LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjimet e mafies italiane/ Kulluri: Ndragheta nuk është histori e re, mos u çudisni

24 Janar 2021, 10:36, Politikë CNA
Përgjimet e mafies italiane/ Kulluri: Ndragheta nuk është histori

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri ka reaguar pas publikimit të një serie përgjimesh të Anti-Mafias italiane, ku flitej për interesa të mafias italiane për të investuar në ndërtim dhe shëndetësi në Shqipëri nëpërmjet personave që kishin lidhje të forta në qeveri.

Përmes një postimi, Kulluri shprehet se ka qenë i pari dhe i vetmi që ka folur për ?kleçkën? që fshihej pas rritjes së taksës së Infrastrukturës me 8%, duke shtuar se paratë e pista kanë çrregulluar tregun dhe konkurencën e lirë.

Duke u kthyer pas në kohë, Kulluri shprehet se ish kryeministri Sali Berisha ka pasur të drejtë kur e ka etiketuar Bashkinë e Tiranës si ?lavatriçe të krimit?, në vitin 2000 kur drejtohej nga Edi Rama.

Sipas tij, Ndragheta nuk është një histori e re dhe për këtë askush nuk duhet të çuditet.

?Ka akoma njerez qe habiten me lidhjen e ndertimeve ne Tirane apo edhe bashki te tjera dhe pastrimit te parave?!

Kam folur i pari dhe i vetem per ?klecken? e rritjes se Takses se Infrastruktures me 8% te cmimit te shitjes nga 4% e kostos,duke e bere te pamundur per ndertuesit normale qe te investojne! I vetmi shpjegim pa patur nevoje per fakte me Ndragheta apo ?cuna problematike? shqiptare, eshte nxjerrja nga loja e ndertuesve dhe futja ne treg e parase se piset q mjafton te pastrohet pavaresisht nese ka fitim apo jo!

Paraja e piset ka c?rregulluar tregun, konkurencen e iniciativen e lire! E kjo pune ka nisur qe me bashkine Tirane ne fillim te viteve 2000!

Berisha me te drejte e ka etiketuar qe ne ate kohe bashkine e drejtuar nga Rama si ?lavatrice e krimit?! Kjo e Ndragheta nuk eshte histori e re dhe s?ka pse cuditet kush?, shkruan Kulluri./CNA.al

Lajmet e fundit nga