Aktualitet
Bashës i dalin gënjeshtrat sheshit/ Tenton tu hedh hi syve shqiptarëve me video të vjetra

Lulzim Basha nuk ndalet në përdorimin e fëmijëve dhe të dhimbjes së qytetarëve për qëllime politike.
Këtë radhë ka përdorur një video të emisionit të Elvis Naçit të tre viteve më parë, ku një kryefamiljar tregon jetën e tij të vështirë dhe të varfër. Halli që atëherë është zgjidhur nga Naçi dhe donatorë të tjerë, dhe kryefamiljari thotë se ndjehet mirë, është në punë dhe fëmijët janë tre vite më të mëdhenj!.
Këtë video e ka ripostuar kryeministri Edi Rama, të shoqëruar nga postimi “PA KOMENT dhe me keqardhje për çka mund ta shihni e ta gjykoni vetë”, shkruan Rama.
Vetë kryefamiljari Agim Qosja thotë se Lulzim Basha nuk mund të bëhet kryeministrit duke abuzuar në këtë mënyrë. Prandaj ai këmbëngul se do ta hedhë në gjyq Bashën pasi ka abuzuar me fëmijët e tij të mitur, duke përdorur një video të tre viteve më parë. Ndërkohë që gjendja e kësaj familjeje ka ndryshuar rrënjësisht!
“Jam ndjerë shumë keq, më kanë kthyer edhe një herë dhimbjen dhe trishtimin. Unë nuk doja të shfaqej më dhe nuk doja që të përdorej një video që ia kam kërkuar Elvis Naçit, nuk dua që të përdorin edhe dy fëmijët e mi të mitur që për mua janë jetim për politikë. Si mund të bëhet kryeminisër një njeri që merret me dy jetimë.
Unë këtë gjë do ta ndjek edhe në rrugë ligjore. Nuk e di sa do të më jepet mundësia por do ta ndjek në rrugë ligjore sepse kjo nuk është gjendja ime e vërtetë. Jeta ime ka ndryshuar që kur na e ka rikonstruktuar shtëpinë Elvis Naçi dhe Iliri. Kam gjetur edhe punë më të mirë dhe bën një jetë të mirë. Nuk është politikan një njeri që merret me dy jetimë dhe me video të të kaluarës”, tha kryefamiljari Agim Qosja.
Po ashtu edhe hoxha Ilir Selba u shpreh se Basha ka tentuar të mashtrojë qytetarët duke përdorur video të një fondacioni bamirësie dhe sipas tij nuk mund të bësh politikë me mashtrime. “Kanë tentuar të gënjejnë shqiptarët me video të të kaluarës dhe po mundohen të hedhin poshtë punën e madhe të fondacionit “Shqiptarët për Shqiptarët”. Po bëjnë politikë me video që nuk janë ekzkluzivitet i tyre, kjo familje e ka kapërcyer këtë vështirësi. Si mund të bëhet kryeminstër një njeri që mashtron”, tha Hoxha./CNA.al