Connect with Us

Habit Bledi Mane/ Pandemia ka rritur shtatzënitë, do kemi rreth 40 mijë lindje

Aktualitet

Habit Bledi Mane/ Pandemia ka rritur shtatzënitë, do kemi rreth 40 mijë lindje

Publikuar

-

Habit Bledi Mane/ Pandemia ka rritur shtatzënitë, do kemi rreth 40 mijë lindje

Gazetari Bledi Mane ka habitur mbrëmjene sotme me një deklaratëtë bërë për lidnjet në Shqipëri.

Mane tha se pandemia ka shtuar shtatzënitë dhe sipas tij, për herë të parë Shqipëria në kohë tranzicioni do të ketë një numër të lartë lindjesh.

Ai deklaroi në Top Channel se këtë vit mund të vijnë në jetë rreth 40 mijë fëmijë shqiptarë.

Viti që kaluam ishte viti i fillimit të pandemisë që nga marsi dhe për herë të parë Shqipëria në kohë tranzicioni do të ketë një numër të lartë lindjesh.

Statistikat e INSTAT tregojnë që Shqipëria ka mesatarisht 5 mijë lindje në tre muaj, që vete gati 20 mijë lindje plus minus në vit, ndërsa këtë vit kemi bollshmëri dhe mendohet që në jetë do të vijnë 40 mijë fëmijë shqiptarë”, theksoi gazetari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Janë shokët tanë”/ Rakacolli përlotet për mjekët e rënë në betejën me COVID

Publikuar

-

Nga

Zv Ministrja e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli nuk i ka përmbajtur emocionet pasi ka kujtuar 56 mjekët e rënë në betejën me pandeminë  e COVID. E ftuar në “Repolitix”, Rakacolli tha se i njihte shumicën prej mjekëve dhe se ka jetuar me ta vuajtjet nga sëmundja që i mori jetën.

Është minimizuar në maksimum, ata janë vaksinuar të gjithë dhe kanë në dispozicion mbrojtjen maksimale që mund t’u ofrohet. Mjekët që humbën jetën janë heronj të kësaj luftës, janë miqtë tanë, shokët tanë dh ena ngjallin natyrisht emocione. Unë nuk mund ta harroj ditën kur u shpall pandemia, u vendos shtetrrethimi dhe qytetarët e Tiranës dolën në ballkone dhe duartrokitën mjekët, ata që po niseshin ën luftë dhe ata që u nisën në luftë që dinin që disa prej tyre nuk do të ktheheshin.

Qytetarët e kanë vlerësuar dhe kanë dhuruar mirënjohje për bluzat e bardha. U emocionova sepse mu kujtua të gjithë, shumicën i njihja dhe kemi qenë aty, e kemi jetuar sëmundjen e tyre. Sot mjekët janë më të mbrojtur”, u shpreh Rakacolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

CDC: Të vaksinuarit mund të mos mbajnë maska

Publikuar

-

Nga

CDC: Të vaksinuarit mund të mos mbajnë maska

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këshilluan të enjten se për amerikanët e vaksinuar plotësisht nuk do të jetë e nevojshme të mbajnë maska përjashta si dhe mund t’i shmangin ato edhe në pjesën më të madhe të ambienteve të mbyllura. Përditësimi nga ana e agjencisë do të mundësojë rikthimin tek normaliteti.

CDC-ja tha gjithashtu se për njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk do të jetë e nevojshme të ruajnë distancën fizike në shumicën e mjediseve. Agjencia shpreson që udhëzimi të nxisë edhe më shumë amerikanë që të vaksinohen.

Udhëzimi i rishikuar është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit tek jeta normale para pandemisë. Megjithatë agjencia rekomandon që personat e vaksinuar të vazhdojnë të mbajnë maska në aeroplane, trena, në aeroporte, qendra masive tranziti, si dhe vende spitale a poliklinika.

CDC-ja tha se njerëzit e vaksinuar plotësisht megjithatë duhet të mbajnë maska kur një gjë e tillë kërkohet nga ligjet federale, shtetërore, lokale, apo territoriale si dhe t’u përmbahen rregulloreve për bizneset apo udhëzimeve në vendin e punës.

LEXO EDHE:  Stefi Prifti apel të fortë qytetarëve/ Kjo nënë ka nevojë urgjente për ndihmë, është në gradën e fundit

LEXO EDHE:  PS marrëveshje të heshtur me Bashën?/ Flet Taulant Balla

Në fund të muajit prill, CDC-ja udhëzoi që njerëzit e vaksinuar plotësisht mund të kryenin aktivitete në natyrë pa maska, por rekomandoi që ata të vazhdojnë ta përdornin maskën në hapësirat e tjera publike./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

U vetshpall kandidat për kreun e PD/ Kadilli: I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha

Publikuar

-

Nga

Fatbardh Kadilli është vetshpallur kandidat për të qenë në krye të Partisë Demokratike ka treguar arsyen se përse vendosi të marrë këtë vendim. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Kadilli u shpreh se pikënisja për një opozitë të re ka qenë momenti i konstatimit të humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ai shtoi se ky është momenti më i dobët që PD ka pasur ndonjëherë.

I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha, ia kam thënë më 8 Mars që nëse humb do më keshë përballë. Në momentin që u realizua fakti i humbjes konstatoj me zemërim që PD ka hyrë në një cikël zbritje, duhet të fillojmë që sot për një opoztitë të re. Ky është momenti më i dobët ndonjëherë i PD. Opozita ka humbur dhe Basha është përgjegjës për fitoren e Ramës. Ai është zgjedhur kryetar partie dhe jo inventarizues humbjesh”, u shpreh Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE