LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë e shkaktoi lindjen e feve monoteiste në botë?

24 Janar 2021, 11:16, Blog CNA
Çfarë e shkaktoi lindjen e feve monoteiste në botë?

Sipas organizatës amerikane Pew Research Center, sot mbi gjysma e botës praktikon Krishterimin, Islamin ose Judaizmin. Këto fe janë që të gjitha monoteiste, pra adhurimin në një Zot të vetëm. Por sipas studiuesve, kuptimi ynë modern i monoteizmit, është një dukuri e kohëve të fundit, madje më i ri edhe se sa fetë që përshkruam.

Po si u shfaq monoteizmi?Përgjigja është e ndërlikuar. Sipas studiuesve, monoteizmi nuk u shfaq me Judaizmin, as me Krishterimin apo Islamin. Por ai është një koncept modern. Dhe në varësi të mënyrës sesi e përkufizoni, ai ose u shfaq mijëra vjet para këtyre feve kryesore, ose qindra vjet më vonë.

Në një nivel sipërfaqësor, shumë fe të lashta duken politeiste. Pavarësisht nëse i referoheni Mesopotamisë apo Egjiptit të lashtë, Greqisë apo Romës, Mbretërisë së Aksumit në Afrikën Veriore apo Izraelit të lashtë: që të gjitha këto civilizime adhuronin dikur shumë perëndi.

?Realiteti është pak më i komplikuar?-thotë Endrju Dardin, historian i feve në Universitetin Shtetëror të Floridas, SHBA.

?Kur shihni historinë njerëzore, dallimi midis politeizmit dhe monoteizmit është shumë i vogël?-thotë Dardin për Live Science. Nëpër kultura të ndryshme, panteone ose grupe hyjnish specifike për një fe të caktuar, përshkruheshin shpesh si shprehje të së njëjtit entitet hyjnor, e ngjashme me atë që adhurojnë të krishterët si Trininë e Shenjtë -Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë – si shfaqje të ndryshme të Zotit.

Për shembull, në mijëvjeçarin e dytë Para Krishtit, poema e lashtë epike mesopotamiane, ?Enuma Elish?, e quan zotin kryesor Marduk me 50 emra të ndryshëm:me emrat e atyre Zotave që vareshin prej tij. Nënkuptimi ishte se këto Zota të një kategorie më të ulët, ishin vërtet shfaqje të një perëndie, Marduk, shkruan Jan Asman në librin e tij ?Fetë e botës së lashtë? të vitit 2004.

Por ky koncept i unitetit hyjnor,nuk ishte unik për Mesopotaminë. I njëjti koncept ekzistonte edhe në Greqinë e lashtë, Egjipt dhe Romë. Në Romën e lashtë rreth shekullit III Para Krishtit, një grup filozofik të quajtur Stoikët, pohuan se ekzistonte vetëm një Zot, emrat e të cilit ndryshonin vetëm sipas rolit të tij ose të saj në qiej dhe në Tokë, thotë Asman.

Forcimi i lidhjeve midis qytetërimeve, mund të ketë inkurajuar besimin tek uniteti hyjnor, pretendon më tej ai. Njerëzit krijuan lidhje midis Zotave të tyre dhe atyre të shoqërive të tjera.

Ata filluan të shohin Zota dhe panteone të ndryshme që nuk ishin në kundërshtim me njëri-tjetrin, por qenë shprehje të të njëjtit koncept. Disa studiues e krahasojnë idenë e unitetit hyjnor me monoteizmin. Asman e quan atë ?monoteizëm evolucionar?; ndërsa Dardin ?monoteizëm filozofik?.

Megjithatë, njerëzit e lashtë mund t?i kenë parë Zotat nga kulturat e ndryshme si të rrjedhur nga i njëjti burim i shenjtë. Në këtë kontekst, lëvizjet fetare nisën të kërkonin adhurimin ekskluziv të një Zoti. Në shekullin XIV para Krishtit, faraoni egjiptian Akhenaten krijoi një kult të përkushtuar vetëm ndaj perëndisë së diellit, Aton.

Ai i mbylli tempujt dhe shkatërroi imazhet e Zotave të tjerë. Dhe disa studiues besojnë se pikërisht në atë kohë izraelitët e hershëm filluan të adhuronin vetëm një perëndi:Yahweh, thotë Metju Çalmers, teoricien i fesë në Universitetin Veriperëndimor në Ilinois, SHBA.

Ai thotë se ishte një tranzicion që zgjati me shekuj, dhe do të kalonin shumë shekuj përpara se besimi në vetëm një Zot të çimentohej tek Judaizmi. Është e rëndësishme të theksohet se këta njerëz nuk e mendonin veten si monoteistë apo politeistë.

Këto lëvizje nuk e mohuan ekzistencën e Zotave të tjerë. Ato thjesht u kërkuan njerëzve që të mos i adhuronin më ata. Ngjashëm, të krishterët e hershëm nuk thanë qartazi se Zotat e tjerë nuk ekzistojnë; por Çalmers tha se ata nisën ti etiketonin ata si demonë.

Shpalljet se ka vetëm një Zot, u shfaqën në pjesë të Biblës Hebraike të shkruara rreth shekullit V Para Krishtit. Por në pjesët e shkruara më herët në historinë hebraike nuk ka pretendime të tilla, shton ai. Vetëm në shekujt III-IV Pas Krishtit, nisi më në fund të shfaqej koncepti i një Zoti të vetëm në liturgjinë e krishterë.

Sidoqoftë, studiuesit nuk bien dakord mbi kohën e saktë kur ndodhi kjo. Islami ishte pak më ndryshe. Kurani, që u shkrua brenda dekadave të shfaqjes së Islamit në shekullin VII, deklaroi që në fillim se kishte vetëm një Zot, shprehet Çad Hajnes, historian i fesë në Universitetin Shtetëror të Arizonës.

Por kjo nuk do të thotë që monoteizmi u shfaq me Islamin,pasi ishte një zhvillim që u shfaq me herët dhe evoluoi me kalimin e kohës. Pra, çfarë gjëje kaq domethënëse ndodhi në ato periudha historike, kur fetë filluan të deklaronin se ekzistonte vetëm një Zot? Është e pamundur të ketë një sqarim shterues të shkak-pasojës. Por në atë kohë ndodhën disa ndryshime të rëndësishme.

Më shumë njerëz po shkruanin idetë e tyre, sidomos elitat, thotë Çalmers. Zotërimi i një teksti fetar, u bë simbol i statusit social. Ndërsa shtetet filluan të mbështesnin lëvizje fetare specifike. Për shembull, në ditët e mëvonshme të Romës, ideja e një Zoti u përdor nga perandori Konstandin si një mënyrë për të bashkuar perandorinë e shkatërruar, thotë Dardin.

Por termi monoteizëm u përdor për herë të parë vetëm në vitin 1660, dhe dekada më vonë termi politeizëm. Më vonë, ky dallim u përdor si një mënyrë për të ndihmuar në shpjegimin pse disa shoqëri ishin të ?civilizuara? dhe të tjerat ishin ?primitive?./CNA.al

https://www.livescience.com/polytheism-to-monotheism.html

Lajmet e fundit nga