Connect with Us

Në 85 vjetorin e lindjes, Meta vlerëson Dhimitër Anagnostin me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Kultura

Në 85 vjetorin e lindjes, Meta vlerëson Dhimitër Anagnostin me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Publikuar

-

Me rastin e 85-vjetorit të lindjes, Presidenti i Republikës,  Ilir Meta çmoi sot me anë të një ceremonie solemne regjisorin dhe kineastin e shquar, z.Dhimitër Anagnosti me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin:

“Në vlerësim të personalitetit gjenial, i cili dominoi në mënyrë të pamohueshme me veprat e tij të jashtëzakonshme historinë e kinematografisë shqiptare, duke e lartësuar dhe përfaqësuar atë me dinjitet brenda dhe jashtë vendit. Me mirënjohje ndaj mjeshtrit të artit filmik, i cili u dhuroi artdashësve shqiptarë dhe të huaj shpirtin e vet autentik, duke krijuar një sërë kryeveprash filmike, që do të shkëlqejnë në çdo epokë”.

Në fjalën përshëndetëse drejtuar regjisorit, familjarëve dhe kolegëve të tij, si dhe personaliteteve të artit të pranishëm, Presidenti i Republikës u shpreh:

Sot kam nderin e veçantë t’ju kem mysafirë në një ditë të shënuar, në 85-vjetorin e lindjes së ‘Artistit të Popullit’, Dhimitër Anagnosti! Emri dhe vepra juaj i nderuar zoti Anagnosti, si kineast, regjisor, skenarist e shkrimtar, por edhe si krijues mendimtar, dedikuar me gjithë përkushtimin e qënies tuaj popullit dhe Atdheut, është sot për të gjithë ne frymëzim. Vepra juaj do të jetë edhe për gjeneratat e ardhshme, metaforë emblematike e historisë së artit kinematografik shqiptar, referenca dhe modeli i një brezi krijuesish idealistë e patriotë, që i bëni nder artit dhe kulturës tonë kombëtare. Kultura jonë kombëtare në tërësi dhe arti i kinemasë shqiptare në veçanti, kanë qenë me fat, që kanë në panteonin e tyre të nderit edhe emrin e veprën e Dhimitër Anagnostit. Me kontributin, përkushtimin dhe talentin e madh, z.Anagnosti na ka dhuruar vepra, që kanë shënjuar kulme të cilësisë artistike dhe që kanë përjetësuar mjeshtërisht njeriun shqiptar, jetën, shpirtin dhe historinë e tij. Filmat tuaj, edhe pse të krijuar në një kohë e në një kontekst historik të caktuar, jo vetëm që nuk janë peng i kohës, por falë vizionit e talentit tuaj, janë përherë në kohë, duke i paraprirë asaj. Përmes gjuhës së pasur filmike, ata përcjellin mesazhe universale nga një kohë në tjetrën, duke mbetur përherë aktualë. Ne jemi sot këtu për të nderuar në 85-vjetorin e lindjes Dhimitër Anagnostin, por në fakt, duke nderuar Anagnostin, nderimi shkon edhe për të gjithë ata artistë e mjeshtra të mëdhej, që themeluan dhe ngritën filmin shqiptar.

Shkon për të gjithë ata punëtorë të palodhur të kulturës tonë kombëtare, që tek emri i Dhimitër Anagnostit, kanë njërin prej përfaqësuesve më dinjitozë, aq sa ashtu si italianët mburren me Felinin e tyre të madh, edhe ne shqiptarët të mburremi me Dhimitër Anagnosti.

Në vlerësim dhe me mirënjohje për veprën tuaj të jashtëzakonshme për kinematografinë shqiptare dhe për gjithë kontributin e shquar, për artin dhe kulturën tonë kombëtar, në ditën tuaj të lindjes, kam kënaqësinë t’ju vlerësoj me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, të shqiptarit më të gjallë ndër shqiptarët e gjallë, të atij personaliteti që përcaktoi shekuj më parë identitetin dhe rrugën europiane të kombit tonë”,/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kultura

“Një yll i ri ka lindur”/ Kush është Enkelejda Kamani, sopranoja shqiptare që po arrin majat në Itali

Publikuar

-

Nga

Enkelejda Kamani është sopranoja e talentuar shqiptare, soliste në Teatrin e Operës dhe Baletit, e cila në vitin 2015 fitoi vendin e parë në festivalin “Marije Kraja”.

Ajo gjithashtu u rendit e para ndër 6 fituesit e Akademisë “La Scala” për periudhën 2017-2019. Enkeleda Kamani, jo vetëm që e arriti në një moshë të re, por ia doli të renditej e para mes gjashtë finalistëve të Akademisë së këngëtarëve Operistikë.

Roli i fundit, para se qeveria italiane, të vendoste masat e ashpra të karantinës, ishte ai i Lucias në “Lucia di Lammermoor” të Donizetti-t. Dalja nga izolimi e riktheu shpejt Kamanin në dritat e skenës, në rolin e Oscar-it tek opera “Një Ballo me Maska”.

Kamani u rikthye këtë sezon në rolin e Gilda-s, në “Rigoletto”, në 120 vjetorin e kompozitorit Giueppe Verdi dhe të shquar Davide Livermore. Një prej roleve më të dashur, siç thotë ajo. Nje “Gilda” magjepsëse!

Një soprano e bukur, shumë e ëmbël dhe zë të butë, shumë muzikor dhe uniform në çdo regjistër, i japin karakterit të Gildës trashësinë e duhur të një vajze pa përvojë, por me vullnet të fshehur mirë, duke e privuar atë falë leximi i drejtorit të orkestrës dhe regjisorit, i çdo qëndrimi fëminor apo koketë që shpesh i jepet vajzës së varfër të protagonistit. Vlen të përmendet “Të gjitha festat në tempull” të kënduara me buzët e një zëri të butë lotësh nga Enkelejda Kamani.

LEXO EDHE:  FOTO FAKT/ Fotografohet vota për Ilir Metën, korrupsion me zgjedhjet në LSI

LEXO EDHE:  “Është i mirëpritur në parlament”/ Meta mesazh Ruçit

Rrugëtimi i sopranos shqiptare në Itali vijon, ndërsa shumë media italiane shkruajnë se “një yll i ri ka lindur”.

Enkelejda Kamani po ecën në gjurmët e sopranos Ermonela Jaho, e cila ka krijuar një karrierë të suksesshme në botë.

Brenda marsit kjo  opera do jepet në streaming dhe audiencës i duhet lënë që do të njoftohen së shpejti se kur mund ta ndjekin sopranon e shquar në streaming./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

Aurela Gaçe e trishtuar për humbjen e Agim Krajkës: U prehsh në paqe kolos i muzikës tonë

Publikuar

-

Nga

Aurela Gaçe e trishtuar për humbjen e Agim Krajkës: U prehsh në paqe kolos i muzikës tonë

Mbrëmjen e kaluar u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, kompozitori i madh Agim Krajka. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga i biri Ulis Krajka.

Të shumtë kanë qenë artistët që kanë treguar dhimbjen e tyre për humbjen e kompozitori të madh. Një ndër to është dhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila ka kujtuar disa nga krijimet më të njohura të kompozitorit.

Sa shume la mbas …thesare ,vepra që i rezistuan çdo sistemi. Këngët që këndoi rinia atehere e tani ,mbajnë firmën e tij: “Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, “Kënga e gjyshes”, “Nuk e harroj ” e shume shume kenge te muzikes se lehte Shqiptare. Kryeveprat e kinematografisë shqiptare ,si: “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati”, u shoqëruan nga kolonat zanore te shkruara nga “Nderi i Kombit” Agim Krajka .U prehsh në paqe profesor,kolos i muzikes tone!”, shkruan Aurela në postimin e saj./ CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

LEXO TE PLOTE

Kultura

Bota e artit në zi/ Ndërron jetë i madhi Agim Krajka

Publikuar

-

Nga

Bota e artit në zi/ Ndërron jetë i madhi Agim Krajka

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme kompozitori i madh Agim Krajka.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i kompozitorit Ulis Krajka, i cili njofton lajmin e hidhur për miqtë.

I madhi Krajka, i vlerësuar me çmimin “artist i popullit”, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, duke lënë pas një dosje të pasur muzikore.

Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë dhe përfshin një periudhë prej tri dekadash, pasi ai ka shkruar muzikë në shumë zhanre.

Krajka ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ai ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961.

LEXO EDHE:  Teatri Kombëtar/ Mazhoranca tallet me dekretin e Metës

LEXO EDHE:  Kallëzimi i Metës ndaj Dvoranit/ Krimet e Rënda “lajnë duart”, ia kalojnë Prokurorisë së Tiranës

Ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova./ CNA.al

LEXO TE PLOTE