Connect with Us

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

I dehur në timon, me shpejtësi skëterrë/ Shoferi përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Korcë, në afërsi të fshatit Buçimas.

Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor me iniciale P.Gj., i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë moti i keq.

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, një automjet dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. Gj., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj“, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  LSI bashkon votat me Rilindjen/ Pas Dakos kalon buxhetin e Filos në Korçë

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Shoferi humb kontrollin/ Përmbyset në rrugë trajleri me tulla në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Shoferi humb kontrollin/ Përmbyset në rrugë trajleri me tulla në Elbasan

Një trailer i mbushur me tulla ndërtimi është aksidentuar pasditen e sotme në autostradën Elbasan-Tiranë.

Si pasojë e humbjes së kontrollit, mjeti ka përfunduar në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Trafiku u bllokua për disa minuta në këtë aks./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Tiranë/ E reja i jep fund jetës, vëtëhidhet nga lartësia e pallatit

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Tiranë/ E reja i jep fund jetës, vëtëhidhet nga lartësia e pallatit

Një njarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë në zonën e Don Boskos, ku një grua rreth 30 vjeçe është vetëhedhur nga lartësia e katit të 3-të të pallatit ku banonte duke ndërruar jetë në vend.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.03.2021, rreth orës 15:55, në rrugën “Don Bosko” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 3-të të pallatit ku banonte shtetasja S. K., rreth 30 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qëlloi për vdekje babain/ Del para gjykatës 25 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Qëlloi për vdekje babain/ Del para gjykatës 25 vjeçari

Erdis Rapi, 25-vjeçari, që qëlloi për vdekje babanë e tij Dhori Rapi, 52 vjeç dy ditë më parë ka dalë sot para Gjykatës së Fierit për masën e sigurisë.

I riu goditi me shkop në kokë të premten babain e tij i cili gjeti vdekjen në vend. Report Tv raportoi se në rrjetin e tij social, i riu ishte shumë aktiv, ku poston foto i rrethuar me lekë ndërsa i pëlqen që ta quajë veten “djalë unik”.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:50, në fshatin Luar, në Roskovec. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit i cili sot pritet të mësojë nëse do të qëndrojë apo jo në burg./CNA.al

LEXO TE PLOTE