Vetingu
Skandali seksual në Gjykatë dhe pasojat/ Vettingu nis hetimet për gjyqtaren

Gjyqtarja e Gjirokastrës Blerta Çibuku (Marku), është vënë nën hetim nga Vettingu, në fund të vitit që lamë pas.
E njëjta gjyqtare është bërë objekt në media në vitin 2016, pas denoncimit të skandalit seksual të gjyqtarit Guximtar Boçi. Në vitin 2016, kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi shkarkimin nga detyra të kryegjyqtarit të Gjirokastrës Guximtar Boçi. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në atë kohë, ka urdhëruar inspektimin e punës së gjyqtares Blerta Çibuku (Marku), pasi dyshohej se ajo kishte shkelur rëndë figurën e gjyqtarit.
Kujtojmë se në videon e transmetuar nga emisioni “Stop” , gjyqtarja Çibuku, rezulton duke biseduar me një grua, e cila ishte palë në procesin gjyqësor për ndarjen e pronësisë së një banese trekatëshe dhe një supermarketi në qytetin e Gjirokastrës.
Përpara dhënies së vendimit gjyqtarja komunikon në zyrë direkt me palën e paditur, gjë e cila është e ndaluar, duke i thënë se nuk mund t’ia jepte fitoren asaj në gjykatë, pasi dhe Guximi, gjyqtari që i kishte kërkuar favore seksuale, të paditurës, i kishte pohuar “…bëj ç’të duash…”.
Në këto rrethana, inspektorët e ministrisë së Drejtësisë sekuestruan vendimin e datës 27 shkurt 2015 të kësaj gjyqtareje, që informonte 40-vjeçaren disa ditë para se do e humbte gjyqin në shkallën e parë.
Të gjitha këto veprime, sipas inspektorëve të KLD cënonin rëndë figurën e gjykatësit. Nuk dihet se çfarë vendimi ka marrë KLD për këtë rast.
Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Blerta Çibuku (Marku), të ardhurat i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit si dhe nga emigracioni. Patundëshmëri ajo deklaron një apartament banimi 110 m2 ,me vlerë 900 000 lekë si dhe 300 m2 truall në Sarandë me vlerë 144 000 lekë, të blerë nga bashkëshorti në vitin 2011.
Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Blerta Çibuku (Marku).
Viti 2003
Ap banimi 110 m2 ,me vlerë 900 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 62 000 lekë.
Viti 2004
Ap banimi 110 m2 ,me vlerë 900 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 933 000 lekë.
Shpërblim 30 000 lekë.
Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 447 909 lekë,orë shtesë 58 886, shpërblim 20 000 lekë dhe raport lindjeje 218 795 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga emigracioni, 4 000 euro.
Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 837 333 lekë, shpërblim 8 880 lekë.
Të ardhura të krijuara nga puna e private e bashkëshortit Dritan Marku, 230 000 lekë.
Kursime 200 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga emigracioni, 2 500 euro.
Të ardhura dhe kursime të bashkëshortit në shumat 8 000 euro dhe 1 000 000 lekë.
Autoveturë Opel e bashkëshortit 2 000 euro.
Viti 2007
Bashkëshorti ka shiitur makinën 250 000 lekë dhe ka blerë një tjetër me të njëjtën vlerë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 928 080 lekë, shpërblim 14 884 lekë.
Të ardhura të krijuara nga puna e private e bashkëshortit Dritan Marku, 500 000 lekë.
Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 817 170 lekë.
Të ardhura të krijuara nga puna e private e bashkëshortit Dritan Marku, 500 000 lekë.
Kursime, 500 000 lekë.
Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 097 865 lekë.
Të ardhura të krijuara nga puna e private e bashkëshortit Dritan Marku, 450 000 lekë.
Kursime, 600 000 lekë.
Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 966 266 lekë, shpërblim 10 000 lekë dhe orët shtesë 56 272 lekë.
Të ardhura të krijuara nga puna e private e bashkëshortit Dritan Marku, 500 000 lekë.
Të ardhura kesh të subjektit deklarues nga babai pas vdekjes, 10 000 euro.
Kurime, kesh 700 000 lekë.
Viti 2011
Gjendje në llogarinë rrjedhëse 800 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 990 521 lekë.
Të ardhura të krijuara nga puna e private e bashkëshortit Dritan Marku, 600 000 lekë
Kesh 200 000 lekë.
Pagesa pë master 1000 euro. Detyrim 1 000 euro.
Bashkëshorti deklaron 300 m2 truall në Sarandë me vlerë 144 000 lekë.
Depozitë kursimi e bashkëshortit 20 000 euro.
Viti 2012
Gjendje në llogarinë rrjedhëse 854 517 21 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 092 666 lekë.
Shlyer detyrimi për Master, 1 000 euro.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit, 114 336 02 lekë.
Viti 2013
Gjendje në llogarinë rrjedhëse 1 183 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 180 023 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit, 370 08 euro.
Viti 2014
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit, 258 46 89 lekë.
Mbyllur depozita bankare dhe hapur llogari bankare për fëmijët secili me 57 500 lekë.
Depozita bankare e trashëgimisë është ndarë në pjesë të barabarta me nga 373 209 78 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 537 427 lekë.
Kursime, 689 266 03 lekë.
Viti 2015
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit, 89 30 euro.
Llogari bankare në emër të dy fëmijëve me nga, 67 919 lekë.
Gjendja kesh në shtëpi, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 396 338 lekë.
Gjendje në llogaritë rrjedhëse në shumat, 1 210 262 86 lekë dhe 689 266 03 lekë.
Kursime,
520 996 83 lekë.
Hapur llogari bankare për pagesën e shpenzimeve, faturave mujore, 30 710 32 lekë.
Viti 2016
Llogari rrjedhëse me vlerë, 36 412 89 lekë.
Llogari bankare në emër të dy fëmijëve me nga, 58 799 5 lekë.
Gjendja kesh në shtëpi, 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 405 387 lekë.
Të ardhura nga interest bankare të subjektit deklarues, 128 11 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit, 3 776 27 lekë.
Viti 2017
Llogari e pakësuar me 1 246 675 75 lekë.
Depozitë kursimi në emër të dy fëmijëve me nga, 84 717 16 lekë.
Gjendja kesh në shtëpi, 100 000 lekë.
Llogari bankare e shtuar me 548 459 90 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 509 524 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të dy fëmijëve, 4 858 58 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit, 166 44 euro.
Bashkëshorti ka blerë Mercedez Benz me vlerë 2 769 209 lekë.
Shitur autoveturën Mercedz Benz, 200 000 lekë.
Shtuar llogaria e bashkëshortit me 2 245 84 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit, 1 228 79 lekë.
Kredi marrë nga bashkëshorti në shumën 15 000 euro. Pa shlyer 13 338 44 lekë.
Viti 2018
Llogari page e subjektit deklarues, shtuar me 294 690 95 lekë.
Depozitë kursimi në emër të dy fëmijëve me nga, 10 027 07 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Gjirokastër, 1 504 448 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të dy fëmijëve, 5 013 54 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga trashëgimia, 74 668 61 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit, 12 70 euro.
Pakësuar llogaria bankare e bashkëshortit, 2 242 62 lekë.
Kredi marrë nga bashkëshorti në shumën 15 000 euro. Pa shlyer 10 472 96 lekë./CNA.al