Connect with Us

Bolino merr në mbrojtje Veliajn dhe Metën, sulmon opozitën/ Me shpifje rrezikoni të humbisni prap në zgjedhje!

Politikë

Bolino merr në mbrojtje Veliajn dhe Metën, sulmon opozitën/ Me shpifje rrezikoni të humbisni prap në zgjedhje!

Publikuar

-

Bolino merr në mbrojtje Veliajn dhe Metën dhe sulmon opozitën/ Me shpifje rrezikoni të humbisni prap në zgjedhje

Botuesi Karlo Bolino, i ka dalë në mbrojtje presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, emri i të cilëve doli në përgjimet e antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’.

Në një analizë të gjatë, Bolino, rreket të tregojë se si njohës i mirë i gjuhës së mafiozëve, përvojë e fituar nga puna e tij si gazetarë, zakonisht grupet kriminale, i përdorin emrat e perosonave të njohur për mburrje dhe se gjoja kanë lidhje me ta.

Sipas tij, gazetarë dhe politikanë të opozitës po ndërtojnë kështjellat e tyre të zakonshme me rërë, pasi këta mafioze mitomanë italianë flasin vetëm për takime që do të donin të bënin dhe politikanë që do të donin të njihnin.

Ai shton se SPAK është më mirë të përqendrohet në skandalet e vërteta me të cilat është mbushur vendi, në vend që të shkojë pas fantazmave të gjeneruara nga imagjinata e 4 italianëve mitomanë.

Gjithashtu ai i bën thirrje opozitës, se me shpifje rrezikon të humbasë prap zgjedhjet e ardhshme.

“Kontakti i vetëm konkret në Shqipëri është me Ilir Kullën, gazetar dhe këshilltar i Ilir Metës, nga i cili pretendon se ka marrë një telefonatë (në mars 2018) për të organizuar një takim me prokurorin antimafia italian Cafiero De Raho. Kjo eshte e gjitha.

A është e besueshme që një mik i bosëve të mafias ka kaq shumë intimitet me prokurorin antimafia Cafiero De Raho? Dhe nëse do të ishte e vërtetë, a nuk do të kishte shpërthyer një skandal në Romë edhe para Tiranës, ndërsa në Itali askush nuk i ka dhënë asaj deri më tani ndonjë rëndësi, pikërisht sepse është e qartë se është një blof?

Në dhjetëra përgjime në të cilat këto ditë kryesisht gazetarë dhe politikanë të opozitës po ndërtojnë kështjellat e tyre të zakonshme me rërë, këta mafioze mitomanë italianë flasin vetëm për takime që do të donin të bënin dhe politikanë që do të donin të njihnin.

Asnjëherë për takime qe janë zhvilluar me të vërtetë dhe asnjëherë për biznese që janë bërë me të vërtetë. Ishte libri i tyre i ëndrrave. Dhe pastaj për orë të tëra ata flasin me entuziazëm për klishetë e zakonshme për shqiptarët, aq të dashur edhe për propagandën e opozitës: “atje ka korrupsion të madh …. ne mund të fitonim disa tendera…. ne mund të financojmë 3 kulla por duhet të marrim hua nga bankat… politikanet atje marrin ryshfet prej 20% … Socialistët duan të hyjnë në Evropë me çdo kusht dhe nëse ata hyjnë në Evropë edhe ne duhet të jemi atje… ne duhet të gjejmë kontakte të rëndësishme … “etj. etj.

 Mes te tjerash ata mendojnë t’i kerkojnë ndihme eurodeputetit të djathtë italian Lorenzo Cesa ‘’me kontakte politike qe ka në Tirane”, apo politikani Pier Ferdinando Casini (mik njohur i disa eskponenteve te PD-së shqiptarë) , i cili duket se ka premtuar që “kur të doni ne Tiranë i kemi dyert e hapura”.

Një lumë fjalësh dhe ëndrrash, që siç e pranojnë vetë prokurorët italianë, përfundoi në asgjë.

Por askush nuk flet për këtë përfundim të të njëjtëve prokurorë që nënshkruan dosjen dhe të cilët në fakt nuk kërkuan ndonjë hetim shtesë në Shqipëri. Për propaganden politike është e mjaftueshme për të ngritur tym, madje duke thirrur të ndërhyjë edhe Spak!

Ne fakt Spak është më mirë nëse përqendrohet në skandalet e vërteta me të cilat është mbushur vendi, në vend që të shkojë pas fantazmave të gjeneruara nga imagjinata e 4 italianëve mitomanë. Dhe opozita, nëse vërtet dëshiron të jetë e besueshme, do të bënte më mirë të kërkonte dhe të thoshte të vërtetën dhe të mos vazhdonte të ngjitej në pasqyrat e shpifjes siç ka bërë për tetë vjet, sepse pikërisht për këtë arsye rrezikon të humbasë prape edhe zgjedhjet e ardhshme.“/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Halim Kosova tregon tenderin korruptiv/ Tritani më kërkoi të mbyll sytë

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Mjeku Halim Kosova tregoi  mbrëmjen e sotme për një tender korruptiv për një ilaç për leuceminë, q ëish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i kishte kërkuar të mbyllte sytë.

Kosova tha se Shehu kishte ndërhyrë dhe I kishte dërguar një person në zyrë.

Kur kam qenë ministër është po Tritani që ka ndërhyrë që unë të mbyll sytë për një tender korruptiv, për një ilaç për leuceminë që e kishte çmimin shumë herë më të lartë se në treg. Ky është i joni më tha, për atë personin. Edhe më erdhi personi në zyrë, më tha jo kështu po ashtu, e i thashë: mos më vidh në sistemin shëndetësor sa të jem unë këtu se të gjen belaja”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Gjithahstu mjeku tregoi edhe një episod tjetër që i kisnte ndodhur në kohën kur ishte ministër me Genc Rulin.

LEXO EDHE:  Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Mafia detyron Aliun të heqë qafe Ejlylin

LEXO EDHE:  Kërkoi mandat të tretë dhe 800 mijë vota/ Strazimiri "i përvishet" Ramës

“Kur kam qenë ministër Shëndetësie më sinjalizuan njëherë për një vjedhje në Gjirokastër, çova një ekip kontrollues dhe personi i parë që më erdhi ishte Ruli, deputeti i parë në listën e PD në atë qark, e më tha ai është njeriu im, po t’i bësh gjë atij ma kë bërë mua. Drejtorit të spitalit të Gjirokastrës domethënë. I thashë stafit mos bëni gjë dhe një javë sa të jetë zgjedhjet se do më thonë mua e ka fajin ky do ma faturojë mua që doli keq në zgjedhje. Dhe një javë pas zgjedhjeve ky drejtori i spitalit dha dorëheqjen”, theksoi Kosova./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Halim Kosovës kundër Bashës/ Reagon Kulluri: Të vërteta të dhimbshme

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Halim Kosovës kundër Bashës/ Reagon Kulluri: Të vërteta të dhimbshme

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri, ka reaguar lidhur me deklaratat e Halim Kosovës sonte në ‘Open’ ku nuk e kurseu aspak Lulzim Bashën.

Me tone ironike, Kulluri shkruan se po ta kishte ditur se ish deputeti demokrat do thoshte disa të vërteta të dhimbshme për PD e Lulzim Bashës nuk do kishte folur asnjë fjalë 4 vite për të gjitha abuzimet arbitrare.

“Po ta kisha ditur qe Halim Kosova do thoshte disa te verteta te dhimbshme aq thjeshte per PD e Lulzim Bashes por jo te demokrateve, nuk do kisha folur asnje fjale 4 vite per te gjitha shtremberimet demokratike, abuzimin arbitrar me karrigen e kryetarit te PD, lartesimin e modelit te pazareve mes njerezve te korruptuar dhe medioker patologjik!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha është vlerë politike”/ Halim Kosova: Lum kush di të mësojë nga ai

Publikuar

-

Nga

“Berisha është vlerë politike”/ Halim Kosova: Lum kush di të mësojë nga ai

Mjeku i njohur Halim Kosova ka folur me superlativa për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kosova tha se me Berishën ka raporte shumë të veçanta, ndërsa e cilësoi si një njeri me vlera politike.

Kam raporte shumë të veçanta. Berisha për mua ka qenë shumë i veçantë, se sa vite që e kam pasur pedagog me thonte çohu në dërrasë të zezë dhe mundohej ku të më kapte. Më bënte pyetje të shumta dhe unë që mundohesha si e si ta gjeja diçka derisa ai qeshi dhe më tha: Nuk është shpikur akoma kjo që po kërkon të gjesh ti.

Berisha është një vlerë politike. Lum kush di të mësojë nga ai”, theksoi mjeku në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE