Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë, arrest për jetë për Robert Përperaj i cili akuzohet për vrasjen e 17-vjeçares Griselda Gjikolajt tre vite më parë.
17-vjeçarja bashkë me vëllain e saj binjak jetonin të vetëm në Tiranë pasi prindërit ishin të divorcuar. Babai i saj jetonte në zonën e Kurbneshit në Mirditë, ndërsa mamaja në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 nëntor të vitit 2019. Një përplasje mes të rinjve la të vrarë Griselda Gjikolaj 17-vjeçe dhe të plagosur shokun e saj Erjon Benga. Dy plumba në kokë shkaktuan vdekjen e 17-vjeçares.
Prepepaj u konfliktua më parë me Bengën pranë fushës së aviacionit në Tiranë për shkakun se Prepepaj përndiqte Gjikolën. Nga hetimet paraprake thuhet se Benga i ka kërkuar atij që të mos i ngacmonte të fejuarën e mikut të tij, Samirit dhe në zënkë e sipër e ka qëlluar./CNA.al