Seria A
Etrit Berisha drejt rikthimit në Serinë A, gardiani shqiptar merr ofertë nga…

Etrit Berisha është një portier për Serinë A. Për këtë janë të bindur jo vetëm te SPAL, por edhe në klubet e elitës, të cilët herë pas herë interesohen për gardianin. Ai vendosi të qëndronte te klubi i qytetit të Ferrarës në verë, edhe pse në Serinë B, por që në janar mund të ndryshojë kategori, pa pritur ngjitjen e skuadrës që është një prej favoriteve për t’u kthyer mes më të mirëve.
Edhe pse COVID-19 i ndërpreu në mes kampionatin, Berisha ka treguar me pritjet e tij se është në formë të shkëlqyer. Ndaj për të, ka pasur interesim konkret nga skuadra të Serisë A. Më e interesuara për momentin duket se është Bolonja e drejtuar nga Sinisha Mihajloviç. Kjo e fundti ka në radhët e saj polakun Skorupski, por nuk është edhe aq e bindur nga paraqitjet e ti, ndaj kërkon kapitenin e përfaqësueses shqiptare.
Palët janë në negociata prej disa ditësh, ndërsa mbetet të shihet si do të evoluojë ngjarja, pasi Bolonja e kërkon fillimisht huazim deri në fund të sezonit, ndërsa SPAL do ta lërë të largohet vetëm nëse do të arrijë të shesë kartonin e tij.