LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Luli në botën e çudirave”/ Përralla që i lexon vajzës

24 Janar 2021, 20:25, Politikë CNA
“Luli në botën e çudirave”/ Përralla që i

Lulzim Basha është kujdesur që të nxjerrë një foto me vajzën e tij, duke i lexuar një libër në shtrat, për të treguar se është një baba i kujdesshëm dhe familjar i devotshëm.

Në fakt, po ta shikosh me vëmendje foton, e kupton se Luli edhe në këtë rast ka gënjyer.

Ndoshta do çuditeni, por është e vërtetë. Mjafton të shikoni me kujdes librin në foto. Libri duket që është një libër me arusha për fëmijë të vegjël, pra mund të jetë për fëmijët në kopësht apo fillore.

Ndërkohë që Dafina, vajza e madhe e Lulzim Bashës është 15 vjeç dhe Viktoria 10 vjeç.  Ajo ka lindur në vitin 2006, ndërsa vajza e vogël ka lindur në vitin 2011, pak kohë pasi Lulzim Basha u zgjodh kryebashkiak i Tiranës.

Ndoshta Luli vajzës së tij i ka lexuar edhe librin më të famshëm në Shqipëri të viteve të fundit ?Luli në botën e çudirave?, por në fakt duket qesharake se Basha po kërkon të reklamojë gjithçka familjare, por edhe aty gënjen.

Të paktën të merrte një libër që i përkiste moshës së një adoleshentjeje, apo diçka që vlente për brezin e vajzës së tij, por jo të merrte një libër për fëmijë në kopësht sa për të bërë foto dhe për të gënjyer shqiptarët se sa i kujdesshëm është ndaj familjes.

Këtë në fakt nuk ka nevojë ta bëjë sepse të gjithë e dinë që Luli ka një dashuri të madhe për familjen dhe familjarët e tij. Historitë me kunatin janë të famshme tashmë në Shqipëri dhe nuk ka pse të përfshijë në politikë edhe vajzat, të cilat po i përdor për tu reklamuar si prind shembullor, kur në  fakt po del gënjeshtar që mashtron me foton e vajzën e tij.

Ndoshta do ishte mire mire ti lexonte udhëzimin e fundit të PD se çfarë nuk pret nga Luli, ai mund ti lexonte dhe Kushtetuten./CNA.al

Lajmet e fundit nga