LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbja turpëruese ndaj Atalantës, Ibra i surprizon të gjithë me deklaratën

23 Janar 2021, 20:59, Sport CNA
Humbja turpëruese ndaj Atalantës, Ibra i surprizon të gjithë

Sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibrahimoviç, analizoi disfatën 0-3 në shtëpi ndaj Atalantës. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e ?Sky Sport?, suedezi deklaroi:

?Sot kanë munguar shumë gjëra. Tani është e rëndësishme të rikuperojmë dhe të presim ndeshjen e ardhshme. Skuadra është pak e brishtë sepse mungojnë 4-5 titullarë dhe luajnë lojtarë që nuk kanë shumë eksperiencë dhe shumë ndeshje në Serinë A. Por ky nuk mund të jetë një justifikim, jemi të parët?.

Jeni kampionë dimri.

?Nuk vlen për asgjë?.

 Si do t?ia përmirësoni humorin skuadrës?

?Kemi një ndeshje tjetër pas disa ditësh dhe kemi mundësinë të bëjmë më mirë se sot, sigurisht. Tani duhet të përgatitemi mirë?.

Do të pëlqente të luaje me Iliçiç?

?Kur i jep kohën, ai e ka shumë të lehtë të luajë. Sot kishte shumë kohë me topin në këmbë dhe ka bërë një ndeshje të madhe, mund të kishte bërë më shumë gola, ka qenë më i sjellshëm se duhet?.

Çfarë i ke thënë Manxukiçit?

?Nuk është një njeri që flet shumë, duket. Kam provuar t?i jap mirëseardhjen në sllavisht, italisht, por kur Pioli e ka ftuar t?i thotë diçka skuadrës, ai ka refuzuar. Është një person shumë serioz, i përqendruar, dhe do hapësirën e tij?.

Një përshëndetje për Konten?

?Përshëndetje Antonio. Shihemi të martën?.

Lajmet e fundit nga