Connect with Us

Dhunoi barbarisht me dru nënën/ Çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit 41 vjeçarit

Kronika

Dhunoi barbarisht me dru nënën/ Çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit 41 vjeçarit

Publikuar

-

Dhuna barbare në Krujë/ “Zgjohet” policia: Kanë nisur hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një 41-vjeçar ka rrahur me dru nënën e tij, ndërkohë që gjatë ndërhyrjes së Policisë i janë gjetur dhe dy thika në brez. Nëna e 41-vjeçarit si pasojë e plagëve që ka marrë është dërguar menjëherë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë , menjëherë pas njoftimit të marrë se në një banesë djali po dhunonte nënën duke i rrezikuar jetën , menjëherë kanë shkuar në adrësën e dhënë duke bërë neutralizimin dhe prangosjen e personit, i cili në momentin e kapjes nga policia, gjatë kontrollit fizk ju gjetën në trup edhe dy armë të ftohta thikë.

LEXO EDHE:  Vdekja e 35-vjeçarit/ Zbardhen detajet tronditëse

Në pëfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi : LXh., 41 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

Ky shtetas në banesën e tij është konfliktuar me nënën duke e dhunuar e goditur në trup me një send të fortë (dru) e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Aksident në aksin Lushnjë-Divjakë/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Lushnjë-Divjakë ka ndodhur pasditen e sotme ku dy persona kanë humbur jetën.

Mësohet se një makinë ka përplasur një motor dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi 51-vjeçar, Arben Sina dhe pasagjeri i tij.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Qarkullonte me armë me vete/ Vihet në pranga një person në Tiranë

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau 17-vjeçaren Griselda Gjikolajn/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë, arrest për jetë për Robert Përperaj i cili akuzohet për vrasjen e 17-vjeçares Griselda Gjikolajt tre vite më parë.

17-vjeçarja bashkë me vëllain e saj binjak jetonin të vetëm në Tiranë pasi prindërit ishin të divorcuar. Babai i saj jetonte në zonën e Kurbneshit në Mirditë, ndërsa mamaja në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 nëntor të vitit 2019. Një përplasje mes të rinjve la të vrarë Griselda Gjikolaj 17-vjeçe dhe të plagosur shokun e saj Erjon Benga. Dy plumba në kokë shkaktuan vdekjen e 17-vjeçares.

Prepepaj u konfliktua më parë me Bengën pranë fushës së aviacionit në Tiranë për shkakun se Prepepaj përndiqte Gjikolën. Nga hetimet paraprake thuhet se Benga i ka kërkuar atij që të mos i ngacmonte të fejuarën e mikut të tij, Samirit dhe në zënkë e sipër e ka qëlluar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjedia në Berat/ Gjendet një tjetër trup i pajetë nga shtëpia e shkrumbuar

Publikuar

-

Nga

Zjarr në një banesë në Tiranë/ Policia zjarrëfikësja në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja tragjike nga zjarri i një shtëpie natës së kaluar në lagjen “Muzakaj”, në Berat.

Është bërë me dije se në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një tjeter trup i djegur, i cili dyshohet se është shtetasi M.V., 37 vjeç, i biri i shtetasit J.V.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat. Pak orë më parë është gjendur mes shkrumbëve edhe trupi i pajetë i 61-veçarit Jovan Vangjeli./CNA.al

LEXO TE PLOTE