Connect with Us

Aksident i rëndë/ Përplasen tre makina, humb jetën 46-vjeçari, dy gra në spital

Kronika

Aksident i rëndë/ Përplasen tre makina, humb jetën 46-vjeçari, dy gra në spital

Publikuar

-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Krujës, me pasojë vdekjen e një personi.

Policia njofton se ka mbetur viktimë 46-vjeçari A. S., si dhe ndodhen në spital shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.

Ndërkohë, në pranga kanë rënë shtetasit D. S., 40 vjeç, banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has, pasi shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku ndodhej viktima dhe dy të plagosurat, e më pas edhe me mjetin tip “Audi”.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has, pasi më datë 23.01.2021, në orën 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

LEXO EDHE:  U shpall në kërkim nga policia/ Oficeri i policisë largohet nga vendi

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip “Ford”, A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.

Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Ndryshonte datën e skadencës të ushqimeve/Arrestohet 62-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 62-vjeçar ka rrënë në prangat e policisë pasi akuzohet se u ndryshonte datat e skadencës produkteve ushqimore, të cilat më pas i tregëtonte si produkte bio.

Mihal Kote tregëtonte mallra ushqimore, të tipit bulmet dhe vaj ulliri përmes subjektit “Saranda.al”, produkte që pas kontrollit të policisë rezultuan të skaduar dhe jashtë standardeve të konsumit.

Kote mblidhte vaj luledielli të skaduar, pa etiketë, të cilin e  riambalazhonte me etiketë të re nën emrin “Saranda Al”, poashtu djathin e lopës e shiste si djathë dhie. Në ambjentet e sibjektit të tij, u gjetën dhe produkte të tjera të papajisura me faturë tatimore me TVSH.

LEXO EDHE:  Arrestohet shkodrani/ Torturon ish-të dashurën në banesë

LEXO EDHE:  U shpall në kërkim nga policia/ Oficeri i policisë largohet nga vendi

Mbi Mihal Koten rëndojnë akuzat për “mashtrim”, “mospagim taksash dhe tatimesh” dhe “fshehje të ardhurash”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohen 10 persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, janë vënë në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit dhe Hetimit të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 62 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin e tij tregtar u konstatua se ky shtetas kishte të ndryshuara datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte, kishte paraqitur të rremë etiketimin e disa produkteve ushqimore që shiste dhe disa produkte të tjera i kishte të papajisura me fatura tatimore me TVSH.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. R., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar heroinë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ndalimi i shtetasit K. N., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. R., 29 vjeç, sepse në rrugën “Frederik Shiroka”, në lokalin që kishte marrë me qira u konstatua duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit (baste sportive).
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin e shtetasve A. A., 50 vjeç dhe M. Z., 34 vjeç, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur portofolin e shtetases M. C.

LEXO EDHE:  Arrestohet shkodrani/ Torturon ish-të dashurën në banesë

LEXO EDHE:  Ngacmoi seksualisht një të mitur/ Arrestohet 51-vjeçari në Fier

Specialistët e Qarkullimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. R., 49 vjeç, për veprat penale veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi më datë 01.03.2021, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin I. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
F. V., 68 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale;
E. H., 34 vjeç dhe S. B., 27 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
—-
•Më datë 03.03.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit Sh. N., 35 vjeç, sepse me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit A. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Emrat-Identifikohen bashkëpunëtorët e vrasjes së 31-vjeçarit në Vlorë/ Çfarë gjeti policia te vendi i krimit

Publikuar

-

Nga

Gjendet i pajetë në magazinën e firmës pronari i një biznesi në Tiranë

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e dyshuar për vrasjen e 31 vjeçarit Taulant Gjikaj (Beqiraj, Manaj), në Vlorë.

Sipas BW, janë shpallur në kërkim shtetasit Skedjan Gabrani dhe Elton Hajnaj, të cilët kanë ndihmuar autorin e dyshuar të krimit, 44-vjeçarin Hansi Jonuzi, në vrasjen e 31-vjeçarit.

Gjithashtu mësohet se gjatë kontrollit në vendngjarje, policia gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja pistolete dhe 1 kapuç./CNA.al

LEXO TE PLOTE