Connect with Us

Skandali me tenderat emergjente të Covid/ Tomorri: Vini nën hetim SPAK-un !

Aktualitet

Skandali me tenderat emergjente të Covid/ Tomorri: Vini nën hetim SPAK-un !

Publikuar

-

Mjeku i njohur në luftë me Covid/ Tomorri akuza qeverisë: Po lini në mëshirë të fatit vlerat e shtuara të vendit

Gazetari Klodian Tomorri ka kërkuar që SPAK të vihet nën hetim pasi sipas tij justifikimi I djeshëm i SPAK për tenderat emergjente të Covidit ishte i turpshëm.

Tomorri shpejgon se ajo që ka ndodhur është e qartë pasi sipas tij, respiratorët nga 2 mijë euro që kushtonin në treg u blenë me 6400 euro. Kitet nga 2 dollarë u blenë me 6 dhe 9 dollarë.

Gazetari thekson se qytetarëve shqiptarë ju grabitën miliona euro, ndërsa SPAK thotë se nuk ka vepër penale.

“Vini nen hetim SPAK-un
Justifikimi i djeshem i SPAK per tenderat emergjente te Covidit ishte i turpshem. Prokuroria pranon qe kitet u blene me cmim 3 here me te shtrenjte se tregu, por sipas saj ministria e Shendetesise nuk ka faj. As anetaret e Komisionit nuk kane faj- thote prokuroria- pervecse duhet te jene me vigjilente heren tjeter dhe te verifikojne cmimet e tregut nderkombetar. Cmenduri. Ajo qe ka ndodhur eshte e qarte. Respiratoret nga 2 mije euro qe kushtonin ne treg u blene me 6400 euro. Kitet nga 2 dollare u blene me 6 dhe 9 dollare. Qytetareve shqiptare ju grabiten miliona euro, ndersa Spak thote se nuk ka veper penale, thjesht komisioni gaboi pak se nuk verifikoi cmimet ne tregun nderkombetar.
Vini nen hetim SPAK-un pastaj. Ose detyrojini prokuroret t’i kthejne ata leket e qytetarebe qe avulluan me tenderat e Covidit. Kaq e thjeshte eshte.
Ku ka gare ne bote qe prokurohet me vlere tre here me te larte se tregu dhe nuk mban njeri pergjegjesi. Nuk eshte 10 per qind me shume, as 20 per qind. Madje as 100 per qind. Eshte trefish. Jane miliona euro qe u jane marre qytetareve padrejtesisht duke shfrytezuar krizen. Ndersa disa njerez vdisnin nga virusi, disa te tjere fitonin miliona duke bere biznes me vdekjen. Kjo ka ndodhur me vigjilentet e Ministrise se Shendetesise.
Nderkohe, ajo kompania qe del tek pergjimet e Ndraghetes, ka marre miliona e miliona euro tendera publike, pikerisht nga Ministria e Shendetesise. Madje me 2017-en, kur kane ndodhir ato pergjimet, KLSH e ka klasifikuar si peshkaqenin me te madh te buxhetit te shendetesise. Te paren. Por edhe ketu ka qene ceshtje vigjilence, si gjithmone”, shkruan Tomorri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Ndryshonte datën e skadencës të ushqimeve/Arrestohet 62-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 62-vjeçar ka rrënë në prangat e policisë pasi akuzohet se u ndryshonte datat e skadencës produkteve ushqimore, të cilat më pas i tregëtonte si produkte bio.

Mihal Kote tregëtonte mallra ushqimore, të tipit bulmet dhe vaj ulliri përmes subjektit “Saranda.al”, produkte që pas kontrollit të policisë rezultuan të skaduar dhe jashtë standardeve të konsumit.

Kote mblidhte vaj luledielli të skaduar, pa etiketë, të cilin e  riambalazhonte me etiketë të re nën emrin “Saranda Al”, poashtu djathin e lopës e shiste si djathë dhie. Në ambjentet e sibjektit të tij, u gjetën dhe produkte të tjera të papajisura me faturë tatimore me TVSH.

LEXO EDHE:  Kardiologu: Covidi në disa raste prek direkt zemrën, mund të jetë fatale

LEXO EDHE:  Blerjen e votave ne Shkodër e inskenoi Keti Bazhdari dhe ish-gazetari Kopliku

Mbi Mihal Koten rëndojnë akuzat për “mashtrim”, “mospagim taksash dhe tatimesh” dhe “fshehje të ardhurash”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Policia me “dorë të hekurt”/ Gjobiten mbi 1600 qytetarë për mosvendosjen e maskës

Publikuar

-

Nga

Policia me “dorë të hekurt”/ Gjobiten mbi 1600 qytetarë për mosvendosjen e maskës

Qytetarët shqiptarë vazhdojnë të mos respektojnë masat anti-Covid. Gjatë 48 orëve të fundit janë gjobitur mbi 1672 persona pasi u konstatuan pa maskë. Policia njofton se janë ndëshkuar edhe 9 persona që janë konstatuar duke ecur në rrugë gjatë orës policore.

Gjatë 48 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 1451 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 221 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

LEXO EDHE:  Grabisnin çdo natë shtëpitë/ Në pranga 3 shqiptarët në Spanjë

LEXO EDHE:  “Ka ndodhur një krim i rëndë”/ Ish-ministri i Ramës mesazh të fortë për SPAK: Ky është një test

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tentuan të vjedhin dyqanin e celularve në Fier arrestohet autori i tretë

Publikuar

-

Nga

I shpallur në kërkim nga Italia/ Policia e Shkodrës dhe Interpol Tirana arrestojnë 23 vjeçarin

 

Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetetasin me iniciale A.F, 32 vjeç i cili ishte i shpallur në kërkim me akuën e vjedhjes. Ky shtetas  në bashkëpunim me shtetasin E.G, dhe G.F, (të cilët janë arrëstuar disa ditë më parë nga policia) dhe G.B në 17.01.2021 kanë tentuar të vjedhin një dyqan celularësh në Fier.

Gjatë tentativës për vjedhje, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen dhe është përplasur fizikisht me autorët, të cilët duke u pëpjekur të largohen  kanë goditur me makinën e tyre makinën e punonjësit të policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. F., 32 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 26.01.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të kryera në bashkëpunim.

32-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit i cili është shpallur në kërkim E. G. dhe G. F., (të cilët janë ndaluar nga Policia në datë 24.01.2021) dhe shtetasin G. B., (), në datë 17.01.2021 kanë tentuar të vjedhin me thyerje dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C”, njofton policia /CNA.AL

LEXO EDHE:  Blerjen e votave ne Shkodër e inskenoi Keti Bazhdari dhe ish-gazetari Kopliku

LEXO EDHE:  Pse në Shqipëri virusi po vret të rinj?

 

LEXO TE PLOTE