Connect with Us

E PABESUESHME! Luli është 36 vjeç

Satire Politike

E PABESUESHME! Luli është 36 vjeç

Publikuar

-

Dikujt mund t’i duket e pabesueshme, por jemi përballë rastit, ku ose gënjen Lulzim Basha (që nuk bën vaki) ose, gjendja civile i ka falsifikuar ditëlindjen, shqiptarët i merr për budallenj. Me shume gjasë është e dyta.

Dje për të disatën herë Luli tha: Unë do të jem i pari kryeministër që nuk është arsimuar në komunizëm, që është rritur dhe brumosur me një model perëndimor të formimit, që beson në vlerat fondamentale të shoqërive të lira.

Sipas llogarive të ekspertit të matematikës Basha, del që Luli sot të jetë 36 vjeç, pra shkollën ta ketë nisur në vitin 1991 dhe të ketë lindur në vitin 1985, kohë kur ka vdekur ai që Luli i ngjan shumë dhe na la një mal me komisarë.

Këtë punën e moshës Lulzimi e thotë vetë dhe nga njëra anë duhet besuar, por kur kujton 7×7= 42 të çon në dyshime të forta se fajin mund ta ketë edhe gjendja civile, sepse nuk është rasti i parë ky.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” ish-kandidati për deputet i PD –së/ “I turpëruar nga Lulzim Basha”

Megjithse në këtë rast mund të shërbejë edhe shpehja e famshme e Ilir Metës: Luli të gënjën edhe për orën.

Dhe ne duam ti gjejme sa e ka moshën vërtet! Megjithse me letra e deklaron 1974.

Luli vetëm universitetin ka mundur ta bëjë jashtë për 12 vite (edhe këtë vetë e ka deklaruar), mezi mbylli 4 vite. Ndërsa 12 vite të tjera i ka bërë në Tiranë kur komisarët e partisë e edukuan me dashurinë për partinë dhe si të gënjente popullin.

p.s Kush e gjen moshën e vëtetë të Lulit ka një mëngjes pune me paçe, pilaf me Fahri Balliun./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Satire Politike

Efekti Berti Qerosi/ Mona fillon me këngët partizane

Publikuar

-

Nga

Lideri shpirtëror dhe udhëheqësi intelektual i shquar i fushatës së LSI në Korçë Berti Qerosi, ashtu siç pritej ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek Monika Kryemadhi, kryetarja legjendare e partisë së burrit të saj Ilir Meta.

Në takimin e fundit që pati Mona me Bertin duket se ngrohtësia, dashuria, fjala, magjepsja ndaj vlerave intelektuale dhe kapaciteteve gjeniale të Berti Qerosit do të kishin kaq shumë efekte tek Mona, askush nuk e besonte.

E pra, kështu ka ndodhur. Pas një bisede të gjatë “kokë më kokë”, ku janë shqyrtuar dhe janë diskutuar emër për emër kandidatët për deputetë, strategjitë elektorale, sukseset e pafundme që po ndodhin në Korçë, shpresën e madhe që ngjall Berti Qerosi si lider shpirtëror, i zgjedhuri i Monikës në rajonin e Korçës.

LEXO EDHE:  Ilir Meta “përtyp” humbjen e thellë në zgjedhje/Shfaqet në ekran pas 20 ditësh (Foto)

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet Ramës/ Tirja i qeverisë ka mendjen të gajaset në Twitter

Më në fund edhe Monika nuk rezistoi më. Pasi zhvilloi disa takime sipas axhendës së përcaktuar nga Berti, Mona ka publikuar efektin e takimit me të. Nga një Mona që kafshonte veshë e godiste me çizme, është kthyer në Mona partizane. Asaj i janë kujtuar tingujt e filmit “Dimri i fundit” dhe me muzikën e tij brilante, ajo ka shoqëruar takimet e saj. Puth këtë e puth atë, puthu këtu e puthu aty, nuk dihet sa Covid ka shpërndarë dhe sa njerëz do vdesin pas takimeve me Monën, por mësohet se ajo ka thënë: Berti Qerosi më la gjurmë të pashlyera nga takimi me të, prandaj le të vdesi kush të dojë, le të rrojë kush të dojë, Berti Qerosi do jetojë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Të plasin çelozët/ Lulin do e votojnë edhe kinezët

Publikuar

-

Nga

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Lulzim Bashën nuk mund ta votojë gruaja, nuk e voton djali i xhaxhait por do e votojnë vllezërit dhe motrat kinezë.

Sipas një lajmi të dhënë sot nga zyra e propagandës të Lulit, vajza shqiptaro-kineze Tina Dang ka deklaruar votën e saj për Lulzim Bashën.

Nuk e dime, ky është amanet që nga koha e miqësisë shqiptaro –kineze, kur shoku Mao dhe shoku Enver u lidhën si dy vëllezër, apo ka lindur një dashuri e re nga kinezët për Lulzim Bashën ekskluzivisht.

Shpresojmë që Luli me premtimet e tij të edhe zgjidhjen globale të virusit kinez që ka bërë botën lëmsh.

Lulzim Basha njihet për afeksionet e tij ndaj kinezëve. Dikur premtoi investime të mëdha kineze në Tiranë, por kuptohet, si gjithmonë gënjeu.

LEXO EDHE:  Ilir Meta “përtyp” humbjen e thellë në zgjedhje/Shfaqet në ekran pas 20 ditësh (Foto)

LEXO EDHE:  Lulzim Basha braktis qytetarët e Korçës

Mësohet se pasi vajza kineze Tina Dang deklaroi se do votoj PD-në në Tiranë ka reaguar edhe i riu korean Sum Qim Mo.

Ai deklaroi se ka mbetur i befasuar nga puna e Opozitës në Elbason …..dhe do votoj patjetër për të!!/CNA.al

Tina Dang, votuesja kinezo-shqiptare e Lulit

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Ekskluzive/ Meta takon Berti Qerosin

Publikuar

-

Nga

Çelja e negociatave/ Meta bisedë online me Isabel Santos dhe Luigi Soreca

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga CNA.al pak ditë më parë, Ilir Meta u shfaq sot në Korçë.

Takimin kryesor Presidenti  i Rilindjes e ka zhvilluar me Berti Qerosin, intelektualin, personalitetin politik të rajonit të Korçës, strategun elektoral të LSI.

Të pranishëm në takim ka qenë edhe Tedi Blushi dhe kandidati lider i LSI në Korçë, Endrit Braimllari.

Në këtë takim është diskutuar mjaft gjerë për largimet nga LSI, pra ato të të vjetërve dhe të rinjvë, për problematikat që kanë në këtë qark, si u iku avokati biznesmen dhe u kthye me një telefonatë të Ilir Kullës e shumë të tjera si këto.

Gjithashtu Ilri Meta më pas ka zhvilluar një takim kokë më kokë dhe e ka larguar jashtë Blushin dhe Braimllarin.

Sipas Qerosit, mësohet se Iliri t’i ketë kërkuar  të vazhdojë fort fushatën e tij elektorale në mbështetje të LSI dhe fitores së saj të padiskutueshme. Dikur kryetari lokal u bë drejtor pa shkollë, mund të duket pak e roitur kryetarja, paska jashtë linje, rëndësi ka që LSI ta kemi të fortë, partia mbi të gjitha, theksoi Meta.

LEXO EDHE:  Skandali i denoncuar nga CityNews/Basha përmend për herë të parë Edi Ramën

LEXO EDHE:  Ilir Meta "përtyp" humbjen e thellë në zgjedhje/Shfaqet në ekran pas 20 ditësh (Foto)

Berti ka mbushur sytë me lot dhe i ka premtuar Ilirit se ska Flori më të mirë se ai.

Pas një puthje të fortë janë ndarë të dy, Berti ka rufitur i lumtur kafen e radhës dhe më pas ka dalë në shesh dhe ka bërtitir: Rroftë Ilir Meta dhe poshtë tradhtarët!/CNA.al

Berti Qerosi telefonon Ilir Kullën, i përgjigjet Ilir Meta

 

Zbulohet marrëveshja e Berti Qerosit me Monën

LRI në festë për Berti Qerosin/ Mona drejt Korçës

 

Monika Kryemadhi krenare për Berti Qerosin!

Një mandat për Berti Qerosin në Korçë

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: