Sociale
Reshjet e dendura të dëborës/ Turistët mbeten të bllokuar në Dardhë

Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në juglindje të vendit.
Mësohet se në fshatin turistik të Dardhës trashësia e reshjeve të dëborës ka shkuar në 6 cm, duke bërë që kjo rrugë të jetë e bllokuar për momentin.
Mjetet e turistëve të cilët i janë drejtuar Dardhës kanë mbetur të izoluar në afërsi të pistës së skive. Pritet ndërhyrja e borëpastrueses për të bërë të mundur normalizimin e situatës.
Ndërkaq, drejtuesve të mjeteve në këto zona u bëhet thirrje që të pajisen me gomat e dimrit, si dhe me zinxhirë./CNA.al