LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush janë personat që kundërindikohen nga vaksina e Covid-19?

24 Janar 2021, 15:46, Lifestyle CNA
Kush janë personat që kundërindikohen nga vaksina e Covid-19?

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

Ekspertët rikonfirmojnë se të qenit alergjik nuk është kundërindikacion për vaksinimin kundër infeksionit, në kundërshtim me atë që mund të jetë nënkuptuar në fillim të fushatës së vaksinimit.

Vaksina “kundërindikohet vetëm për pacientët me alergji në polietilen glikol (PEG), të pranishme në vaksinat Pfizer / BioNTech dhe Moderna, ose ndaj polisorbatit, të pranishëm në vaksinën Astra-Zeneca dhe në disa vaksina dhe ilaçe” specifikojnë ata.

Një pikë tjetër e vigjilencës është që njerëzit që tashmë kanë pasur një reagim të rëndë pas një vaksine ose një trajtimi me injeksion duhet të këshillohen paraprakisht me një alergolog dhe / ose ta raportojnë atë tek mjeku i tyre.

Nga ana tjetër, asnjë alergji tjetër, qoftë ajo frymëmarrëse (polenet, marimangat, etj.), ushqim apo ilaçe, nuk konsiderohet si kundërindikacion.

Alergjia nuk është kundërindikacion për vaksinimin. Heqja e % të popullatës alergjike, nga vaksinimi Covid-19 do të ishte një katastrofë, si për suksesin e strategjisë së vaksinës, ashtu edhe për shëndetin publik në teresi.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të sigurohet një informacion i qartë dhe i besueshëm, thone ekspertet e Alergologjisë.

 

 

Lajmet e fundit nga