Connect with Us

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin/ Shënohen rëshqitje dheu në aksin Gjirokastër-Sarandë

Sociale

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin/ Shënohen rëshqitje dheu në aksin Gjirokastër-Sarandë

Publikuar

-

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin/ Shënohen rëshqitje dheu në aksin Gjirokastër-Sarandë

Reshjet e shiut gjatë 24-orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në akset rrugore në jug të vendit.

Mësohet se në aksin Gjirokastër-Sarandë në afërsi të Syrit Kaltër ka pasur rëshqitje të dheut dhe për momentin rruga po përdoret vetëm me një kalim.

Gjithashtu probleme me rëshqitjen e dherave raportohet të ketë dhe në aksin Gjirokaster-Tepelenë te ‘Shkalla e zezë’.

LEXO EDHE:  U kapën duke transportuar 5 emigrantë drejt kryeqytetit/ Arrestohen 2 të rinj në Gjirokastër

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sociale

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Publikuar

-

Nga

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Ashtu si ditën e sotme, edhe nesër vendin e pret një ditë tjetër e qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore prezencë mjegulline lokale. Era do të fryjë juglindje dhe veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 2-3 ballë, ndërsa temperaturat parashikohen në:

zonat malore 0°C deri në 13°C

LEXO EDHE:  U kapën duke transportuar 5 emigrantë drejt kryeqytetit/ Arrestohen 2 të rinj në Gjirokastër

LEXO EDHE:  U kapën duke transportuar 5 emigrantë drejt kryeqytetit/ Arrestohen 2 të rinj në Gjirokastër

zonat e ulëta 4°C deri në 19°C

zonat bregdetare 5°C deri në 19°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Priste të martohej/ 27-vjeçarja nga Berati humb jetën te “Shefqet Ndroqi”

Publikuar

-

Nga

Priste të martohej/ 27-vjeçarja nga Berati humb jetën te “Shefqet Ndroqi”

Një 27-vjeçare nga Berati, ka humbur betejën me Covid, duke ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

E reja Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3 javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit, por për shkak të gjendjes u transportua në Tiranë ku qëndroi 3 ditë në intubim.

Sipas familjarëve e reja që priste të martohej së shpejti por nuk ka mundur t’ia dalë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital.

LEXO EDHE:  Bardhi optimist nga Gjirokastra/ Opozita do të fitojë thellë në zgjedhje

LEXO EDHE:  Për “Rollinghillasat dhe Gjirëlalistat”/ Tritan Kalo mesazh të fortë politikanëve: U kam lënë Perëndinë!

E reja nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese priste të martohej së shpejti por virusi vdekjeprurës e ndau nga i fejuari dhe familja e saj në lulen e rinisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Çohuni një orë më parë dhe kapni autobusin që nuk ka fluks”/ Rakacolli: Fjala ime u keqinterpretua

Publikuar

-

Nga

Variantet e reja të Covid në vendin tonë?/ Rakacolli zihet ngushtë: S’na jep përgjigje njeri

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli sqaroi deklaratën e dhënë disa ditë më parë ku u shpreh se qytetarët duhet të zgjohen një orë më përpara dhe të arrinin autobusët që kishin më pak njerëz.

E ftuar në ‘A2 Cnn’ajo sqaroi se deklarata e saj ishte keqkuptuar.

“Ka ndodhur një keqkuptim dhe keqinterpretim për atë që jam shprehur. Se situata në autobusë është e ngarkuar, është vend ku mund të merret infeksioni dhe përgjigja ime është drejtuar qytetarëve dhe nuk është thënë përgjigja tjetër që nëse e shihni që autobusi është plot mos hipni, se ju infektoni familjarët, por jo se nuk duhen shtuar kontrollet në autobusë. Ka qenë një këshillë praktike dhe është thënë qartazi dhe janë përcaktuar protokollet që ky transport të mos bëhet vatër infeksioni dhe jo çdo gjë të bazohet te protokollet. Ajo që më bën përshtypje është që fokusohemi te përgjigjet negative dhe jo te mesazhi. Kur e shohin që autobusët janë të ngarkuar të mos hipin, pavarësisht masave që ne marrim. Ndoshta me të drejtë është keqinterpretuar patjetër që duhet vëmendje e shtuar dhe nuk duhet të pranojnë të hipin të tjerë. Duhen më shumë kontrolle masa ndëshkuese edhe për operatorët. Është e pamundur që fizikisht që në çdo orar dhe autobus të çosh nga një kontrollor”-është shprehur ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE