Connect with Us

Shifrat nuk njohin ulje/ Konfirmohen 786 raste të reja dhe 7 humbje jete

Shëndeti

Shifrat nuk njohin ulje/ Konfirmohen 786 raste të reja dhe 7 humbje jete

Publikuar

-

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, duke e çuar në 1696 numrin total të humbjes së jetëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3513 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 786 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

291 raste në Tiranë, 55 në Vlorë, 39 në Elbasan, 33 në Durrës, 25 në Kavajë, nga 24 raste në Krujë, Fier, 19 në Kurbin, 18 në Lezhë, nga 17 raste në Shkodër, Kukës, Lushnje, nga 14 raste në Kamëz, Mat, nga 13 raste Pogradec, Sarandë, 12 në Dibër, nga 10 raste në Korçë, Berat, Kuçovë, 9 në Shijak, nga 8 raste në Mirditë, Gjirokastër, nga 7 raste në Ura Vajgurore, Divjakë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, Gramsh, nga 4 raste në Has, Delvinë, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Roskovec, Memaliaj, Kolonjë, Patos, nga 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Prrenjas, Vorë, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Klos,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 489 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,384 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 53- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  Masat anti-Covid/ Ministria e Arsimit ndryshon rregullat në shkolla

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (23 Janar 2021)

Raste të reja ditore        786

Të shëruar në 24 orë     489

Të shtruar në spitale     271

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore              3513

Testime totale            331,287

Raste pozitive             71,441

Raste të shëruara         43,384

Raste Aktive                26,747

Humbje jete                 1310

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   15654

Fier                        1975

Durrës                  1502

Shkodër               1341

Elbasan                 1113

Vlorë     1049

Lezhë    1000

Korçë                    893

Berat     798

Gjirokastër 529

Dibër     486

Kukës    407

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Shëndeti

U shfaq entuziast për rënien e shifrave/ Brataj reagon pas “kryqëzimit”

Publikuar

-

Nga

U shfaq entuziast për rënien e shifrave/ Brataj reagon pas “kryqëzimit”

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj iu është përgjigjur të gjitha akuzave, pas deklaratës së tij ditën e djeshme, se shifrat e infektimeve në vend kanë rënë, dhe për këtë nuk është e nevojshme një mbyllje e vendit.

Brataj thotë se të gjithë ata që e kryqëzojnë janë askushi në vendet nga flasin, dhe nëse vërtetë do ta kishin dashur vendin e tyre nuk do të ishin larguar prej tij.

Postimi i plotë i Bratajt:

Sqarim! Duke marë shkas nga postimi në faqen Mjekët shqipëtar në luftën kundër coronavirusit të ri, Covid-19, po ju pergjigjem disa pyetjeve, ironive, akuzave apo sygjerimeve të disave prej tyre! Në një intervistë timen dje në mbrëmje referova të dhënat e deritanishme dhe njëfarë entuziazmi që këto shifra nuk ishin më në rritje, përkundrazi kishte një rënie të lehtë të tyre.

Incidenca dy javore është 495 raste nga 525 të infektuar për 100.000 banorë. Incidenca një javore nga 1112 kaloi në 905 javën e fundit. Indexi spitalor javor nga 17 në fillim të shkurtit në 8 në javën e fundit të muajit. Numri i thirrjeve drejt 127 nga 2.500 zbriti nën shifrën 2.000 në 24 orë.

Numri i vizitave në banesë nga urgjenca 127 nga 550-600 në ditë, dy javët e kaluara po zbret poshtë 500. Numri të shtruarve në spital nga 127 ka qenë mbi 100 në ditë, në këtë moment ka zbritur në 83.

Gjendja është kritike, arritëm shifra shumë të larta në muajin shkurt, duke pasur edhe shumë humbje jete. Duhen respektuar masat, ndoshta duhen ashpërsuar, kjo po monitorohet çdo ditë. Ajo që më bën entuziast është fakti që ka një lloj qëndrueshmërie, jo rritje, përkundrazi një ulje të lehtë të shifrave. Unë jam optimist dhe çdo tregues pozitiv dua ta ndaj me qytetarët.

Kjo ishte pak a shumë përmbajtja e intervistës time. Nuk e kuptoj që persona që nuk jetojnë këtu, nuk e njohin sistemin tonë shëndetësor, nuk kanë drejtuar ndonjëher institucione apo evente të tilla indinjohen kaq shumë!

Nuk gjej etike intervistën time me fotografi në një grup ku mendohet të jenë profesionistë mjeksor. Në këtë grup ka shumë njerëz që nuk janë personel mjeksor, ka politikanë, ka profesionistë të tjerë, që nuk më krijojnë asnjë problem. Më vjen keq që ky grup është larguar nga objektivi i dhënies së ndihmës dhe shkëmbimit të eksperiencës në kohë pandemie. Fatkeqësisht kjo pandemi korrispondon me zgjedhjet dhe sigurisht tensionet janë shumë të mëdha.

Më vjen keq për përçmimin dhe përgjegjësinë që u ngarkohet profesionistëve shqipëtarë edhe pse antëtar të komitetit, nga profesionistë që nuk e njohin realitetin shqipëtarë. Disa prej tyre kanë shkopin magjik dhe në këtë moment Shqipëria do të ishte jashtë pandemisë mjaftonte të ndiqeshin këshillat e tyre! Sa do të dëshiroja të ishte kaq e thjeshtë!

Jetojmë pandeminë botërore më të madhe të historisë dhe disa prej tyre kërkojnë të jetojnë sikur të mos ketë ndodhur asgjë!

Jetojmë në një presion të përditshëm ku çdo shqipëtar brenda dhe jashtë Shqipërisë të ka shënjestruar me ngjyrën politike që atij i intereson. Çdo ditë të nxjerrin librin e shtëpisë, familjen, miqtë, bashkëpunëtorët të njohurit dhe këdo tjetër. Çdo ditë kolegë të angazhuar në politikë të bëjnë skanerin, por ja japin partisë për interpretim jo imazheristit!

Rrjete sociale të pozicionuara, ku kapen me lojë fjalësh nga bisedat dhe intervistat për memet e tyre dhe ja servirin qytetarëve për like! Opinionist dhe analist që të japin zgjidhje të pandemisë brenda dy orësh duke i servirur nëpër emisionet televizive, por edhe pas tridhjetë vjetësh askush nuk i ka dëgjuar! Media dhe televizione që gjetën emra mjekësh nëpër botë dhe na i shfaqën nëpër ekrane. Kolegë të nderuar, profesionistë që i shërbyen dhe shërbejnë me ekspertizën e tyre.

Mos të harrojmë edhe shumë jo ekspertët, të cilët filluan të okupojnë këto ekrane duke larguar të tjerët, të cilët filluan ta shërojnë Covidin vetëm me teste dhe tumin e cigares, apo mjaftonte të dëgjoheshin fjalët e tyre dhe çdo gjë do të kalonte. Sikur të thoshin të njëjtat fjalë në çdo intervistë! Disa prej tyre kërkojnë protagonizmin me fjalë të mëdha, me gishtin tregues duke gjetur fajtorët.

LEXO EDHE:  Masat anti-Covid/ Ministria e Arsimit ndryshon rregullat në shkolla

LEXO EDHE:  Oborri i Infektivit plot me familjarë të të prekurve me Covid/ Meta nxjerr fotot: Të informohen për shëndetin e të dashurve

Nga ana tjetër mjekë dhe infermier të spitaleve Covid, të Urgjencave, të Q.SH-ve, që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri në tmerrin e sëmundjes, ballafaqimin me vdekjen, presionin e shoqërisë, presionin e mediave, presionin e familjarëve, presionin me stresin dhe burnout-in e tyre. Personel që nuk ka kohë të shikoj dhe të shkruaj, të ankohet, të çlodhet, të shkëmbejë eksperiencën. Personel që nga ferri largohet dhe tek ferri kthehet çdo ditë!

Së fundmi shpëtimtarët janë paraqitur me shumicë nëpër rrjete sociale! Grupe profesionistësh të cilët kanë dhënë një kontribut të shquar në shumë raste, por fatkeqësisht protagonizmi i ka rrëmbyer disa prej tyre duke u larguar nga objektivi. Disa prej tyre të larguar nga Shqipëria, të rehatuar, të frustuar aty ku janë kërkojnë të dëgjohen! Edhe pse aty ku janë askush nuk i dëgjon, ndoshta për mungesë experience! Disa prej tyre mendojnë se duke qenë administrator e kanë pronësi grupin e këtyre profesionistëve dhe mund të vendosin ata, kë të kryqëzojnë dhe kë të shpëtojnë!

Censura ka arritur deri aty sa nuk mund të kesh mendim ndryshe, nuk duhet të thuash atë që mendon, atë që është realiteti, por duhet ta shikosh çdo gjë me sytë e tyre,: Të zezë, të errët, katastrofë, kriminale, të gabuar! A thua se një grup injorantësh i mblodhën dhe i vunë ekspert të komitetit, i vunë si kuklla se duheshin të ngrinin dorën! A thua se duhen vënë në qendër të memeve, të grupeve, me emër dhe fotografi, për tu gjykuar nga mijëra veta anembanë botës! Administratorë të këtyre grupeve që të thonë se e kanë vendosur foton tënde për ballafaqim, por me liri të shprehuri pa asnjë limit, pa etik, pa deontologji!

Aty duhet kryqëzuar dikush, sepse fajin që erdhi virusi në Shqipëri e kanë ekspertët, fajin që nuk ikën virusi nga Shqipëria e kanë ekspertët! Fajin që sistemi shëndetësor ka tridhjet vjet në atë gjendje e kanë ekspertët! Profesionistë të të njëjtës kategori të gjykojnë për menaxhamin, terapinë, rehabilitimin e tjer. Këta profesionistë që i ndjekin privatisht pacientët dhe sapo rrezikohet jeta e tyre, ata i dërgojnë që ta humbin atë në spitalin publik!

Profesionistë që e kanë kuruar në banesë, janë paguar për shërbimin që kanë dhënë privatisht, por në momentin e përkeqësimit ata nuk kanë më faj, fajin e ka komiteti, e kanë ekspertët! Le ta zgjidhin ata pse humbasin jetën pacientët!

Kujtojë se në 30 dhjetor 2020 kur u dha mesazhi se në Shqipëri e kanë kaluar 50% e shqipëtarëve Covidin, personalisht u pozicionova kundër këtyre shifrave dhe koha më dha të drejtë! Për këtë, me ditë të tëra u kryqëzova si i pa aftë, jo specialist i fushës e tjer. Ku ishte ky grup?

Sot pozicionohem me të dhënat reale, me pandeminë dhe tragjedinë e sajë. Masat mund të ndryshojnë në çdo moment sipas situatës, por jo vetëm nga unë, jo vetëm nga ekspertët, jo vetëm nga Ministria, por nga Qeveria që analizon gjëndjen totale të shoqërisë shqiptare!

Në një vit pandemie nuk pashë patriot dhe vullnetarë të bluzave të bardha të ofroheshin, të vinin në atdheun e tyre qoftë edhe disa ditë, nuk pashë asnjë kërkesë, asnjë radhë! Nuk i gjykoj sepse kanë ndërtuar të ardhmen e tyre aty ku jetojnë. Por për ata që vetëm gjykojnë, nëse nuk na ndihmoni, mos na pengoni në punën tonë!

Me të metat, mangësitë, gabimet apo çfardolloj difekti ne jemi këtu në ndihmë të qytetarëve. Do të vazhdojmë ta kryejmë detyrën tonë derisa kjo sëmundje të zhduket. Koha do të gjykojë!

Dr.Skender Brataj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Koha për të hequr dorë / Ngrënia e mishit 3 herë në javë rrit rrezikun për tu prekur nga kjo sëmundje

Publikuar

-

Nga

Koha për të hequr dorë / Ngrënia e mishit 3 herë në javë rrit rrezikun për tu prekur nga kjo sëmundje

Një studim ka zbuluar se ngrënësit e rregullt të mishit kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga gjendje kronike shëndetësore sesa ata që shmangin ose reduktojnë produktet e kafshëve.

Hulumtimi nga Universiteti i Oksfordit zbuloi se një konsumues i madh i mishit ha 70 gram mish, të përpunuar ose të papërpunuar, më shumë sesa një bashkëmoshatar dhe ka 15 përqind rrezik më të lartë për tu prekur nga sëmundjet e zemrës, 30 përqind më shumë të ngjarë të ketë diabet dhe pothuajse një e treta (31 përqind) më shumë gjasa të zhvillojnë pneumoni në të ardhmen.

Por rreziqet e një diete të mbushur me mish vlen edhe për shpendët, me një rritje prej 30 gramë në ditë të shpendëve dietikë duke rezultuar në një rrezik 14 për qind më të madh të diabetit.

Të dhënat nga pothuajse gjysmë milioni britanikë që morën pjesë në studimin dhjetëvjeçar zbulojnë gjithashtu se njerëzit që hanë mish tre ose më shumë herë në javë kanë më shumë gjasa të pinë duhan, të pijnë alkool, të jenë mbipeshë dhe të konsumojnë një sasi joadekuate të frutave dhe perimeve.

Sidoqoftë, autorët e studimit thonë se shumica e çështjeve që lidhen me shëndetin zvogëlohen kur llogariten për BMI. Kjo sugjeron që disa nga korrelacionet midis mishit dhe problemeve shëndetësore janë shkaktuar nga njerëzit mbipeshë, të cilët janë në rrezik në rritje të kushteve shëndetësore për shkak të peshës së tyre që hanë një sasi standarde mishi.

LEXO EDHE:  Merkel u lutet familjeve për durim në kohën e Coronës

LEXO EDHE:  Mjekja shqiptare në Gjermani: Skeptike për masat e marra në Shqipëri, kjo nuk është rruga që do të çojë në uljen e infeksioneve

Si rezultat, është e vështirë të thuash se sa ngrënia e mishit shkakton drejtpërdrejt shqetësime shëndetësore ose nëse është një rast i njerëzve që hanë mishin që ka më shumë yndyrë dhe për këtë arsye ndihen më të rrezikuar nga të njëjtat shqetësime shëndetësore.

Sidoqoftë, krahasimi i të dhënave nga 475,000 njerëz të botuar në revistën BMC Medicine  tregon një lidhje të rëndësishme midis ngrënies së mishit dhe ankesave shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pse simptomat janë më të forta pas injektimit të dytë të vaksinës Covid-19 sesa pas dozës së parë?

Publikuar

-

Nga

Pse simptomat janë më të forta pas injektimit të dytë të vaksinës Covid-19 sesa pas dozës së parë?

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

Vaksinimi konsiston në injektimin e grimcave virale të cilat synojnë të njihen nga sistemi imunitar. Kjo do të shkaktojë një përgjigje imune në mënyrë që të na mbrojë. Faza fillestare e kësaj përgjigjeje konsiston në prodhimin e mesazheve paralajmëruese, citokinave, të cilat janë përgjegjëse për simptomat e infeksionit (ethe, dhimbje, dhembje). Faza përfundimtare e kësaj përgjigjeje konsiston në sintezën e famshme të antitrupave mbrojtës. Prandaj sistemi ynë imunitar e percepton vaksinimin si një sulm “të vërtetë” nga një virus. Ai aktivizohet dhe përpiqet të mbrohet kundër këtij sulmi “të rremë” që vjen nga vaksinimi.

Kur marrim dozën e parë, duhet një kohë vonese për të identifikuar grimcën dhe për ta njohur atë si një grimcë të huaj, kundër së cilës sistemi ynë imunitar duhet të mbrojë vetveten. Në të kundërt, gjatë injeksionit të dytë, grimca virale identifikohet menjëherë dhe reagimi imunitar është më i rëndësishëm. Kjo është arsyeja pse ne injektojmë dy doza: gjatë së parës, ne do të marrim një imunitet të caktuar i cili jo domosdoshmërisht do të jetë shumë i fortë, por me të dytën, ne paralajmërojmë sistemin imunitar duke thënë: “Shikoni, është me të vërtetë një grimcë e rrezikshme, ju duhet të planifikoni një përgjigje të mirë kundër tij “.

A do të jenë simptomat të njëjta në të gjithë pacientët?

Të gjithë kemi një sistem imunitar të ndryshëm, disa njerëz do të kenë pak simptomë pas vaksinimit, të tjerët jo. Është saktësisht e njëjta gjë për njerëzit që kontraktojnë Covid-19. Njerëzit të cilët kanë shumë simptoma pas vaksinimit, kanë një sistem imunitar mjaft aktiv dhe do të zhvillojnë imunitet të mirë.

Nga ana tjetër, për disa njerëz të dobët, përgjigjja e një sistemi imunitar aktiv mund të jetë problematike. Për shembull, njerëzit që janë të moshuar ose kanë sëmundje të tjera mund të mos tolerojnë mirë një përgjigje të fortë imune. Ky është veçanërisht rasti i të moshuarve që vdiqën në Norvegji. Kur jemi të rinj, në përgjithësi, kemi një sistem të mirë imunitar – kjo është arsyeja pse ne i japim përparësi vaksinimit të të moshuarve – dhe organeve në gjendje të mirë. Prandaj mund të kemi imunitet shumë të mirë pa shfaqur domosdoshmërisht shumë simptoma.

LEXO EDHE:  Fshehja e numrit të viktimave/ Ministria e Shëndetësisë sfidon Bashën: Të vijë të ballafaqohet

LEXO EDHE:  Mjekja shqiptare në Gjermani: Skeptike për masat e marra në Shqipëri, kjo nuk është rruga që do të çojë në uljen e infeksioneve

Pra, a është një shenjë mjaft e mirë të kesh simptoma të forta pas injeksionit të dytë?

Varet nga sa jeni i sëmurë. Nëse kemi një ethe prej 38 ° C, ose 38.2 ° C, ndjeheni shumë të lodhur, keni një mbrëmje të keqe, por ditën tjetër gjithçka është në rregull, kjo thjesht do të thotë që sistemi ynë imunitar ka njohur grimcat e dërguara nga vaksina dhe se ne do të mbrohemi mirë.

Por nëse ethet ngrihen në 40 ° C dhe shoqërohen me të vjella dhe diarre, sistemi imunitar është shumë aktiv për gjendjen tuaj dhe përgjigja është e papërshtatshme. Është një sulm i rremë. Ky rast u vërejt vetëm në mosha shumë të vjetra.

LEXO TE PLOTE