Connect with Us

VIDEO/ Mbrojtja e Romës “fut ujë”, Kumbulla bëhet “lëmsh” me Smalling

Seria A

VIDEO/ Mbrojtja e Romës “fut ujë”, Kumbulla bëhet “lëmsh” me Smalling

Publikuar

-

Marash Kumbulla është rikthyer si titullar edhe në kampionatin italian pasi luajti 120 minuta në Kupë kundër Spezias. Mbrojtësi shqiptar po luan sërish ndaj të njëjtit kundërshtar, vetëm se këtë herë bëhet fjalë për Seria A.

Roma e kaloi e para në avantazh me Majoral, ndërsa barazimi erdhi në minutën e 23, në një situatë tërësisht të evitueshme. Teksa Kumbulla po markonte sulmuesin e Spezias e ka larguar topin me kokë, por sfera është përplasur në trupin e Smalling që gjendej shumë afër.

Në këtë mënyrë do t’i dhurohej mundësia e golit Spezias, ku nëse do të kishte një komunikim më të mirë mes dy mbrojtësave të Romës, padyshim që do të evitohej kjo situatë kaotike.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Më i miri i të gjitha kohëve, Ibra nuk ka dyshime: “Fenomeni” ishte futbolli

Publikuar

-

Nga

Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, ai të cilin suedezi e vlerëson si idhullin e tij dhe do të dëshironte që ta kopjonte në gjithçka. Sulmuesi i Milanit ka bërë të ditur gjatë një intervistë për “Discovery Plus” se lojtari që ka admiruar më shumë ishte Ronaldo braziliani dhe se për të, ai ishte më i miri i të gjitha kohëve.

“Ronaldo “Fenomeni”. Ai ishte lojtari më i kompletuar. Ka lojtarë që luajnë, por për mua ai është futbolli vetë. Duke e parë të luajë, çdokush do të dëshironte të bënte si ai. Ai ka ndryshuar lojën plotësisht, mënyra se si lëvizte, mënyra se si driblonte. SIpas meje, është më i miri i historisë”, theksoi Ibra.

Gjatë intervistës ai ka treguar edhe çelësin e suksesit dhe urisë që ka për të luajtur futboll edhe në këtë moshë. “Përgjigja është e thjeshtë, unë nuk kam humbur kurrë pasionin për atë që bëj. Dhe kur zbres në fushë, sidomos pas dëmtimit, sa herë që prek topin ndjehem si një fëmijë i vogël që ha karamele për here të parë. Jam i lumtur dhe mirënjohës për çdo herë që mund të vesh këpucët e futbollit, të zbres në fushë, të ndjej erën e barit, të marr topin e ta prek sa më shumë që të jetë e mundur”, shpjegoi Ibrahimoviç.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Bursa në Kinë bllokon aksionet e Suning, te Interi tani presin të rejat nga…

Publikuar

-

Nga

Grupi Suning, i cili kontrollon klubin e Interit, po përballet me një situatë të komplikuar financiare dhe po noton në paqartësi të cilat mund të pasqyrohen shumë shpejt edhe në klubin Italian. Sot, Bursa e Zhenzhen ka bllokuar paketën e aksioneve të Suning, në pritje të një lajmërimi rreth transferimit të 20-25% të kapitalit.

Sipas zërave në tregjet financiare, janë dy hipoteza që kanë çuar në këtë situate. E para është blerja e aksioneve nga “AliBaba” që kontrollohet nga miliarderi Xhek Ma, ndërsa e dyta nuk përjashtohet që mund të jetë shteti ai që do të marrë kontrollin e kompanisë.

Meqë Interi i përket portofolit të kësaj kompanie, çdo ndryshim në drejtimin e saj do të pasqyrohet në këtë klub. Për të gjithë është e qartë se Suning ka mungesë likuiditeti dhe prej disa muajsh ka filluar të mendojë si të shesë disa prej aseteve financiare që zotëron, mes të cilave edhe kuotat e kontrollit të Interit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Stankoviç rikthehet në Milano pas shumë kohësh, tifozët e Interit i rezervojnë pritje elektrizuese

Publikuar

-

Nga

Dejan Stankoviç rikthehet në Milano, kësaj here si trajner i Crvena Zvezdës e cila do të sfidohet sot ndaj Milanit në ndeshjen e dytë të fazës së 1/16 të Europa Ligës me fillim nga ora 21:00.

Ish-mesfushori i Interit i cili me klubin zikaltër fitoi gjithçka përfshirë dhe Champions-in në sezonin e magjishëm të tripletës, ka marrë një pritje të ngrohtë nga tifozët e skuadrës zikaltër.

Në momentin e mbërritjes së autobusit të skuadrës nga Beogradi, ultrasit e Interit e mirëpritën me flakadanë dhe kore nga ku i dhuruan edhe bluzën e identifikuar si ultras të skuadrës nga Milano.

Kujtojmë se Stankoviç ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Interit dhe tifozët zikaltër e admirojnë së tepërmi teknikun serb, pasi prej 9 sezonesh ai mbajti veshur fanellën e Interit.

View this post on Instagram

A post shared by 𝐎𝐍 𝐓𝐇𝐄 𝐒𝐓𝐀𝐍𝐃𝐒 𝐈𝐒 𝐖𝐇𝐄𝐑𝐄 𝐖𝐄 𝐋𝐈𝐕𝐄 (@ultrasbible)

LEXO TE PLOTE