Politikë
Shqipëria në krizë/ Topalli tregon përgjegjësit dhe rrugëdaljen e vetme

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka publikuar një pjesë të raportit që tregon se në çfarë momenti krize ndodhet vendi ynë.
Topalli thotë se kur në një vend varfëria ekstreme arrin në 40%, nuk ka nevojë për shpjegim shtesë. Sipas saj, kjo krizë që vendi po jeton ka përgjegjësit e saj dhe Rama do mbahet mend si përgjegjesi kryesor i largimit të njerëzve nga vendi.
Ish kryeparlamentarja nuk ka kursyer as kreun e PD, Lulzim Basha për të cilin thotë se do mbahet mend si kryetari i opozitës që i dhuroi Kryeministrit mandatin e dytë dhe pas kësaj i bëri dhuratë të gjitha pushtetet e demokratëve.
“Me poshte eshte nje pjese e nje raporti tjeter qe tregon se ne cfare moment krize eshte vendi yne.
Kur ne nje vend varferia ekstreme arrin ne 40% natyrisht qe nuk ka nevoje per shpjegim shtese. Varferia ekstreme eshte kercenim per sigurine e njeriut e te shoqerise. Varferia nuk eshte aksident. Eshte nje tjeter forme skllaverimi ne fakt. Varferia te heq edhe besimin ne vehte.
Dhe keta jane arsye te forta pse njerezit ikin e vendi boshatiset. Kjo krize qe vendi jeton ka pergjegjesit e saj. Edi Rama do mbahet mend si pergjegjesi kryesor i largimit te njerezve nga vendi. Dhe kjo eshte drama me e madhe qe nje kryetar qeverie mund t’i shkaktoje popullit te tij.
Po ashtu Ilir Meta si njeriu qe e beri kryeminister Edi Ramen ne mandatin e pare! Ndersa Lulzim Basha do mbahet mend si kryetari i opozites qe jo vetem i dhuroi Kryeministrit mandatin e dyte dhe pas kesaj i beri dhurate te gjitha pushtetet e demokrateve por edhe si njeriu qe vetem ne nje vit u rahatu per te jetuar bashke me familjaret e tij ne 4 vila luksi dhe projektoi te pesten ne emer te kunatit e te tjereve.. Prandaj ikin shqiptaret.
Ne keta kushte ka vetem nje rruge. Me u ngrit kunder te tre kryetareve ! Ka vetem nje rruge: me guxu me dal kundra nje kase politike te korruptuar .
Ka vetem nje rruge: me 25 prill me votu kundra Edi Rames, ilir Metes dhe Lulzim Bashes.
Eshte nje detyre morale me drejtu nje lufte kunder varferise dhe pabarazise ne Shqiperi.
Me poshte raporti:
“Bizneset, të alarmuara nga mungesa e punonjësve, po vuajnë të gjithë sektorët
Mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në një problem madhor për të gjithë sektorët. Përfaqësuesit e industrisë kryesore në vend pohuan se përveç ambientit jo shumë favorizues për sipërmarrjet, mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në një sfidë për të cilën zgjidhjet janë të vështira. industria fason, bujqësia dhe turizmi kanë filluar të vuajnë më së shumti mungesën e punonjësve. Por ankesa janë vërejtur në të gjithë sektorët, sidomos në shërbimet publike të mjekësisë.
Fabrikat e fasonit kanë pohuar se vala e migracionit u ka sjellë shumë herë probleme me zbatimin e kontratave. Situata është shumë e dukshme, sidomos në disa zona të vendit si Librazhdi, Puka apo të ngjashme.
Kjo situate vjen kryesisht per shkak te largimit nga vendi te te rinjve, te krahut te punes, te profesionisteve etj.
Vit pas viti, fenomeni i emigracionit ka marr përmasa alarmante dhe po përfshin segmente të shoqërisë me aftësi. Një anketë e vitit 2020 e profesorëve Gëdeshi dhe King, nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale me studentë, zbuloi se 79% e studentëve shqiptarë dëshirojnë të largohen nga vendi në raport me 65% në vitin 2018. Nga ana tjetër, 95% e atyre që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen.”, thuhet në postimin e Topallit.
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht
Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë...