Connect with Us

Dy kompanitë e vaksinës po dalin nga marrëveshja me vendet e BE-së/ Reagon ashpër kryeministri italian

Bota

Dy kompanitë e vaksinës po dalin nga marrëveshja me vendet e BE-së/ Reagon ashpër kryeministri italian

Publikuar

-

Dy kompanitë e vaksinës po dalin nga marrëveshja me vendet e BE-së, reagon ashpër kryeministri italian

Kryeministri italian, Giuseppe Conte thotë se vonesa në furnizimin me vaksina nga Pfizer dhe AstraZeneca është “e papranueshme”. Të dyja kompanitë kanë paralajmëruar se nuk do të jenë në gjendje të dorëzojnë vaksinat në BE siç kishin rënë dakord për shkak të çështjeve që lidhen me prodhimin.

Conte i akuzoi ato për shkelje serioze të kontratës, ndërsa një tjetër zyrtar i shëndetësisë në Itali, paralajmëroi se vendi do të rishohë programin e vaksinimit nëse do të vijojnë problemet me furnizimin. Vaksina e AstraZeneca, e zhvilluar nga Universiteti i Oxford-it, nuk e ka marrë ende aprovimin e BE, megjithatë rregullatori i ilaçeve i bllokut, pritet që t’i japë dritën jeshile në fund të këtij muaji.

Sipas asaj që shkruan BBC, një zyrtar i AstraZeneca tha të premten se “volumi fillestar do të jetë më i ulët nga sa ishte parashikuar “, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Zyrtarët nuk e kanë konfirmuar ende publikisht sesa e ulët do të jetë sasia e vaksinave, por një zyrtar i BE, emri i të cilit nuk bëhet publik, i tha Reuters se sasia do të ulej në 31 milionë, një shkurtim prej 60 përqind, në tre mujorin e parë të këtij viti. Sipas po të njëjtit burim, kompania pritej që të dorëzonte rreth 80 milionë doza në 27 vendet e unionit brenda Marsit.

Javën e shkuar, Pfizer njoftoi se do të ngadalësonte procesin e shpërndarjes në Europë, në mënyrë që të bënte ndryshime në prodhim, që do të rrisnin kapacitetin. Bashkimi Europian ka porositur 600 milionë doza nga Pfizer.

LEXO EDHE:  Letra e gjashtë për Bashën/ Rama kërkon një tjetër marrëveshje

Të shtunën, në një postim në rrjetet Kryeministri italian shkruajti se plani i vaksinimit në këtë vend ishte ndërtuar në bazë të kontratave të bëra lirshëm nga BE me kompanitë farmaceutike, por ai theksoi se vonesa të tilla “përfaqësojnë shkelje të rënda kontraktuale, që shkaktojnë dëme të mëdha në Itali dhe në shtete të tjera”. Conte u zotua se do të përdorte të gjitha mjetet ligjore që kishte në dispozicion.

Ndërsa Ministri italian i Shëndetësisë, Franco Locatelli, tha se këtë javë Pfizer kishte dërguar 29 përqind më pak vaksina nga sa ishte parashikuar dhe se pritej që dërgesat të jenë sipas asaj që ishte rënë dakord duke nisur nga 1 Shkurti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen/ Përfitoi nga kontratat për maskat

Publikuar

-

Nga

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen/ Përfitoi nga kontratat për maskat

Një ligjvënës i partisë së kancelares gjermane Angela Merkel tha të dielën se ai do të lëshojë vendin e tij në parlament dhe do të largohet nga politika, vendim që pason publikimin e të dhënave se kompania e tij ka përfituar nga marrëveshjet për të blerë maska në fillim të pandemisë. Publikimi i rastit ka nxitur kritika të ashpra ndërsa vendi ndodhet në një vit zgjedhor.

Nikolas Loebel, ligjvënës i Bashkimit Kristian-Demokrat të Qendrës së Djathtë të zonjës Merkel, u kritikua nga anëtarë të partisë së tij dhe kundërshtarë politikë pas publikimit të njoftimeve të premten se një kompani që ai drejton, ka fituar rreth 300,000 dollarë nga kontratat e ndërmjetësimit për të blerë maska. Duke thënë se duhej të kishte qenë më “i ndjeshëm” zoti Loebel pranoi se kishte gabuar dhe hoqi dorë nga vendi i tij në parlament.

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për kritikët, veçanërisht pasi shteti i tij i Baden-Wuerttemberg-ut më 14 mars pritet të zgjedhë organin legjislativ rajonal. Ndërkohë më 26 shtator pritet të zhvillohen zgjedhjet në rang kombëtar, proces gjatë të cilit gjermanët do të zgjedhin parlamentin e ri dhe do të përcaktojnë se kush do të pasojë zonjën Merkel.

Të dielën, zoti Loebel tha se ai do të largohej menjëherë nga grupi i partisë së tij në parlament dhe se në gusht do të lëshonte vendin si ligjvënës. Agjencia e lajmeve gjermane “dpa” njoftoi se ai kërkoi falje dhe tha se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e shtatorit.

LEXO EDHE:  Si janë duke u shpërndarë vaksinat anti-Covid nëpër botë

LEXO EDHE:  Shifra të frikshme në shtetin fqinj/ Rekord viktimash dhe mbi 1000 të infektuar në 24 orë

Po marr përgjegjësinë për veprimet e mia“, tha ai.

Rasti i zotit Loebel nuk ishte i pari që ka tronditur bllokun e qendrës së djathtë. Georg Nuesslein, një ligjvënës i shquar i Bashkimit Social-Kristian, partia simotër e Kristian Demokratëve, përballet me një hetim për korrupsion nga prokurorët e Mynihut, lidhur me marrëveshje mbi prokurimin e maskave. Zoti Nuesslein i ka hedhur poshtë akuzat./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritet numri i grave që akuzojnë guvernatorin Cuomo për ngacmim seksual, Schumer mbështet hetimin

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i grave që akuzojnë guvernatorin Cuomo për ngacmim seksual, Schumer mbështet hetimin

Ligjvënësi më i fuqishëm i Nju Jorkut në Kongres, udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat Chuck Schumer, tha të dielën se mbështet hetimin ndaj Guvernatorit Andrew Cuomo, në lidhje me akuzat për ngacmim seksual të ngritura nga pesë gra, shumica e të cilave kanë punuar më parë si ndihmëse të tij.

Ngacmimi seksual nuk është kurrë i pranueshëm dhe nuk mund të tolerohet kurrë“, tha demokrati Schumer, para gazetarëve në një konferencë shtypi. “Gratë duhet të dëgjohen … pretendimet e secilës prej tyre duhet të merren seriozisht”, shtoi ai.

Ai i quajti akuzat “thellësisht shqetësuese” dhe tha se mbështeste hetimin e nisur nga zyra e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James.

Unë kam shumë besim tek ajo. Besoj se ajo do të sigurohet që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë, politikisht apo të çdo lloji tjetër“, tha zoti Schumer.

Zoti Cuomo ka thënë se nuk do të largohet nga detyra dhe se do të vazhdojë të drejtojë shtetin e Nju Jorkut ndërsa përballet me krizën e shkaktuar nga COVID-19.

Nuk do të jap dorëheqjen për shkak të akuzave“, u tha zoti Cuomo gazetarëve të dielën, sipas njoftimeve në media. “Eshtë e gabuar të publikosh akuza përpara se të dihet nëse ato janë të besueshme … Duhet të lëmë prokuroren e përgjithshme të bëjë punën e saj“, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Humb jetën nga Covid-19 njëri nga themeluesit e PD-së

LEXO EDHE:  Ngritja e KQZ-së së re/ Jozefina Topalli zbulon marrëveshjen e fshehtë mes Ramës dhe Bashës

Sipas akuzave më të fundit kundër guvernatorit demokrat, gazeta “Wall Street Journal” shkruante të shtunën se një ish-ndihmëse, Ana Liss, tha se në 2014 zoti Cuomo ndonjëherë e përshëndeste atë me një përqafim dhe puthje në të dyja faqet, duke i thënë “e dashur”, e duke i puthur dorën. Ajo tha gjithashtu se zoti Cuomo e kishte pyetur nëse kishte të dashur.

Gazeta “Washington Post” shkruante të shtunën se një ish-ndihmëse për marrëdhëniet me shtypin, Karen Hinton, tha se në 2000 zoti Cuomo kur ishte Sekretar federal i Strehimit nën Presidentin Bill Clinton, e kishte përqafuar atë në një dhomë hoteli pas një aktiviteti pune.

Akuzat e reja u shfaqën pas atyre të bëra nga tre gra që e kishin akuzuar 63 vjeçarin Cuomo, për ngacmim seksual apo komente të papërshtatshme. Ai i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me hetimin që po kryen zyra e zonjës James.

Guvernatori, i cili i ka refuzuar thirrjet për dorëheqje që kanë ardhur edhe nga ligjvënës demokratë të njohur të shtetit, javët e fundit është vënë përballë edhe një tjetër sfide, asaj që lidhet me akuzat se administrata e tij u përpoq të ulte numrin e banorëve të shtëpive të të moshuarve që kanë humbur jetën nga COVID-19./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

A po evoluon SARS-CoV-2 për t’u bërë më vdekjeprurës?

Publikuar

-

Nga

A po evoluon SARS-CoV-2 për t’u bërë më vdekjeprurës?

Pasi ekspertët theksuan se varianti B.1.1.7 i SARS-CoV-2, i zbuluar për herë të parë në Anglinë Juglindore, ishte më ngjitës por jo më vdekjeprurës sesa virusi origjinalkryeministri britanik Boris Xhonson tha më 22 janar se ky variant dukej se lidhej me një vdekshmëri më të lartë.

Dhje kjo është diçka e pazakontëZakonisht viruset priren  të bëhen më pak vdekjeprurës me kalimin e kohës. Pse ky virus nuk po ndjek këtë rregull? Që organizmat të shumohen, duhet të kopjohet me kalimin e kohës materiali gjenetik.

Ndonjëherë, gjatë këtij procesi ndodhin gabime, të cilat shndërrohen në mutacione. Mutacione të tilla ndodhin tek kafshët, bimët, kërpudhat, bakteredhe viruset. Ato janë thuajse gjithmonë fatale, ndaj pasardhësit vdesin me ta para se të mund të shumohen.

Shumë rrallë, gabimi që ka ndodhur i jep një avantazh të tillë që i ndihmon pasardhësit të riprodhohen më me sukses sesa farefisi i tyre i pa ndryshuar. Viruset varen nga njerëzit që i përhapin ato dhe shumë prej tyre si HIV, Ebola dhe SARS-i origjinal, e bëjnë zakonisht një person veçanërisht infektiv vetëm pasi të jenë përhapur në të gjithë trupin.

Në atë pikë, qelizat e njeriut që e bartin virusin ndodhen nën një sulm në shkallë të gjerë, sistemi imunitar funksionon më shumë sesa duhet, dhe i sëmuri ndihet fizikisht i rraskapitur dhe në një gjendje të tmerrshme.

Nga një perspektivë evolucionare, virusi përfiton nëse kjo periudhë e infektivitetit ekstrem vazhdon për aq kohë sa të jetë e mundur, në mënyrë që tu japë pasardhësve të tij më shumë kohë për tu përhapur. Por vrasja e bujtësit, i kufizon papritmas shanset që një virus të infektojë të tjerët, edhe nëse virusi mund të përhapet nga një kufomë.

Kjo është arsyeja pse mutacionet që e bëjnë një virus më pak vdekjeprurës, favorizohen shpesh nga përzgjedhja natyrore. Sidoqoftë, në rastin e SARS-CoV-2 ky nuk është një faktor, pasi virusi i bën njerëzit më infektivë në kohën kur ata shfaqin simptomat e para, dhe disa javë para se ata të vdesin nga ndërlikimet shëndetësore.

Nëse një person vdes disa javë pasi ka qenë shumë infektues, kjo gjë nuk ka thuajse asnjë efekt në trajektoren evolucionare të virusit. Prandaj është po aq e mundshme që mutacionet  rastësore të shfaqen në kodin gjenetik viral, duke e bërë atë më vdekjeprurës, sikurse ka edhe mutacione të tjera po rastësore që bëjnë atë më pak vdekjeprurës.

B.1.1.7 dhe disa variante të tjera, përfshirë atë të identifikuar së fundmi në Kaliforni të SHBA-së, janë përhapur gjerësisht pasi kanë mutacione që modifikojnë mjetin që përdor virusi për të pushtuar qelizat. SARS-CoV-2 përdor proteinën e jashtme,për tu bashkuar me receptorët në sipërfaqet e qelizave, të cilat pasi të aktivizohen, lejojnë që virusi të injektojë brenda materialin e tij gjenetik.

Edhe pse mekanizmi mbetet ende jo shumë i njohur, ndryshimet në këtë proteinën ndihmojnë shumë B.1.1.7 dhe variantet e tjera që të depërtojnë në qelizat e njeriut. Një nga efektet, është se ato janë më infektive. Mister mbetet gjithashtu dhe fakti sesi B.1.1.7 përfundoi me një mutacion që e rrit vdekshmërinë dhe  e bën atë më infektues.

Ndoshta ndryshime të veçanta gjenetike kanë ndodhur në mënyrë të pavarur tek një individ të vetëm i infektuar, por gjithsesi shanset për këtë janë të ulëta. Meqë këto dy mutacione nuk u gjetën në shtame virale individuale para zbulimit të variantit B.1.1.7, nuk ka gjasa që dy variantet e virusit, secili me një nga dy mutacionet, të bashkojnë informacionin e tyre gjenetik tek një person i vetëm fatkeq.

Më i mundshëm, është një rrjet ndërveprimesh molekulare, gjë që do të tho se shfaqja e një mutacioni shkakton shfaqjen e tjetritashtu si dominotë që rrëzohen mbi njëra-tjetrën. Virologët po mbështesin gjithnjë e më shumë tezën se vetëm një numër i vogël ndryshimeshgjenetike po shkakton ndryshime thelbësore në sjelljen e virusit.

Variantet e reja, janë  të gjitha më të prirura për të pësuar mutacion sesa koronavirusi origjinal që u vërejt në Vuhan në fundin e vitit 2019. Koronaviruset kanë gjenome të mëdha,dhe materiali i tyre shtesë gjenetik, duket sikur është përdorur për të “kontrolluar gabimet” e kopjeve virale që bëhen brenda një qelize pritëse. / The Economist – Bota.al

LEXO TE PLOTE