Showbizz
Nuk kursehet aspak/ Nora Istrefi shpenzon mijëra euro për një veshje

Këngëtarja Nora Istrefi është një nga personazhet e famshëm shqiptarë që nuk kursehet aspak përsa i përket veshjeve. Në çdo dalje të saj e shohim të kuruar deri në detaj dhe veshjet janë të markave më të njohura të modës.
Por jo vetëm në klipe dhe evente, Nora duket se shpenzon edhe në përditshmërinë e saj një shumë të konsiderueshme për një veshje.
Së fundi ajo ka udhëtuar drejt Zvicrës për të bërë disa pushime në borë dhe ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht veshja e saj.
Nora ka shpenzuar në total 2,300 euro për veshjen e saj, përkatësisht kostumi për ski kushton 650 euro, ndërsa xhupi i zi 1.370 euro, e kordela prada 280 euro./CNA.al