LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Daja konfirmon akordin me Hasanin: Kam qëndruar deri në 1 e 30 të natës me Olsi Ramën

24 Janar 2021, 13:00, Sport CNA
Ilir Daja konfirmon akordin me Hasanin: Kam qëndruar deri në 1 e 30

Partizani luan nesër një ndeshje të vështirë ndaj Teutës në orën 16:45 në Durrës ndaj Teutës. Para kësaj ndeshje në konferencë për shtyp foli trajneri i të kuqve, Ilir Daja, që foli për merkaton, afrimet e reja dhe kushtet fizike të ekipit para ndeshjes së nesërme.

?Edhe në ndeshjen e fundit kam thënë që prezantimi bëhet kur hidhet firma. Në dijeninë time tratativat janë drejt përfundimit, por kur të firmosë do të them se është i joni dhe sa i rëndësishëm është për skuadrën. Dihet se është me shumë vlera dhe e ka treguar kudo ku ka qenë dhe ka bagazh të madh teknik. Kur të jetë zyrtare do shprehemi më shumë në këtë drejtim.

Kemi pasur vetëm dy ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Teutën. Ata kanë një ditë më shumë pushim. Ditën e parë ishte riaftësim dhe kemi punuar të ndarë në dy grupe. Dje kemi nisur përgatitjet për ndeshjen e Teutës dhe sot përfunduam seancën e fundit për të vazhduar më pas pasdite.

Jemi munduar që edhe para ndeshjes derbi edhe më mbrapa të flas me ekipin për t?i treguar se çdo ndeshje vlen 3 pikë, kështu që nuk ka vend për eufori sepse Teuta është në të njëjtin pozicion me ne. Është ekip që vjen pas dy fitoreve si ne. Ka mbrojtjen më të mirë në kampionat, kështu që nuk ka vend për eufori, derbi ka mbaruar dhe na pret një transfertë e vështirë në Durrës.

Ata janë të fortë në fushën e tyre dhe nëse duam të fitojmë, duhet të jemi më të motivuar se në ndeshjen derbi. Ne si staf kemi qenë deri në 1:30 të natës me leje, pa thyer rregullat e pandemisë për të parë afrimet në këtë repart, nuk është se kemi vendosur deri në këto momente. Kemi dy-tre alternativa për t?i parë dhe kur të bindemi se ata nuk janë nën nivelin e lojtarëve që kemi, do e bëjmë të ditur.

Në të kundërt do vazhdojmë deri në ditën e fundit të merkatos do të jemi në dinamikë për të plotësuar mbrojtjen, ndoshta jo me lojtarë të nivelit shumë të lartë, por të paktën të kemi të dubluar me lojtarë natyral repartin e mbrojtjes.

Murataj e ka pasur më të lehtë se Junior sepse e njeh Superligën dhe lojtarët sepse ka qenë këtu para disa vitesh. Junior ka nevojë për më shumë kohë për t?u përshtatur sepse është hera e parë në Shqipëri dhe nuk ka luajtur. Prandaj Murataj ka qenë pjesë e formacionit, ndërsa Junior do të jetë me kalimin e kohës në formacion?, u shpreh Daja. 

Lajmet e fundit nga