Connect with Us

Zgjedhja e kandidatëve në Institucionet e Rivlerësimit/ Ish prokurori tregon ndërhyrjet për emërimet

Politikë

Zgjedhja e kandidatëve në Institucionet e Rivlerësimit/ Ish prokurori tregon ndërhyrjet për emërimet

Publikuar

-

Ish prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muci pretendon se anëtarët e KPA , u zgjodhën politikisht në postet e vettingut, duke paraqitur prova dhe fakte të tejkalimit të procedurave dhe kritereve për të qenë pjesë e këtyre intitucioneve.

Sipas tij “në pikën 6 të nenit C të Aneksit të Kushtetutës listat me aplikantët që plotësonin kriteret formale për secilin pozicion dhe ata që nuk i plotësonin, i’u dërguan ONM – së. Kjo e fundit kishte detyrimin të verifikonte dhe vlerësonte kandidatët sipas kritereve dhe të bënte rekomandimet për Kuvendin.

Avokati i Popullit dhe ONM-ja i dërguan Kuvendit dy lista, njëra me kandiatë që plotësonin kriteret dhe tjetra me kandidatë që nuk plotësonin kriteret.

Kuvendi ngriti një Komision me 6 pjesëtarë deputetë, që shqyrtoi listat. Por sipas nenit C((88)) e Aneksit të Kushtetutës 9 një Komision me pesë vota mund të bënte kalimin e kadidatëve nga lista e atyre që nuk i plotësojnë kriteret, sipas ONM – së, në listën e atyre që i plotësojnë apo te lista e kandidatëve për votim. Më pas Kuvendi procedoi me zgjedhjen e anëtarëve të Institucioneve të rivlerësimit.

Kush janë gjyqtarët që shkelën rregullat e lojës?

Me shkresën nr. 32 datë 17.02.2017 drejtuar ONM- së, Avokati i Populli konstatoi se nga shqyrtimi i kujdesshëm i dosjeve të aplikantëve që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e institucioneve të rivlerësimit i plotësonin kriteret formale të parashikuara nga neni 6 i Ligjit 84//22016, 29 kandidatë dhe nuk i plotësonin kriteret 163 kandidatë. Aplikantët Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz dhe Natasha Mulaj ndodheshin në listën e kandidatëve që nuk plotësonin kriteret dhe konkretisht nuk plotësonin kriterin e vjetërsisë.

Në datën 03.03.2017 znj. Genoveva Ruiz Calavera,, Kryetare e Bordit Drejtues të ONM-së, i ridërgoi Avokatit të Popullit listat e kandidatëve së bashku me vlerësimet dhe rekomandimet e vëzhguesve të ONM-së për secilin kandidat. Edhe këtu aplikantët Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz dhe Natasha Mulaj rezultojnë në listën e kandidatëve që nuk plotësonin kriteret dhe konkretisht nuk plotësonin kriterin e vjetërsisë.

LEXO EDHE:  Kuvendi letër deputetëve, kërkohet buxhet i pavarur nga Qeveria

Pas këtij momenti Kuvendi,duke mos marrë në konsideratë vlerësimet e Avokatit të Popullit dhe ONM- së, nxjerr Vendimin nr. 14 datë 06.03.2017 “Për kthimin e dosjeve të kandidatëve që kanë shprehur interesin për të kandiduar për institucionet e rivlerësimit tek Avokati i Popullit për riplotësim të dokumentave dhe rihapjen e thirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit nga aplikantë të rinj për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit” .

Me këtë veprim Kuvendi ka ndërhyrë drejpërdrejt në kompetencat që Kushtetuta i njeh.

Rezulton që 4 nga 7 anëtarët aktualë të KPA-së nuk i kanë plotësuar kriteret sipas Avokatit të Popullit dhe ONM-së.
Ky veprim është kryer për të kontrolluar këtë proces duke detyruar Avokatin e Popullit që të dërgojë në Kuvend listat me emra që ai dëshironte dhe që do i bindeshin politikisht Kuvendit.

Ish-Sekretarja e Përgjithshme, anëtarja aktuale e KPA-së, Albana Shtylla me shkresën nr. 811//66 datë 10.03.2017 i dërgon për zbatim Avokatit të Popullit. Vendimin e Kuvendit nr. 14 datë 06.03.2017 së bashku me dosjet e aplikantëve . Por, duke qenë se procedura e marrjes së aplikimeve, verifikimit të kritereve dhe dërgimit të dosjeve të aplikantëve në Kuvend ishte parashikuar në detaje në Kushtetutë, Avokati i Popullit nuk i ka pranuar këto dosje.

Avokati i Popullit së bashku me dy vëzhguesit e ONM-së, Theo Jacobs dhe Peter Ainsëoth në datën 28.03.2017 hartojnë dhe një protokoll të ri për rivlerësimin e kandidatëve, tashmë të vlerësuar një herë, duke u dhënë mundësinë atyre që pas paraqitjes të dokumentave të kalojnë në listën e atyre që plotësojnë kriteret formale./CNA.al

Kërkesë padia 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A ka bërë Najada Çomo ndërhyrje në fytyrë? Flet kirurgu estetik

Publikuar

-

Nga

Panajot Papa është një kirurg estetik, i cili i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” ka dhënë mendimin e tij për disa politikanë të njohur shqiptarë nëse kanë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë apo jo.

Në ekran është shfaqur edhe fotoja e kandidates për deputete nga PS dhe mjekes Najada Çomo.

“Në këtë lloj rasti, fotografia e dytë ka më shumë ndriçim. Fotografia në këtë lloj rasti duket sikur ka bërë një trajtim, por duhet parë pacienti. Ekzistojnë disa filtra në Instagram që mund të arrihet një foto e tillë. Mund të ketë bërë botoks tek balli”, tha doktori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot biznesmen dhe politikan/ Agron Shehaj zbulon si e fitoi milionin e parë

Publikuar

-

Nga

Kandidati për deputet i PD, Agron Shehaj është pyetur se si e fitoi milionin e parë

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka treguar fillimet e tij në biznes dhe ndihmën që i kanë dhënë prindërit.

“Në 2005 mora 40 mijë euro borxh tek prindërit, prindërit e mi ishin punëtor në Itali. Me shumë punë, janë edhe mjeshtra të kursimit, i mblodhën këto para. Si e kam bërë milionin e parë? Kjo është pyetja ime e preferuar. Është suksesi i parë ai që më jep më shumë kënaqësi. Me shumë punë, mund dhe duke rrezikuar. Është falë prindërve të mi që kam arritur sukseset që kam arritur. Me 40 mijë euro fillova biznesin, përballova shpenzimet e para, pastaj me shumë punë, bëra nja ca borxhe kuptohet. Biznesin e kam krijuar këtë për tregun italian. Babait ia ktheva paratë pas 3 vitesh”, tha Shehaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për shit-blerjen e votës.

Rama tha se Kim është përdorur në mënyrën më brutale nga opozita e Lulzim Bashës.

Kreu i qeverisë deklaroi në Vizion Plus se është shumë dakord me thirrjen e ambasadores për fenomenin e shit-blerjes së votës.

Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit, në ikonë propagande, të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që e dimë të gjithë, që jam 100% dakord, që ka bazë, lidhur me shit-blerjen e votës. Nuk ka fare diskutim! Nuk di çfarë të dhënash ka ajo, por nuk duhet të kesh të dhëna për të shprehur këtë shqetësim”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE