LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj në përgjimet e ‘Ndraghetas’/ Basha thirrje SPAK: Të kërkojë pa vonesë fashikujt e hetimit

23 Janar 2021, 16:56, Politikë CNA
Veliaj në përgjimet e ‘Ndraghetas’/ Basha thirrje SPAK:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është i ftuar pasditen e sotme në ?Kjo Javë? , ku mes të tjerash është pyetur dhe në lidhje me përgjimet e Antimafias italiane, ku flitet për abuzime me lejet e ndërtimit në Tiranë.

Ai tha se Tirana është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të krimit, ndërsa sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Mes të tjerash ai i bëri thirrje SPAK që të hetojë këtë çështje.

?Qëndrimet e Partisë Demokratike, denoncimet e Partisë Demokratike për kthimin e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të krimit nga kryetari i bashkisë me mbështetjen e kryeministrit si dhe roli i krimit të organizuar shqiptar por edhe rajonal në bashkëpunim me qeverinë shqiptare i ka kushtuar shumë shqiptarëve.

Me të vërtetë këtu po ndërtohen kulla të larta që siç dalin nga përgjimet janë rezultat i bashkëpunimit të mafias italiane me kryebashkiakun, me ministrat, me pushtetarët e lartë nën varësinë e Kryeministrit, janë bashkëpunëtorë të kryeministrit siç ishte edhe Saimir Tahiri, po kështu i zbuluar nga përgjimet e anti-mafias italiane.

Nga paratë tona publike që derdhin beton në Tiranë, betonizojnë Tiranën ndërkohë që shqiptarët varfërohen xhepat e tyre zbrazen, kostoja e jetës rritet, pamundësia për të gjetur një vend pune thellohet dhe katastrofa më e madhe kombëtare është largimi i të rinjve.

Pra ajo që demonstrojnë këto përgjime është ajo që ne kemi denoncuar prej 8 vitesh, që Edi Rama dhe kupola e tij qeverisëse kanë menduar dhe mendojnë vetëm për veten e tyre.

Ajo dua të them sot nga kjo studio, është një thirrje Prokurorisë Shqiptare në veçanti Strukturës së Posaçme anti-Korrupsion që pa asnjë vonesë të kërkojnë fashikujt e këtij hetimi që është disavjeçar nga anti-mafia Italiane dhe të nis hetimin paralel me Shqipërinë.

Natyrisht drejtësia e vërtetë nuk mund të vijë pa çliruar qeverisjen, kjo është në fakt domethënia e 25 prillit?, tha ai./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga