhjet dhe do mbretërojë deri nga viti 2030.”-shkruan gazeta e Nikoll Lesit.

Më tej, në shkrim thuhet se “Ça është kjo Opozitë e përçarë, e çoroditur, pa strategji, pa motiv, pa kurajo, pa forcë përballje dhe që tërheq zvarrë popullin opozitar me iluzione të kota se gjoja “Edi Rama i ka ditët e numëruara”!?

Por, për t’i vënë “kapakun” lajkave ndaj kryeministrit Edi Rama, sot në gazetën e Nikoll Lesit, është publikuar një shkrim ku në qendër të tij është bashkëshortja e kryeministrit, Zonja Linda Rama. Shkrimi përmbyllet me fjalinë se “Linda Rama ka zgjedhur pozicionin e kujdesshëm të një bashkëshorteje, por duke mbetur në thelb intelektualja e dikurshme dhe profesore e ekonomisë.”/CNA.al

“Divorcohet” nga opozita dhe bën parashikimin për Ramën”/ Nikoll Lesi merr vendimin drastik

Nikoll Lesi e “dredh” sërish/ Pajtohet me Ilir Metën

“Lider lind, nuk bëhesh”/ Nikoll Lesi “ledhaton” Ramën, mesazhe të forta Bashës dhe Kryemadhit

LEXO TE PLOTE