Connect with Us

Gati shkëmbimi i bujshëm/ Dzeko te Interi, Eriksen te Roma

Seria A

Gati shkëmbimi i bujshëm/ Dzeko te Interi, Eriksen te Roma

Publikuar

-

Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko, është gjithnjë e më larg Romës, pas përplasjes që pati me trajnerin Paulo Fonseca. Sipas mediave italiane, lojtarët e Romës ishin revoltuar dhe kishin vendosur ti kundërvihen trajnerit, Paulo Fonseca, dhe kryesori në këtë ngjarje ishte Edin Dzeko

Mediat italiane raportuan një përplasje ndërmjet sulmuesit dhe teknikut portugez, Fonseca u pyet në ndeshjen e fundit për arsyen e mungesës së Dzekos, por që portugezi refuzoi të përgjigjej.

Tani, sipas “LaGazzettadelloSport.com”, Roma është e gatshme ta shesë 34 vjeçarin dhe do ta ofrojë atë tek Interi si shkëmbim për të marrë mesfushorin, Christian Eriksen, për të cilin tashmë disa kohë flitet se do largohet nga “Giuseppe Meazza”.

Sipas artikullit, “Giallorossët” kanë bërë lëvizjen e tyre në këtë aspekt dhe tani pritet përgjigja e Suning-ut, dhe se Roma është dakord ta lënë sulmuesin e tyre të bashkohet me “Nerazzurrët”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Seria A

Një gjuajtje në portë për 3 pikë, Interi ia del edhe ndaj Atalantës

Publikuar

-

Nga

Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur minimalisht Atalantën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serinë A.

Skuadra e Kontes u shfaq tepër cinike, teksa me gjuajtjen e vetme në portë, ia doli të shënojë dhe të marrë fitoren, e cila e shkëputu në krye të renditjes me 62 pikë, 6 pikë më shumë se Milani i vendit të dytë.

Ishte Milan Shkrinjar, i cili pas një topi të mbetur në zonë, e gjuna menjëherë për ta ndalur në fundin e rrjetës në minutën e 54’.

Vlen të theksohet se mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje fenomenale, duke e bërë Lukakun të mos dukej në fushë, duke e neutralizuar plotësisht, kryesisht në pjesën e parë, kur i hoqi belgut dy gola, me ndërhyrjet e tij.

Megjithatë paraqitja e shkëlqyer e Gjimshitit nuk mjaftoi, pavarësisht se Atalanta kishte disa raste shënimi, por ishte e pamundur të shmangej Handanoviç, i cili kishte dy ndërhyrje vendimtare, duke i mohuar golin ekipit të Gasperinit.

Interi merr kështu fitoren e 10-të radhazi në shtëpi, ndërsa Atalanta pëson humbjen e dytë në transfertë, nga tetori i vitit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Seria A

FORMACIONET/ Conte “ALL-IN” nga minuta e parë, njihuni me rreshtimet e Inter-Atalanta

Publikuar

-

Nga

Inter dhe Atalanta përballen me njëra  tjetrën në orën 20.45 në kuadër të Serisë A. Trajneri i zikaltërve, Conte dhe ai i bergamaskëve, Gasperini kanë vendosur për titullarët. Perisic tanimë është bërë pjesë e pandashme e formacionit, me kroatin që sërish është mes 11-shes.

Kryesuesit e nisin me Lukakun dhe Lautaron në sulm, me dyshen sulmuese që ka një punë të vështirë sot. Barella  dhe Brozovic qëndrojnë në mesfushë, teksa duhet të lidhin repartet. Në krahun tjetër, Zapata udhëheq ofensivën e miqve, ndërsa Djimisiti në mbrojtje.

FORMACIONET:

Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic, Lautaro, Lukaku.

Atalanta: Sportiello, Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, Freuler, De Roon, Gosens; Pessina, Malinovskyi; Zapata.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Rivaliteti për portën e Lazios, trajneri Inzaghi gabon me zgjedhjen, statistikat favorizojnë… Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Tomash Strakosha ka humbur vendin e titullarit te Lazios. Dëmtimi dhe Covid-19 bën që portieri i Kombëtares shqiptare të përfundonte në stol dhe trajneri Inzaghi vendosi t’I besonte spanjollit Reina. Statistikat tregojnë se trajneri lacial ka gabuar me këtë vendim pasi në bazë të statistikave të sezonit të kaluar me këtë aktual, Strakosha është shumë herë më superior se Reina.

Lazio në sezonin 2019/2020 me Strakosha kishte një qëndrueshmëri më të rëndësishme mbrojtëse sesa ajo që kanë me Pepe Reina këtë sezon. Përqindja e ndeshjeve të fituara bie nga 59% vitin e kaluar me shqiptarin në portë në 27% këtë vit me Reinan. 9 fitore radhazi sezonin e kaluar ndaj 3 këtij viti, por mbi të gjitha Strakosha mund Reina si për ndeshje pa pësuar gol (0.25 kundrejt 0.23), por edhe për golat e pësuar (1.16 kundrejt 1.38).

Në disa aspekte, nëse krahasoni sezonin 2019/2020 të portierit shqiptar me atë të 2020/2021 të Reinas, Strakosha, kishte një performancë shumë më efikase sesa spanjolli. Më e lartë për shqiptarin është edhe përqindja gjuajteve të pritura (73 kundrejt 67) dhe shpëtimit të portës për ndeshje (1.20 vs 1.04). Për sa i përket lojës me këmbë Strakosha është sërish më I avantazhuar. Përqindjet e pasimeve të gjata të suksesshme dhe të sakta (71%) është i barabartë, për pasimet e shkurtra (5.4 vs 2.7 për ndeshje) dhe ato në topin joaktiv rritet me shumë.(7 kundrejt 4.5 për ndeshje për gardianin e portës shqiptare). Këto statistika tregojnë se te Lacio kanë gabuar me lënien në stol të Strakoshës dhe ndoshta ka ardhur momenti që portieri kuqezi të marrë vendin e tij.

LEXO TE PLOTE