LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish prokurori i Krimeve të Rënda nis luftën me KPA në Administrative

23 Janar 2021, 11:58, Aktualitet CNA
Ish prokurori i Krimeve të Rënda nis luftën me KPA në

Gjykata ka nisur procesin për të vërtetuar ligjshmërinë e kritereve të emërimeve në shkallën e dytë të Vettingut.

Ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muci i shkarkuar nga KPA, kërkon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit Nr. 82/2017 të Kuvendit.

?Për miratimin e listën në bllok të kandidatëve të zgjedhur në Institucionet e Rivlerësimit. Në një kërkesë padi prej 31 faqesh, ish prokurori i Krimeve të Rënda, Benik Muci i drejtohet Gjykatës Administrative më fakte dhe prova ndaj trupës gjyqësore të KPA, konkretisht të 4 gjyqtarëve të cilët vendosën shkarkimin e tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Muci u shkarkua nga KPA, pasi kaloi më parë shkallën e parë të Vettingut, në të njëjtën kohë kur presidenti i Republikës, Ilir Meta e dekretoi atë si anëtar të Gjjykatës Kushtetuese pa përfunduar betejën me shkallën e dytë të Vettingut.

Kërkesë padia i është dorëzuar gjykatësve më datë 11 dhjetor 2020.

Çështja ju caktua me short Kryetarit të Gjykatës Administrative, Eriol Roshi, i cili jo rastësisht, dha dorëheqjen nga shqyrtimi i padisë, por Apeli Administrativ ja rrëzoi pretendimin. Dosja që mban vulën dhe votën e 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët legjitimuan ata që do të bënin, spastrimin e sistemit të Drejtësisë në vend nëpërmjet Vettingut, rikthehet sërish në duart e kreut të Gjykatës Administrative.

Kryetari i gjykatës administrative, i cili kërkon të marrë kohë, para se të shpallë një vendim për një nga çështjet më të diskutuara dhe emëruara në organet e Drejtësisë, ka pretenduar se pala paditëse nuk ka paraqitur në gjykim vendimet origjinale të Kuvendit.

Më datë 19 Janar gjyqtari i është drejtuar paditësit me një kërkesë për shkresa autentike të Kuvendit, proces i cili do të marë kohë. Të shpresojmë që kjo kohë s?do përkojë më atë të procesit zgjedhur në prill.

Ish prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muci pretendon se anëtarët e KPA , u zgjodhën politikisht në postet e vettingut, duke paraqitur prova dhe fakte të tejkalimit të procedurave dhe kritereve për të qenë pjesë e këtyre intitucioneve.

“Pas shkarkimit tim nga detyra si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese jam vënë në dijeni të faktit që pesë antarët e trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që gjykuan çëshjen time dhe Komisioneri Publik Darjel Sina janë emëruar në këto funksione nga Kuvendi i Republikës, me Vendimin nr.. 82 datë 17.06.2017,, në shkelje të Kushteteutës dhe Ligjit, në kundërshtim me procedurën e parashikuar në Kushtetutë dhe Ligj , është nxjerrë bazuar nëpërmjet mashtrimit të kandidatëve?.

Ata janë : Anetarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjyqtarët Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj, Albana Shtylla dhe Sokol Çomo si dhe Dariel Sina Komisioner Publik, pasi që në momentin e zgjedhjes këta individë nuk kanë përmbushur kriteret kushtetuese dhe ligjore për t ?u zgjedhur në këto funksione, por nuk kam marrë një përgjigje pozitive “./CNA.al

433118245

Lajmet e fundit nga