Politikë
Aleanca Kuq e Zi ftesë partive të reja/ Të bashkojmë forcat për të rrëzuar monopolin e PD-PS-LSI

Aleanca Kuq e Zi u ka bërë thirrje të gjitha partive të reja të bashkohen me të kundër tre partive të mëdha, PS-PD-LSI.
Kryetarja e kësaj partie, Lumturi Ratkoceri u është drejtuar me një thirrje Astrit Patozit, Jozefina Topallit e çdo kreu tjetër që drejton një parti të bashkojë forcat duke formuar një pol të tretë për të rrezuar tre partitë kryesore që po mbajnë peng vendin prej 30 vitesh.
Mblidhet Aleanca KuqeZi thirrje 20 partive të reja: “Bashkohemi kundër PS-PD-LSI, përndryshe do asgjesoheni”
Aleanca Kuq e Zi I ben nje Thirrje te hapur forcave demokratike te vendit, ne vigjilje te zgjedhjeve te 25 prillit.
Te dashur motra e vellezer shqipetare, I dashur Kombi im! Te nderuar njerez te ndershem te ketij vendi! Te nderuara parti patriotike, parti te reja dhe parti establishment, qe kerkoni ndryshimin.
Aleanca KuqeZi ju fton të bashkohemi si të barabartë mes te barabarteve në një Pol të III, kundër 3 partive që mbajne peng Shqipërinë per 30 vjet.
Komunizmi u zevendesua me neokomunizmin ku ligjet e demokracise u zevendesuan nga praktikat mafioze. Te ndodhur perballe tre klaneve mafjoze qe kane ne dore jo vetem te gjitha pushtetet po dhe eksperiencen e pasur deri ne perversitet te shkaterrimit qe ne embrion te çdo perpjekjeje qe cenon interesat e tyre., te gjitheve ne, na del detyra te reagojme”, tha kryetarja e Aleancës Kuq e Zi.
Lumturi Ratkoceri shprehet më tej se ndryshimi i Kodit Zgjedhor është shembulli më i mirë i kësaj politike të deformuar, duke shtuar se mënyra e vetme për t’i rëzuar është pikërisht bashkimi i forcave të partive të reja, ku thekson se monopoli dhe eshtabilishemti thyhet nëse garojnë të bashkuar.
“Sistemi elektoral dhe kodi i ri zgjedhor eshte shembulli me i qarte i kesaj politike.
- Ky sistem elektoral favorizon vetem PD-PS-LSI. Mekanizmi elektoral, nuk lejon komisioner ne kutite e votimit te asnje partie tjeter perveç PD-PS-LSI.
- Ndryshimet kushtetuese kushtëzojnë (ne fakt pengojne) futjen në parlament te forcave te reja nepermjet vendosjes se dy pragjeve rajonale dhe kombetare.
- Pengesat dhe barrierat finaciare, ligjore, mediatike dhe politike nuk lejojnë një garë të ndershme dhe konkuruese për partitë e tjera kundër PD-PS-LSI.
Ne keto kushte, Aleanca KuqeZi mendon se e vetmja zgjidhje eshte formimi i nje Poli te Trete si nje bashkim i forcave progresiste kunder mafies tripartiake! Ndaj AK, i fton të gjitha partitë të bashkohen me një listë të përbashkët mbi një marrveshje të noterizuar zyrtarisht për lista të hapura kandidatësh me qëllim konkurimin e ndershem dhe fitoren.
Monopoli dhe establishmenti thyhen vetēm nëse garojmë të bashkuar. Jemi e vetmja shprese per miliona shqiptare te pakenaqur nga mafia ne pushtetin e ketyre 30 viteve! Ne e kemi per detyre ti pergjigjemi nevojes se tyre”, tha ajo./CNA.al