LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hoqi 22 kilogramë nga pesha/ Anxhela Peristeri tregon arsyen pse vendosi të mbante dietën strikte

24 Janar 2021, 15:07, Lifestyle CNA
Hoqi 22 kilogramë nga pesha/ Anxhela Peristeri tregon arsyen pse vendosi

Këngëtarja Anxhela Peristeri tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pas rënies drastike në peshë. Ajo ka treguar se ka humbur shumë kilogramë falë një diete strikte si dhe aktivitetit fizik.

E ftuar në emisionin e jonida Maliqit Anxhela ka treguar se nisi dietën pasi pa një video të sajën duke kërcyer vallen e pinguinit dhe nuk i kishte pëlqyer mënyra se si dukej.

?Ka qenë një udhëtim që kam bërë jashtë shtetit me shoqërinë time dhe po kërcenim vallen e pinguinëve dhe e filmuan e bënë video. Kur shikoja veten time tek vallja si një pinguin i vërtetë thashë nuk mund të jem kështu dhe e vendosa.

Dhe sa jam kthyer në Janar kam hyrë direkt në dietë. Dy muajt e parë ishte e vështirë sepse je mësuar me tjetër lloj regjimi por mendoj se çdo njeri kur ka një synim në jetë e bën. Për 6 muaj kam humbur kilet e para dhe pastaj brenda vitit kisha shkuar aty ku doja.?, u shpreh këngëtarja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga