Ikja e të rinjve/ Fenomeni i largimit më i lartë në Shqipëri, se kudo në Europë
Vit pas viti, fenomeni i emigracionit po merr përmasa alarma...
Eksperti i Shëndetësisë, Erion Dasho ka ngritur shqetësimin për problemet që hasin qytetarët në sistemin shëndetësor. Sipas Dashos, premtimet e Rilindjes për shëndetësi falas nuk sollën mrekullinë e premtuar.
Ai thekson se qytetari shqiptar jo vetëm që nuk po përfiton falas nga “sistemi”, por po vuan pasojat e një shëndetësie nga më të pabarabartat në botë.
Përsa i përket ndërtimit të spitalit të Fierit, Dasho ngre një pyetje: “A po ndërtohet një spital për të zgjidhur problemet shëndetësore të shqiptarëve, apo paradhoma ku mbushen formularët e kurimit në Turqi?”
?NGA SHËNDETËSIA FALAS TEK SHËNDETËSIA BADJAVAH
Premtimet e Rilindjes për shëndetësi falas dhe sistem shëndetësor anglez nuk harrohen lehtë. Ato ishin pjesë e premtimeve elektorale bombastike që ndikuan në tërheqjen e një milion votuesve, të cilët në vijim do të njiheshin edhe si “një milion shuplakat”.
Sot, kur sheh në retrospektivë, kupton se ato premtime, jo vetëm që nuk sollën mrekullinë e premtuar, por përkundrazi!
Sistemi Shëndetësor Shqiptar i vitit 2021, nuk ngjan aspak me atë anglez. Madje edhe ato pak elementë që i japin një sistemi sjëndetësor emrin “sistem” sot janë duke u zbehur dhe zhdukur dita ditës. Mjafton të shohësh se si epidemia e COVID-it në vend që të luftohej nga një sistem u tentua të luftohej në mënyrë donkishoteske nga një turmë të ashtuquajturish “heronj” dhe tre departamentë të ashtuquajtur “spitale”.
Qytetari shqiptar jo vetëm që nuk po përfiton falas nga “sistemi”, por po vuan pasojat e një shëndetësie nga më të pabarabartat në botë. Sot, rreth gjysma e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve vijnë nga xhepat e qytetarëve. Afrika Subsahariane, rajoni më i varfër i globit, e ka këtë tregues 35%, ndërkohë që Bashkimi Europian e ka më pak se 15%! Me 100 milion eurot e shpenzuara privatisht gjatë pandemisë, ky tregues me siguri do të arrijë nivele edhe më shkatërrimtare për shëndetin dhe financat e qytetarëve shqiptarë.
***
Viti 2021 e rigjen Shqipërinë në fushatë elektorale. Çuditërisht shqiptarët janë duke u përballuar me një déjà vu të premtimit të 2013-ës! Vetëm se kësaj here, kaposhi është katandisur një thelë!
Së pari, Rilindja nuk premton më shëndetësi falas, por një spital të dhuruar dhe të ndërtuar si me shkop magjik! Premtimi elektoral i sivjetshëm për të ndërtuar një spital për tre muaj, nuk mund të mos sjellë ndër mend Aladinin e 1001 netëve i cili me ndihmën e shejtanit të shishes, ndërtonte një pallat mbretëror brenda natës!
Së dyti, nuk premtohet sistem shëndetësor anglez, por firmoset një marrëveshje gjysmë sekrete që mund ta kthejë atë që ka mbetur nga sistemi shëndetësor shqiptar në një furnizues me pacientë të spitaleve turke.
Spitali i dhuruar i Fierit do të drejtohet për shumë vjet nga menaxherë turq. Në kushtet e nxitimit të pakuptimtë për ta përfunduar ndërtimin e tij në tre muaj (normalisht një spital i përmasave të tilla kërkon nga 2 deri në 5 vjet për t’u ndërtuar), pyetja që të shkon ndër mend është “A po ndërtohet një spital për të zgjidhur problemet shëndetësore të shqiptarëve, apo paradhoma ku mbushen formularët e kurimit në Turqi?”
Indicijet për këtë nuk mungojnë
Në marrëveshjen ndërqeveritare të sapo nënshkruar është përfshirë edhe International Health Services Inc. (USHA?), kompania shtetërore turke e specializuar në fushën e turizmit mjeksor. Duket qartë se 300 milion eurot që shqiptarët shpenzojnë çdo vit nga xhepi për trajtim shëndetësor nuk kanë kaluar pa u vënë re. Sidomos, kur vetëm gjatë muajve të COVID-it, u shpenzuan edhe 100 milion euro shtesë, rreth 50 milion prej të cilave në spitalet turke.
***
Tetë vjet më parë, Rilindja premtoi shëndetësinë falas për të ofruar shëndetësinë ku rripesh nga Tiret dhe matrapazët shtetërorë e privatë!
Sot premtohet shëndetësia badjavah e cila, në vend që të mendojë për zhvillimin strategjik të këtij sektori tashmë të shkatërruar, duket se synon që disa qindra milionë euro çdo vit të orientohen drejt sistemit shëndetësor turk.
Ne shqiptarët përdorim një shprehje që me shumë gjasa e kemi huazuar nga vëllezërit turq: “Më gënjeve njëherë, hallall të qoftë! Më gënjeve për herë të dytë, haram më qoftë!”
Këtë bëjnë mirë ta rikujtojnë shqiptarët kur të dëgjojnë përrallën e Rilindjes për “Shëndetësinë Badjavah”..,?shkruan Dasho.
Vit pas viti, fenomeni i emigracionit po merr përmasa alarma...
Më 24 Korrik të 2019-ës, Presidenti Ilir Meta depozitoi në G...
Pas plotësimit të vakancave që bënë të mundur nisjen e punës...
Nisma Thurje do të marrë pjesë për herë të parë si parti pol...
Pajisja e qytetarëve me karta identiteti biometrike është kt...
Gjermania e klasifikon Shqipërinë në listën e vendeve që kan...
Themeluesi i shoqërisë civile Kastriot Frashëri ka reaguar a...
Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca dhe ambasadorja e ...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fund...
Asnjë ndëshkim për veprimet e deputetit socialist Bujar Cela...
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, e regjistruar në Gje...
Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar në lidhje me vendimin e M...
Pas rastit të arrestimit të dy komisionerëve të vdekur të Du...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar Gjykatës Ku...
Gjenerali Piro Ahmetaj ka reaguar pas miratimit të marrëvesh...
Në Policinë e Elbasanit bëhet me dije se ka pësuer disa ndry...
Lindita Nikolla u zgjodh ministre e Arsimit në kabinetin e k...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar p...
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka ripublikuar d...
Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se, ka miratuar ...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...