LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthimi i fuqishëm/ Makina që u hodh në erë, në pronësi të një biznesmeni

23 Janar 2021, 08:44, Kronika CNA
Shpërthimi i fuqishëm/ Makina që u hodh në erë, në

Detaje të reja kanë dalë lidhur me shpërthimin e fuqishëm në Tiranë, mëngjesin e sotëm.

Një mjet në pronësi të Saimir Naski shpërtheu si pasojë e lëndës plasëse rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë. Mësohet se Saimir Naski është biznesmen në fushën e ndërtimit.

Automjeti i tij tip Porche shpërtheu teksa ishte i parkuar në garazhin e pallatit dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Biznesmeni është shoqëruar dhe po merret në pyetje, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë ndonjë konflikt i kohëve të fundit, por ende nuk është konfirmuar. Sakaq, policia po heton nëse ka pasur edhe konflikte të mëparshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga