Connect with Us

Padia për Dumën/ PD i përgjigjet Veliajt: Rama e buratini i tij të frikësuar

Politikë

Padia për Dumën/ PD i përgjigjet Veliajt: Rama e buratini i tij të frikësuar

Publikuar

-

Do të nënshkruajë nesër marrëveshjen me Kryemadhin/ Basha bën lëvizjen e papritur

Pas padisë së kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj ish deputetes Grida Duma për shpifje, ka ardhur edhe reagimi i PD-së.

Përmes një reagimi, selia blu thekson se Rama e buratini i tij të frikësuar, nuk do t’i mbyllim dot  gojën PD-së për të thënë të vërtetën.

“PD i përgjigjet Veliajt: Rama e buratini i tij të frikësuar, nuk do të mbyllim gojën për të vërtetën.

Është e qartë: Rama dhe buratini i tij kryesor janë të frikësuar.

Ata po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën.

Qëllimi i vetëm i tyre është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre, pa asnjë ndërhyrje.

LEXO EDHE:  Dyshimet e PD për paketën anti KÇK/ Rama: E kanë ushqyer e janë ushqyer prej krimit

Ne nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen tonë, pasi jemi këtu vetëm për një qëllim që është interesi publik i shqiptarëve.

As Rama, as buratini i tij, askush nuk do të na e mbyllë gojën.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Ekskluzive/ Murrizi tregon katër zonat elektorale ku do kandidojë

Publikuar

-

Nga

Ekskluzive/ Murrizi tregon katër zonat elektorale ku do kandidojë

Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe partitë polike kanë ndezur motorrët për fushatë elektorale.

Me ndryshimet e rej në Kodin Zgjedhor, kryetarit të partisë i jepet e drejta për të kandiduar në katër zona elektorale.

Myslim Murrizi i cili drejton partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare, ka zbuluar ekskluzivisht për CNA.al katër zonat elektorale ku do të kërkojë votën e qytetarëve.

Murrizi tha se do të kandidojë në qarkun e Fierit, Tiranë, Korçë dhe Elbasan.

Kreu i partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare theksoi më tej se se nga takimet e ndryshme që ka zhvilluar me qytetarët ka parë tek ata një zemërim dhe zhgënjim nga kjo politikë 30 vjeçare.

“Unë kam zhvilluar takime të ndryshme dhe ajo që kemi vënë re tek qytetarët është një mërzitje, zhgënjim dhe një revoltë të madhe shpirtërore ndaj hipokrizisë së partive që kanë drejtuar këtë vend nga 31 marsi deri tani.

Partitë copa letre janë nëse nuk shoqërohen me individ konkret të cilët kanë qeverisur në këtë vend.

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare do të marr votë në çdo qark të Shqipërisë, do të luaj fort për mandat në qarkun e Fierit, Tiranë, Korçë, Durrës, Lezhë, Elbasan.

Kuptohet që çfarë mandate ngelen se 84 i ka marrë Rama, 82 Luli, 84 Monika, megjithëse Kuvendi ka 140 deputetë. Këta i kanë shpërndarë rreth 250 mandate, sipas sondazheve të Piperos a kush i bën. Unë kam kandidatët e mi, sepse e para në çdo qark do ketë njerëz që do të përfaqësojnë siglën e Lëvizjes Demokratike Shqiptare dhe e dyta e kemi detyrim në Kodin Zgjedhor që të kemi kandidat në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Zhupa nxjerr bllof propagandën e Veliajt/ Rinia e lënë në harresë, po përdoret nga Rilindja

LEXO EDHE:  Kreu i LSI përgjigje urgjente Tahirin e Veliajt/Cili është fundi i makinave me një timon

Unë do të kandidoj në Fier, Tiranë, Elbasan dhe Korçë”, tha Murrizi për CNA.al.

Kreu i Lëvizjes Demokratike Shqiptare komentoi më tej edhe marrëveshjen pas zgjedhore mes PD-LSI për të cilën kishte rezervat e tij dhe shtoi se përveç se një show i rradhës ishte edhe një hall për pushtet që kanë të dyja partitë.

Marrëveshja pas zgjedhore PD-LSI është një show i rradhës si aleanca e 1 prillit  që me të drejtë në atë kohë u quajt Aleanca e qelbësirave a e Gjirit të Lalzit. Është interes ose hall karrigesh për pushtet. Nuk është aleancë mes programeshe, idesh apo njerëzve që përfaqësojnë vlera të përafërta politike ose qytetare. Shoh një bashkim kartonash për të marrë pushtet nëse do të jetë e mundur se nuk e di si mund të ketë bashkim të një partie të qendrës së djthtë me një parti të një qendre të majtë ekstreme, siç kam pasur edhe jo pak rezerva për koalicionin 2009- 2013, megjithëse nuk kam qenë në asnjë cep të administratës”, tha Murrizi për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Demostrohet identifikimi elektronik i zgjedhësve ne Kukës/Celibashi:”Siguri për procesin zgjedhor”

Publikuar

-

Nga

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se ka nisur demostrimi i Identifikimit Elektronik të zgjedhësve në Kukës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Celibashi theksoi se ky sistem është siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm dhe se është i thjeshtë në përdorim.

“ 𝐏𝐚𝐣𝐢𝐬𝐣𝐚 𝐞 𝐈𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐟𝐢k𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐄𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤, 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐧𝐬𝐭𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧ë #𝐊𝐮𝐤ë𝐬. Për të prezantuar funksionalitetin e Pajisjes Elektronike të Identifikimit të zgjedhësve, u simulua procesi i votimit. Sistemi i Identifikimit Elektronik të zgjedhësve që do të përdoret në ditën e votimit është i thjeshtë në përdorim për votuesit dhe i sigurtë. Sistemi i Identifikimit Elektronik, siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm”, shkruan Celibashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta kercënon Ramën/ “Po dhunove zgjedhjet nuk do kesh vend ku të futesh

Publikuar

-

Nga

Meta del me mesazhin e fortë/ ‘Treni është nisur, mjerë ai që i del para’

Presidenti Ilir Meta gjatë takimit online me përfaqësuesit civilë tha se kushti kryesor për negociatat e integrimit në BE është që këto zgjedhje të jetë të lira dhe të ndershme. Ndër të tjera Meta tha se nësë Partia Socialiste do të fitojë pa prekur votën, ai do të japë dorëheqjen më 26 prill.

“Nëse kjo shumicë konfirmohet pa prekur votën, Presidenti jep dorëheqjen më 26 prill. Të jenë të qartë të gjithë, Presidenti do të shkojë në të gjithë Shqipërinë me këto mesazhe: Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se në demokraci, fuqia e tyre është vota.

Ta përdorin votën për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar. Ta orientojnë votën e tyre tek kandidatët më me integritet. Për mua ka rëndësi të ringjallet besimi tek demokracia. Presidenti nuk do të fshihet kurrë nga një sfidë e madhe, angazhimi për të ndalur çdo përpjekje që synon të vrasë demokracinë.

Nuk i jam shmangur asnjëherë kësaj sfide, por ama që ti të dhunosh dhe njëherë popullin shqiptar, kushdo qofsh, kjo është një gjë që nuk ka më ku të shkojë e ku të rrijë, sepse e dimë më c’do të thotë të humbasë edhe njëherë Shqipëria” tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE