LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjetër goditje me zero e Tares, ish-futbollisti i Arsenalit pranë kalimit te Lacio

23 Janar 2021, 12:45, Sport CNA
Tjetër goditje me zero e Tares, ish-futbollisti i Arsenalit pranë

Sokratis Papastadopulos, pritet të jetë afrimi i ri i Lacios në këtë merkato janarit.

Mbrojtësi grek ndërpreu kontratën e tij me Arsenalin dhe tani është një futbollist i lirë për të zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme. Në gjurmët e futbollistit janë vënë dy skuadra italiane, Xhenoa dhe Lacios.

Megjithatë skuadra kryeqytetase është e avantazhuar dhe sipas ?La Gazzetta dello Sport? shumë shpejt pritet të mbyllet marrëveshja përfundimtare. Një tjetër goditje me parametër zero kjo e drejtorit sportiv, Igli Tare, i cili shquhet për afrime të goditura, që kanë tërhequr vëmendjen të Lacio në këto vite.

Lajmet e fundit nga