Kronika
Hidhet në erë makina brenda garazhit të një pallati në Tiranë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ngjarja ndodhi rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë. Mësohet se një makinë e parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./CNA.al