Connect with Us

Ish kreu i ISHP kandidat për deputet/ Tregon sa mandate synon LSI në 25 prill

Politikë

Ish kreu i ISHP kandidat për deputet/ Tregon sa mandate synon LSI në 25 prill

Publikuar

-

Ish kreu i ISHP kandidat për deputet/ Tregon sa mandate synon LSI në 25 prill

Ish-kreu i ISHP-së dhe Agjensisë së Kontrollit të Barnave, Besnik Jakaj do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë në radhët e LSI-së për qarkun e Tiranës.

Jakaj tha se më shumë sesa mandati i tij i deputetut dhe përfitimi personal, është shumë e rëndësishme që opozita e bashkuar të mund të fitojë zgjedhjet për të ndryshuar gjendjen ku sot ndodhen qytetarët e vendit.

Jakaj tha se LSI synon që të fitojë 40 mandate deputetësh në rang kombëtar, ndërsa foli dhe për politikanët që do të ketë përballë nga PS në dy prej njësive të Tiranës Pandeli Majo dhe Ulsi Manja. Jakaj foli me supelativa për të dy deputetët socialistë, por tha se përpara që ti shërbejnë Rilindjes, ata duhet të dëgjojnë zërin e familjeve të tyre.

“Kam marrë angazhim politik në njësinë numër 11 dhe në njësinë numër 5, unë kam qenë në mënyrë të vazhdueshme kritik ndaj qeverive, kërkues ndaj vetes dhe ndaj qeverisë, por kërkues duhet të jesh duke dhënë kontributin tënd.

Në fakt ju po më pyesni për dy emra nominale (Pandeli Majo dhe Ulsi Manja), por unë nuk jam në këtë garë për të qenë përballë tyre. Për të dy emrat kam respekt, me zotin Majko njihem që prej vitit 1998, ndërsa më zotin Manja kam marrëdhënie miqësore, janë dy familjarë të shkëlqyer të dy, por nuk janë në rrugën e duhur me Rilindjen. Kjo qeveri ka kaluar çdolloj limiti, ata duhet të bëjnë punën e tyre si politikanë, sa kohë që janë pjesë e PS-së.

LEXO EDHE:  Presioni i fundit i Metës-Tërheq ministrat/Ja si bie qeveria

Unë është hera e parë që angazhohem në një nivel të tillë politik, qoftë me strukturat, qoftë edhe me kandidimin tim. Unë nuk e di sesa njerëz do ti bashkohen Besnikut, doktorit, dhe LSI-së ajo mbetet për t’u parë. LSI do të kalojë 40 mandate në nivel kombëtar. Unë përballë kam Rilindjen, nuk kam as Pandeliun dhe as Ulsin, unë nuk jam përballë Nora Malajt apo zotit Haxhinasto.

Unë nuk kam asnjë lloj ambicie personale të shfrenuar, e rëndësishme është që LSI është jnjë familje e madhe, dhe me emrat që ka do të ketë një fitore spektakolare. Në krye të fushatës së Tiranës do të jetë zoti Vasili, që ka një eksperiencë të shkëlqyer, është zonja Klajda Gjosha, Përparim Spahiu që është një ekonomist i spikatur, për të vazhduar me zyshë Norën e cila është një mikja e familjes sime, për të vazhduar te Brisida Shehaj, nuk është çështja se kush do të jetë deputet nga ne, do të bëjmë më të mirën për qytetarët”, tha Jakaj për “Fax News”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncimi i Kryemadhit/ Kandidatët e LSI në Elbasan po kërcënohen nga prokurori…

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i Kryemadhit/ Kandidatët e LSI në Elbasan po kërcënohen nga prokurori...

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një denoncim të fortë ndaj kryeprokurorit të Elbasanit Kreshnik Ajazi. Ajo tha se ky prokuror që është njëkohësisht dhe vëllai i Besjan Ajazit kandidat i Partisë Socialiste për deputet në Qarkun e Elbasanit po përdor postin për të kërcënuar kandidatët e LSI për të favorizuar vëllain e tij.

“Po ka pasur nga Prokuroria e Elbasanit. Nga kryeprokurori i Elbasanit, i cili po i hap rrugën vëllait të tij që do ta kandidojë në Bashkinë e Gramshit, Besjan Ajazi, që është shef i kabinetit të Taulant Ballës. Madje ajo tha se do t’I bëjë një letër KLP për të riparë emërimin e tij.

A nuk është publike kjo? E kam thënë edhe në një emision tjetër. E kam bërë publike këtë gjë. Do vazhdoja ta bëj edhe më tutje, ku do t’i bëj një letër Këshillit të lartë të Prokurorëve, ambasadave që kanë qenë të detyruara për të ndjekur procesin e reformës në drejtësi, sepse kam akoma shumë fakte të tjera të përdorimit të prokurorit të Elbasanit nga Taulant Balla dhe segmente të tjera për të ushtruar presion jo vetëm ndaj anëtarëve përfaqësues të LSI-së, por edhe shumë bizneseve apo individëve të tjerë, të cilët nuk kanë dëshirë ta përkrahin Taulant Ballën, sepse nuk u pëlqen fytyra e tij.

LEXO EDHE:  Ardian Çapja transportohet me urgjencë drejt Tiranës/ Familjarët fshehin ngjarjen: U rrëzua në banesë!

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Lëvizja për Ndryshim prezanton kandidatët për deputet të Tiranës

Por kjo nuk do të thotë që me qenë se nuk u pëlqen Taulant Balla atyre, ata duhet të shkojnë të paraqiten në Prokurori, që ta kenë si mjet përfitim qoftë politik edhe financiar”, shprehet Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK/ Po bën krim me ndihmën e rreme ekonomike

Publikuar

-

Nga

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK/ Po bën krim me ndihmën e rreme ekonomike

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tregoi se ka depozituar në SPAK ditët e fundit një kallëzim penal për përfaqësuesin e qeverisë në Elbasan, Taulant Balla, pasi pretendon se ai po kryen një krim elektoral, duke ushtruar presin ndaj personave që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.

Bardhi tha se ekzistojnë provat se si personat e listës janë telefonuar, dhe u është thënë se do ta humbin ndihmën ekonomike që marrin nëse nuk votojnë PS, ose në rast tjetër, u është kujtuar atyre se dyfishimi i ndihmës deri në qershor, është vepër dhe meritë e Taulant Ballës.

Bardhi theksoi se prokuroria e ka shumë të lehtë të hetojë e të verifiokojë se telefonatat janë bërë nga shtabi i Taulant Ballës, dhe se në telefon janë marrë pikërisht qytetarët që janë përfitues të ndihmës ekonomike.

Jemi në një koalicion opozitar me LSI, nuk kemi ndasi programore. Edhe LSI ka në fokus të programit ekonominë, për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet vendi. Më besoni vij nga një qark ku takoj çdo ditë qytetarë, të cilët nuk kanë para për të mbyllur ditën. Fokusi ynë është ndryshimi i situatës ekonomike në vend. Sot ne kemi një njeri që kontrollon gjithçka, pushtetin lokal, atë qendror, shantazhin mbi drejtësinë.

Vijnë njerëz në takim dhe na lutem të mos nxjerrim fotot, se thonë na heqin ndihmën ekonomike. Nga ana tjetër, në duart e zyrtarëve të PS kanë përfunduar para të pista, që do të përdoren në fushatë. Unë kam dorëzuar dje në SPAK një kallëzim penal ndaj Ballës, pasi kemi raste konkrete ku persona nga shtabi i tij elektoral marrin persona me ndihmë ekonomike në telefon dhe i kërcënojnë me heqjen e ndihmës, nëse nuk votojnë për PS.

Ne i kemi identifikuar të gjitha numrat që marrin qytetarët. Ose marrin njerëz në telefon dhe iu thonë “Ndihma ekonomike iu është dyfishuar nga Taulant Balla”. Kjo është kriminale. Mjafton një hetim nga SPAK për të verifikuar numrat e telefonit. Janë telefonuar të gjithë personat që marrin ndihmë ekonomike në Qarkun e Elbasanit”, tha demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Duhet të kesh dosje abuzive që të jesh në LSI”/ Kryemadhi-Veliajt: Qen që të kafshon dorën

Publikuar

-

Nga

“Duhet të kesh dosje abuzive që të jesh në LSI”/ Kryemadhi-Veliajt: Qen që të kafshon dorën

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shpreh ditën e sotme se është bërë kriter që të jesh kandidat i LSI-së, sa më të madhe ta kesh dosjen, aq më të madhe duhet ta kesh haraçin për të shpenzuar në fushatë. Ai shprehet se duhet të kesh dosje abuzimesh në SPAK që të jesh pjesë e listës së LSI-së.

Këtyre akuzave u është përgjigjur Monika Kryemadhi, e cila gjatë një interviste për “Çim Peka Live” se Veliaj kur flet për SPAK e ka për vetën e tij sepse dosjen po ja përgatit Rama me shumë devotshmëri.

Ajo tha Erion Veliaj nuk i blen dot kandidatët e LSI me shantazhe dhe me drejtoresha bukuroshe. Po ashtu ajo paralajmëroi zhvillime në lidhje me kryetarin e bashkisë.

“Kam përshtypjen që e ka për veten e tij, të cilën po ia përgatit mister Rama dhe po ja bën me devotshmërinë më të madhe. Sepse shikon që konkurrenca që ka për marrjen e partisë pas 25 prillit nga zoti Veliaj është shumë e madhe.

Dhe ai e di shumë mirë që zoti Veliaj është qeni që kafshon dorën, edhe pse ai e ka ushqyer dhe e ka sjellë sot deri këtu, nuk ka për ta lejuar. Për sa i përket kandidatëve të LSI-së, Zoti Veliaj dhe kushdo tjetër që është pas zotit Veliaj, ta ketë të qartë që asnjë kandidat i LSI-së, jo vetëm që nuk e kërcënon e nuk e blen dot, por as nuk mundet qoftë duke i çuar edhe drejtoreshat simpatike të bashkisë, qoftë edhe duke i çuar edhe bukuroshet e shtojzovallet e grupeve të eskortës së bashkisë dhe të kryeministrisë. Është e pamundur të tjetërsojë atë që duhet.

LEXO EDHE:  Ardian Çapja transportohet me urgjencë drejt Tiranës/ Familjarët fshehin ngjarjen: U rrëzua në banesë!

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Lëvizja për Ndryshim prezanton kandidatët për deputet të Tiranës

Zoti Veliaj ta gëzojë inceneratorin e Tiranës dhe do të flasim në ditët në vazhdim, që të mos i konsumojmë të gjithë fishekët sot. Do të keni lajme, fakte e dokumente pafund, por ajo që është e rëndësishme sot është pse qytetarët duhet të shkojnë të votojnë më 25 prill LSI-në.

Po nuk iu pëlqeu LSI-ja, të votojnë PD-në. Po nuk i pëlqeu PD-ja, të votojnë çdo kandidat tjetër, vetëm Rilindjen e Edi Ramës mos ta votojë. Është kaq e thjeshtë”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE