Kronika
Paralajmërimi i sinoptikanëve për përmbytje/ Bashkia e Vlorës thirrje qytetarëve

Gjatë javës së ardhshme sinoptikanët kanë parashikuar reshje të dendura shiu dhe bore, që mund të pasohen nga përmbytje në disa zona.
Duke marrë shkas nga ky paralajmërim, Bashkia e Vlorës i ka kërkuar qytetarëve të shmangin të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.
Bashkia e Vlorës i bën thirrje qytetarëve që për çdo nevojë urgjente të kontaktojnë me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të bashkisë.
“Të nderuar qytetarë!
Rreshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.
Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë të jemi të kujdesshëm.Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja”, thuhet në njoftim./ CNA.al