Connect with Us

Lady Gaga këndoi himnin amerikan/ Alfred Cako zbulon mesazhin e fshehtë

Lajme

Lady Gaga këndoi himnin amerikan/ Alfred Cako zbulon mesazhin e fshehtë

Publikuar

-

"Më lini të futem pa maskë tek Infektivi"/ Alfred Cako i shkruan Silva Binos pas sulmeve në distancë

Jennifer Lopez dhe Lady Gaga ishin dy nga artistet e që performuan fjatë inagurimit të presidetit të 46-të të SHBA-ve, Joe Biden.

Lady Gaga performoi me bandën e marinës amerikane himnin kombëtar, ndërsa konspiracionisti Alfred Cako pretendon se pas këtij veprimi fshihet një mesazh.

Sipas tij, performimi i himnit të Amerikës nga Lady Gaga, jep mesazhin që në SHBA do fillojnë të komandojnë pakicat.

“Himni i këndua nga një sataniste e shquar si Lady Gaga dhe himni i Amerikës i kënduar dhe krijuar kryesisht nga të bardhë, por edhe nga të zinj, nga populli i lirë Amerikan, u kthye kështu në muzikë hip hop, karakteristikë afikan për të dhënë një mesazh që aty do fillojnë të komandojnë pakicat, pr atë zinjtë. Unë kështu e përktheva.

Karakteristika tjetër që vura re ishte veshaj me atë ngjyrën lejla të të gjitha zonjave po t’i shikosh, sidomos kjo që është shumë marksiste, Kamala Harris“, tha konspiracionisti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Lajme

Miratimi i “Johnson & Johnson”/ A do ketë së shpejti më shumë vaksina?

Publikuar

-

Nga

Miratimi i “Johnson & Johnson”/ A do ketë së shpejti më shumë vaksina?

Nga Matthew Rozsa

Një komitet këshillimor i Administratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) autorizoi përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit me një dozë të vetme të kompanisë “Johnson & Johnson”, duke e përcaktuar atë si të sigurt dhe efektive.

Ky vendim lejon që vaksina të nisë shpërndahet në të Shtetet e Bashkuara, por dhe vende të tjera të botës. Ndërkohë ai ngre natyrshëm edhe një pyetje që është në mendjen e të gjithëve: A nënkupton një vaksinë e tretë në treg më shumë furnizime, dhe kësisoj një fund më të shpejtë të pandemisë?

“Është e mundur të ketë disa pengesa në shpërndarje, por ne ende nuk e dimë nëse ato do të ndodhin apo jo”– thotë dr.Rob Hendfilld, profesor i menaxhimit të zinxhirit të furnizimit në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut.

Sipas tij, shpërndarja e vaksinave mund të shkojë keq në disa aspekte. Dhe në fakt ne kemi tashmë kemi parë disa prej tyre. Kështu qeveritë kanë dështuar shpesh me fushatën e vaksinimit, për shkak të planifikimit të dobët.

Megjithatë mund të ndodhin edhe probleme me prodhimin, diçka që është më e lehtë për t’u kuptuar nëse shihni se si prodhohen vaksinat. Nëse do të futeshit brenda fabrikave të ndryshme që prodhojnë vaksinat, do të shihni diçka shumë të ndryshme nga llojet e fabrikave që prodhojnë në masë makina apo lodra.

Ekzistojnë lehtësira të caktuara për të krijuar lëndën e parë të vaksinës, përfshirë materiale për kulturat qelizore, të cilat ndihmojnë në rritjen e antigjeneve të vaksinës (shpesh pjesë të vezëve) dhe përbërës inaktivues si formaldehidi, që e dobësojnë ose vrasin antigjenet para se të injektohen në trup.

Pastaj lëndët e para kombinohen me saktësi absolute dhe futen në flakonë ose shiringa sterile. Më pas ato paketohen, transportohen dhe shpërndahen, shpesh të pajisura me një teknologji shtesë, për t’u siguruar që gjërat të mos shkojnë keq (për shembull, vaksinat Pfizer dhe Moderna mRNA. duhet të ruhen vazhdimisht në temperatura shumë të ulëta).

LEXO EDHE:  Kërcënime të frikshme!/Trump: Gati të godasim! Kim: Do ju bëjmë copë!

LEXO EDHE:  SHBA tjetër akuzë Kinës/ "Ka vjedhur pronën intelektuale që lidhet me koronavirusin"

Këto procese kërkojnë makineri të shtrenjta dhe shpesh të ndërlikuara: kazanët e pandryshkshëm të çelikut, ngrirësit e madhej në temperatura shumë të ulëta, inkubatorët, makineritë e specializuara si centrifuga, dhe pajisjet tradicionale laboratorike shkencore si mikroskopët dhe epruvetat.

Sigurisht që nevojiten edhe flakonët dhe shiringat, por edhe kutitë për transportimin e materialeve midis vendeve të ndryshme të fabrikës. Gjithashtu duhen pajisje që njerëzit t’i vendosin vaksinat në flakonët e tyre në një linjë montimi dhe akull të thatë, për t’i mbajtur vaksinat në temperaturat e duhura.

Pra me të gjitha këto elementë, vështirësitë logjistike mund të ndodhin në çdo hap të rrugës.

Ndërkohë procesi mund të ndërlikohet nga faktorë të tjerë. Mund të ketë mungesa të zinxhirit të furnizimit për gjithçka, nga shiringat dhe flakonit tek lënda e parë. Në fakt, probleme të papritura mund të ndodhin edhe para se të prodhohet vaksina.

Për shembull, disa kompani farmaceutike po i blejnë flakonët e tyre nga një prodhues, “SiO2 Material Science”, që në fillimisht nuk prodhoi flakonë hermetikë, sepse nuk ishte nevoja. Por meqë vaksinat mund të prishen nëse bien në kontakt me ajrin, flakoni duhej të modifikohej duke përdorur procese kimike të nivelit më të lartë, që e mbyllin hermetikisht.

Ndërkaq, ekzistojnë gjithashtu probleme të mundshme mbi keqinformimin mbi vaksinën, të cilat mund të ndikojnë në shpërndarjen e saj. Njerëzit që besojnë gabimisht, se qeveria do t’i gjurmojë apo dëmtojë ata përmes procesit të vaksinimit, mund ta bëjnë më të vështirë identifikimin e atyre që janë vaksinuar tashmë. / “Salon” – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Plagosi mjellmën ne liqenin e Pogradecit/ Autori dëshironte ta balsamoste

Publikuar

-

Nga

Në kuadër të ndalimit të gjuetisë së kafshëve në Shqipëri, policia e Pogradecit ka reaguar lidhur me një video ku është plagosur një mjellmë në liqenin e Pogradecit.

Dyshohet që shpendi është qëlluar me çifte. Mjellma e plagosur është transportuar në qendrën e rehabilitimit në Divjakë.

Mishi i këtij shpendi nuk konsumohet, prandaj dyshohet së autori ka dashur ta vrasin për ta balsamosur më pas. Kjo çështje po ndiqet nga organet kompetente./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Pamje që tronditën botën mbarë”/ Xhaçka : Shqipëria nuk është ajo e 30 viteve më parë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka publikuar pamjet e eksodit të shqiptarëve drejt Italisë 30 vite më parë, ku mijëra mbërritën në brigjet italiane për një të ardhme më të mirë.

Teksa ka publikuar pamje nga ajo kohë, Xhaçka thekson se shumëçka ka ndryshuar nga ajo kohë. Sipas saj, komuniteti shqiptar në Itali është sot një histori suksesi.

“Këto pamje që tronditën botën mbarë, janë ngulitur fort në kujtesën e të gjithë atyre që i jetuan. Shumëçka ka ndryshuar nga ajo kohë. Shqipëria nuk është ajo e 30 viteve më parë. Komuniteti shqiptar në Itali është sot një histori suksesi. Por ajo që s’ka ndryshuar është ndjenja e mirënjohjes për Italinë e popullin italian që hapën dyert në orën tonë të dëshpërimit”, shkruan Xhaçka./CNA.al

LEXO TE PLOTE