Connect with Us

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!

Politikë

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!

Publikuar

-

Lulzim Basha Student

Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka bërë fakt të kryer.Për më tepër si thekson se jo vetëm që do bëhet kryeministër duan apo nuk duan shqiptarët por thekson se do jetë i  vetmi që nuk është shkolluar në komunizëm.

Sipas asaj që ka thënë i bie që Lulzim Basha, ta ketë filluar klasën e parë në moshën 6 vjaçare në vitin 1991 (kopshtin spo e quajmë). Po në fakt nuk rezulton kështu sepse ai është datëlindja 1974 dhe klasën e parë e ka filluar në vitin 1980.

Në një dalje mediatike sot Luli tha: Unë do të jem i pari kryeministër që nuk është arsimuar në komunizëm, që është rritur dhe brumosur me një model perëndimor të formimit, që beson në vlerat fondamentale të shoqërive të lira”, raporton cna.al.

Sërish sot Luli bëri një mashtrim publik ndaj shqiptarëve në tërësi dhe demokratëve në veçanti.

Lulzim Basha është arsimuar për 12 vite në Shqipëri, pra ka bërë filloren, 8 vjecarën dhe të mesmen në Tiranë. Janë ato vite kur njeriu merr themelet dhe formohet në karakterin e tij. Më pas në vitin 1993 shkoi në Hollandë me bursë nga Soros ku ju deshën 12 vite të tjera që të mbarontë universitetin, sipas te dhënave zyrtare publikuar nga vete Basha dhe PD.

Pra Luli ka 12 vite shkollim në komunizëm dhe 12 vite në Hollandë ku me zor të madh mbaroi 4 vite universitet.

LEXO EDHE:  Pagoi miliona me lobistë/Por çfarë kuptoi dje Edi Rama

Luli ka shkollim të miksuar, themelet në komunizëm, binanë në Hollandë, por nuk dihet se ku e ka marrë vesin e mashtrimit dhe dashurinë për vilat e oligarkëve, këto janë problemet që duhen zbuluar. Sa për shkollën ska asnjë të panjohur./CNA.al  

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Halim Kosova tregon tenderin korruptiv/ Tritani më kërkoi të mbyll sytë

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Mjeku Halim Kosova tregoi  mbrëmjen e sotme për një tender korruptiv për një ilaç për leuceminë, q ëish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i kishte kërkuar të mbyllte sytë.

Kosova tha se Shehu kishte ndërhyrë dhe I kishte dërguar një person në zyrë.

Kur kam qenë ministër është po Tritani që ka ndërhyrë që unë të mbyll sytë për një tender korruptiv, për një ilaç për leuceminë që e kishte çmimin shumë herë më të lartë se në treg. Ky është i joni më tha, për atë personin. Edhe më erdhi personi në zyrë, më tha jo kështu po ashtu, e i thashë: mos më vidh në sistemin shëndetësor sa të jem unë këtu se të gjen belaja”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Gjithahstu mjeku tregoi edhe një episod tjetër që i kisnte ndodhur në kohën kur ishte ministër me Genc Rulin.

LEXO EDHE:  Mosbindja civile/ Vasili “kundër” Bashës

LEXO EDHE:  Gjermanët nxjerrin zbuluar Bashën/S’kishte manipulime, 4 faktorët që e çuan në humbje

“Kur kam qenë ministër Shëndetësie më sinjalizuan njëherë për një vjedhje në Gjirokastër, çova një ekip kontrollues dhe personi i parë që më erdhi ishte Ruli, deputeti i parë në listën e PD në atë qark, e më tha ai është njeriu im, po t’i bësh gjë atij ma kë bërë mua. Drejtorit të spitalit të Gjirokastrës domethënë. I thashë stafit mos bëni gjë dhe një javë sa të jetë zgjedhjet se do më thonë mua e ka fajin ky do ma faturojë mua që doli keq në zgjedhje. Dhe një javë pas zgjedhjeve ky drejtori i spitalit dha dorëheqjen”, theksoi Kosova./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Halim Kosovës kundër Bashës/ Reagon Kulluri: Të vërteta të dhimbshme

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Halim Kosovës kundër Bashës/ Reagon Kulluri: Të vërteta të dhimbshme

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri, ka reaguar lidhur me deklaratat e Halim Kosovës sonte në ‘Open’ ku nuk e kurseu aspak Lulzim Bashën.

Me tone ironike, Kulluri shkruan se po ta kishte ditur se ish deputeti demokrat do thoshte disa të vërteta të dhimbshme për PD e Lulzim Bashës nuk do kishte folur asnjë fjalë 4 vite për të gjitha abuzimet arbitrare.

“Po ta kisha ditur qe Halim Kosova do thoshte disa te verteta te dhimbshme aq thjeshte per PD e Lulzim Bashes por jo te demokrateve, nuk do kisha folur asnje fjale 4 vite per te gjitha shtremberimet demokratike, abuzimin arbitrar me karrigen e kryetarit te PD, lartesimin e modelit te pazareve mes njerezve te korruptuar dhe medioker patologjik!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha është vlerë politike”/ Halim Kosova: Lum kush di të mësojë nga ai

Publikuar

-

Nga

“Berisha është vlerë politike”/ Halim Kosova: Lum kush di të mësojë nga ai

Mjeku i njohur Halim Kosova ka folur me superlativa për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kosova tha se me Berishën ka raporte shumë të veçanta, ndërsa e cilësoi si një njeri me vlera politike.

Kam raporte shumë të veçanta. Berisha për mua ka qenë shumë i veçantë, se sa vite që e kam pasur pedagog me thonte çohu në dërrasë të zezë dhe mundohej ku të më kapte. Më bënte pyetje të shumta dhe unë që mundohesha si e si ta gjeja diçka derisa ai qeshi dhe më tha: Nuk është shpikur akoma kjo që po kërkon të gjesh ti.

Berisha është një vlerë politike. Lum kush di të mësojë nga ai”, theksoi mjeku në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE