LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A mund ta ndalim degradimin e demokracisë shqiptare?!

24 Janar 2021, 07:36, Opinione CNA
A mund ta ndalim degradimin e demokracisë shqiptare?!

Nga: Bislim Ahmetaj

Në vitin 91 pati votime të drejta por jo të ndershme dhe fitoj frika.

Në vitin ’92 ka pas votime të drejta dhe demokratike dhe ka fituar e drejta.

Në vitin 96 kishte votime të rregullta por pa kundërshtarë dhe s’fitoj askush.

Në vitin 97 votimet u banë më grykën e pushkës njëlloj  si në 44-46-n dhe fitoj vdekja.

Nga viti 2001 dhe deri sot votimet janë kthye në biznes dhe zgjedhjet  i fiton ai që jep ma shumë, dhe i humb ai që blihet ma lirë.

Ka ardhë koha për një revizionim dhe vlerësim të votës dhe demokracisë.

Përndrysh “demokracia dhe vota  do të mbeten kafshatë që s’kapërdihet ma për shqiptarin”.

Koha është tani, nëqoftëse lëshojmë pe dhe shitemi e blihemi si të ishim gica Pashkësh apo kingja Bajrami edhe në këto zgjedhje të jeni të sigurtë që në Shqipëri do të lulëzoj demokracia  putino-erdokaniste.

E kam seriozisht, po ama shumë seriozisht.

Nuk është në pyetje kush i fiton zgjedhjet, është në pyetje sistemi demokratik dhe vota e lirë.

I  pabesueshëm  për shëndetin mendor të njerëzve normal është fakti që sipas shumë sondazheve  parti e parë vazhdon të jetë Partia e Punës së Shqipërisë.

Kjo mund të jetë e vërtetë vetëm në rastin kur vota shndrrohet në mallë tregu.

Nuk është argument të mbështesësh një qeveri që ka shëmbur dhe rrënuar çdo kod moral dhe demokratik se s’kemi kujt tja japim votën.

Kemi kujt t’ja japim votën, të gjitha partitë që janë kundër Partisë së Punës së Rindërtuar janë njëqind herë më të mira se ajo .

Ndaj duhet të merrni frymë thellë para se të vendosni të shiteni apo të bliheni për një gic apo qingj.

Varfëria në asnjë kohë nuk e ka përcaktuar karakterin  e familjes shqiptare edhe pse ka qënë prezent historikisht në këtë vend. Shqiptari ka mbet i varfër edhe për arësyen që nuk është shitë e  ble si mall pazari.

Vota është karakter, vota është vlerë morale.

Vota është pushteti i vetëm e njeriut të ndershëm ndaj duhet ti japim vlerë asaj,  në mënyrë të veçantë kësaj rradhe që të mos të humbim edhe demokracinë edhe lirinë./CNA.al

Lajmet e fundit nga