LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

3500 metra mbi nivelin e detit, “çudirat” me Messin dhe stadiumi, ç’duhet të dini për ekipin e ri të Armando Sadikut në Bolivi

24 Janar 2021, 20:19, Sport CNA
3500 metra mbi nivelin e detit, “çudirat” me Messin dhe

Armando Sadiku po pret të zyrtarizohet te FC Bolivar në Bolivi, pas largimit nga Erezumspor në Turqi. Elbasanasi tanimë është prezantuar në rrjetet sociale nga presidenti i klubit, teksa do jetë lojtari i parë me origjinë shqiptare që luan në vendin e Amerikës Latine.

FC Bolivar është skuadra me e madhe në Bolivi, teksa ka fituar 20 nga 49 titujt qëkur Federata e re e futbollit u krijua. Skuadra ka si qytet La Paz, kryeqytetin e vendit që gjendet në lartësinë 3500 metra mbi nivelin e detit.

Shpeshherë, lojtarët që nuk kanë lindur në Bolivi kanë probleme me frymëmarrjen në këtë lartësi. Jo më kot, Federata e Futbollit i zhvendos ndeshjet kryesore të Kombëatres së Bolivisë në atë stadium, për të qenë një pengesë me shumë për kundërshtarët. Edhe Messi ka vjedhë në duelin Bolivi ? Argjentinë, duke mos u mbushur me oksigjen.

Stadiumi ka një kapacitet prej 41 mijë e 143 vendesh dhe mban emrin Hernando Siles Reyes, presidentit të 31-të të Bolivisë. Skuadra stërvitet në një kompleks modern me 5 000 vende për tifozët, ndërsa muajt e fundit ka lindur ideja për të ndërtuar aty edhe një stadium të ri.

Bolivar dhe presidenti i saj Marcelo Claure kanë një marrëveshje bashkepunimi me Etihad dhe City Football, teksa Sadiku mund të ketë një shans të lëvizë edhe në Miami te Inter, ekip që ka si president Beckham dhe bën pjesë në këtë shoqëri futbolli.

Lajmet e fundit nga